Kryeprokurori i shtetit për aktin kriminal të A.K : “Vrasja në tentativë”!

Opinione

Kryeprokurori i shtetit për aktin kriminal të A.K : “Vrasja në tentativë”!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 8 janar 2023 Në ora: 17:57
Autori Fatmir Bajraj

Meqë A.K nuk ishte nën ndikim të alkoolit dhe narkotikëve, me gjasë si pjesëtar i FSK-së, nuk është as i marrë (i krisur), atëherë çfarë mund të fshihet pas një akti të tillë kriminal ?

A mund të ketë lidhje kauzale të akterëve në skenarin për destabilizimin e Kosovës ?

E para:

Nga 70 mijë veteranë të ish UÇK-së, nuk përjashtohet mundësia e infiltrimit të ish UDB-së jugosllave, alias BIA-së serbe në radhët e tyre dhe tani pinjollët e tyre mund të jenë në radhqt e FSK-së dhe kryejnë "misionin" e etërve të tyre në shërbim të Serbisë.

Nuk mund të përjashtohet kjo mundësi, kur dihet se në krye të "Shtabit të Rognerit", shërbimi i fshehtë francez DGSE kishte katapultuar njeriun e vetë, pasojat e të cilit vuajmë sot e gjithë ditën...!

E dyta :

Sot n' pushtet dhe n' qeverisjen e vendit kemi një forcë politike (VV) e cila ka shkaktuar trazirat e marsit 2004, në betejën e saj politike kundër të gjitha proceseve historike për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës n' partneritet me aleatët tanë strategjik ; euro-perëndimor n' krye me Amerikën.

Pasojat e trazirave të 2004, fillimisht ishin:

a) Standardet para statusit,

b) Eksteritorialiteti i kishave dhe e manastireve "serbe" në Kosovë,

c) AKS, apo "ZAJEDNICA", siç dëshirojnë ta quajnë vetë VV-ja!

E treta:

Edhe të parët edhe të dytët janë e njëjta "ngjizje", pra PDK & VV, janë produkt dhe derivat i SHIK-ut, dhe jo vetëm...!

Të dyja këto, mund t'i përdorin serish shërbimet e huaja anti-shqiptare për destabilizimin e vendit, e në rastin konkret VV-në.

Në mesin e këtyre shërbimeve të huaja, ma e interesuara është BIA serbe e cila për destabilizimin e Kosovës mund të inskenoj një "PANDA" të dytë, qëllimi përfundimtar i së cilës do ishte; shkaktimi i konfliktit të armatosur në veri, dhe fajësimi i shqiptarëve, për pasojë edhe copëtimin e Kosovës në skenar!

Duhet përgëzuar suksesin e organeve të rendit; policinë e Kosovës në reagimin dhe kapjen e autorit të krimit, organin e akuzës, sikurse duhet inkurajuar edhe gjyqësorin në zbardhjen e rastit dhe dënimin meritor konform ligjeve pozitive të vendit.

Zbardhja deri në fund e një skenari të tillë të errët për Kosovën, zhvesh përfundimisht qëllimin dhe synimet serbe për copëtimin e Kosovës dhe përdorimin e elementëve shqip-folëse në shërbim të këtyre projekteve të armikut shekullor serbo-sllav.

Prangosja e autorit të krimit në tentativë, është një fat në fatkeqësi për Kosovën, duke i nxjerrë nga duart armikut tonë shekullor një adut me të cilin synon destabilizimin edhe copëtimin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat