LDK është shtëpia Kosovës, e lirisë dhe e pavarësisë se saj!

Opinione

LDK është shtëpia Kosovës, e lirisë dhe e pavarësisë se saj!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 10 janar 2023 Në ora: 20:56
Autori Fatmir Bajraj

Mirëseardhje në LDK, Shqipe Pantinës, kësaj gruaje-poltikane e qendrës liberale, profesioniste e shquar eksperte e spikatur, aktiviste e kultivuar, elokuentë dhe e artikuluar si rrallë kush tjetër !

Zgjerimi i LDK-së, nuk ngushton hapësirën eksploruese të strukturave, organeve dhe të veprimtarëve, përkundrazi; hap mundësitë gjeneruese-kreative të individit si qenje, dhe subjektit politik si organizëm unik, andaj duhet t'i gëzohemi e admirojmë, dhe jo ta paralizojmë e mallkojmë !

LDK, parti e qendrës së djathtë dhe anëtare e PPE-së, e organizuar & strukturuar mirë, dhe me një demokraci të brendshme unike shembullore ndër shqiptarët, por edhe përtej kufijve nacional dhe atyre të Gadishullit Ilirik !

Si e tillë, institucionaliste & shtet formuese, vlerat e së cilës e bëjnë për vete dhe absorbojnë akëcilin që i bashkohet që përmes saj t'i ndihmohet vendit në proceset nëpër të cilat po kalojmë.

LDK po zgjeron ambitusin e shtrirjes se saj në të gjitha shtresat e shoqërisë sonë, për t'pranuar në gjirin e vetë, potencialët dhe asetet nacionale të dijës, shkencës dhe teknologjisë, figura të promovuara të shoqërisë civile, nga bota akademike dhe me eksperiencë nga jeta politike, të cilët adresë të vetme për vete dhe interesat qytetare në Republikën e Kosovës, e shohin LDK-në, shtëpinë e presidentit historik, Dr Ibrahim Rugova!

LDK, po shihet si shpresë e vetme përmes së cilës, vizioni fillestar i saj dhe i presidentit Rugova në krye të lëvizjes sonë nacionale për liri e pavarësi;

"Një Kosovë e pavarur, e integruar në BE dhe në NATO, si dhe në miqësi t ‘përhershme me SHBA-të", mund të shkoj deri në fund, dhe ky fakt duhet t'i gëzoj të gjithë LDK-istët në Kosovë dhe jashtë kufijve shtetëror të saj, përfshi mërgatën.

LDK : E kaluara e jonë e lavdishme-krenare, por e pamjaftueshme që sot të shtyjmë para proceset historike dhe përmbushjen e misionit fillestar, andaj reflektimi përmes reformimit të thellë, hapjes për "gjak të ri" dhe qasja ndryshe ndaj vetë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe atyre në mërgatë, janë disa nga shtyllat relevante të platformës politike & programore të prezantuar dhe të promovuar nga LDK-ja dhe lidershipi i saj, z. Lumir Abdixhiku i dal nga procesi zgjedhor i 14 marsi i vitit 2021.

Kursi i ri, sikur derivoj një sinergji ekskluzive të organeve dhe strukturave të LDK-së në njërën anë, por edhe të antarësia dhe simpatizantët besnik të saj, të cilët po i kthehen shtëpisë së vjetër, pra LDK-së, kësaj shtëpie të Kosovës e cila ishte e ngrohtë për të gjithë veprimtarët e çështjes kombëtare nga të dy krahët e lëvizjes ; aktive-paqësore dhe e rezistencës së armatosur.

LDK, ka vend dhe nevojë për të gjithë ata veprimtarë të cilët nuk e kanë dëmtuar vendin dhe LDK-në në proceset historike për liri e pavarësi, bartëse e të cilave pa mëdyshje ishte LDK-ja dhe presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova !

Ardhjet e reja në LDK, të figurave eminente në fusha të ndryshme të botes akademike, veprimtarisë politike dhe jetës shoqërore, përfshi zonjën e nderuar, Shqipe Pantina, në një kohë kur LDK-ja si parti politike parlamentare, është në pragun ma të ulët në gjithë historikun e saj në njërën anë, dhe aktivizimi politik i mërgatës në krah të kësaj partie, janë jo vetëm indicie, por indikator kapital që provojnë faktin e pamohueshëm se shpresa e qytetarëve të vendit është orientuar drejt LDK-së si alternativë e vetme për një Kosovë të jetueshme dhe me dinjitet qytetarë e shtetëror.

Fokusi primar i LDK-së: Fuzionomi i brezave ...

Vlerësim dhe vend meritor bartësve të proceseve politike në LDK, dhe përmes saj, proceseve historike të vendit në mbi 33 vite veprimtarie shërbim të projektit nacional në krye me presidentin Rugova ; Kosova shtet sovran dhe i pavarur !

Hapësirë dhe mundësi ;

Brezit të Republikës, i cili bartë mbi shpatulla projektin e Kosovës së pavarur përmes projeksioneve të organizimit të mbijetesës, sistemit paralel, internacionalizimin e çështjes së Kosovës dhe deri të lufta e armatosur për çlirimin e Kosovës.

Hapësirë dhe mundësi të barabarta;

Brezit të ri, brezit të Kosovës shtet sovran dhe demokratik, të reja dhe të rijn me dije dhe njohuri ekzemplare në të gjitha fushat e dijes, shkencës dhe teknologjisë bashkëkohore, shumë prej syresh të përgatitur e shkolluar edhe në universitete prestigjioze ndërkombëtare, për të cilët ka nevojë atdheu më shumë se kurrë.

Ju që jeni në LDK, që keni një kontribut në të, dhe përmes saj për vendin, ardhjet e reja në LDK, lexojini si nevojë imediate strukturore dhe organizative të partisë në kontekstin aktual, dhe si mundësi reale e një ri-kthimi t ‘fuqishëm në qeverisjen e vendit, për çfarë vendi ka nevojë ma shumë se kurrë.

Mos i trembeni zgjerimit të rrathëve dhe ngjeshjes dhe konsolidimit të radhëve, ngase është në të mirë të LDK-së dhe të Kosovës para së gjithash.

Të mos luajmë vallen e "Kolonës së Pestë në LDK", të cilët mezi po presin që "t'gjejnë qime në ve", për ta dëmtuar me tej LDK-në, duke qua ujë në mulli të Albinit përmes Vjosës e Donikes.

Të tillët e kanë hallin (dertin) e LDK-së, njësoj sikur Albini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat