Hipotezat famëkeqe e konspirative të Fatmir Limajt?!...

Opinione

Hipotezat famëkeqe e konspirative të Fatmir Limajt?!...

Nga: Ismail Muçiqi Më: 12 janar 2023 Në ora: 15:20
Autori Ismail Muçiqi

Në kohën kur Kosova po përballet me sulme propagandistike ma të vrazhda nga Serbia Fatmir Limaj duke folur në [TV7] e shprehi nervozen e tij duke nxitur emocione kundër Qeverisë Kurti në raport me Serbinë. Duke folur për situatën në Veri Fatmir Limaj tha se Kryeministri Albin Kurti e ka kthyer situatën si ka qenë në vitin 2008.

Paradoksi edhe më i madh i tij ishte kur ai tha se rezoluta [1244] lehtë mund të fuqizohet në një pjesë të territorit të Kosovës. Ky mendim konspirativ i Fatmir Limaj nuk besoj që njeriu normal i Kosovës mund të imagjinoj një teori si kjo distrikteve.

Fatmir Limaj dhe shumë bashkëpunëtor të tij të cilët që nga çlirimi i Kosovës udhëhiqen me institucionet e shtetit nuk u turpërua për asnjë qastë për dështimet më të ndryshme që i ndodhën Kosovës në të gjitha poret e jetës e sidomos dështimet dhe kalkulimet në bisedimet me Serbinë. Edhe këshilltarët më të ngushtë të Vuqiqit dhe të qeverisë serbe nuk besoj që në tryezën e tyre kanë pasur ndonjë teori apo mendim të një ri rezolute te re në kuadër brenda saj [1244] për ndonjë protektorat të ri në Kosovë.

Opinioni normal i këtij vendi është shumë i shqetësuar dhe brengosur me agjendat dhe temat të cilat po debatohen në disa mjete tona të informimit e sidomos në disa të ashtuquajtura televizione, të cilat më shumë po i ndihmojnë propagandës serbe dhe agjendës politike në Beograd sesa qytetarët tanë dhe Shtetit të Kosovës në përgjithësi.

Duke i analizuar deklaratat dhe prononcimet e disa individëve të cilët ishin bartës të politikës në Kosovë dhe direkt pjesëmarrës në bisedimet me serbin kur ata i dëgjojë duke folur përmes ekraneve televizive, njeriu normal i Kosovës skuqet brenda shtëpisë së tij. E tillë ishte edhe Edita Tahiri e cila dështoj si negociatore e Shtetit të Kosovës në të gjitha fazat me serbin në qendrën e Brukselit.

Fusnota e saj te cilës ia solli Kosovës ua mbylli derën shteteve mike të cilat e përkrahën Kosovën për të lëbuar më tutje për njohjet e reja kudo në Shtetet e Botës. Kjo gjendje e krijuar në politikën e mbrapsht dhe primitive e cila po manifestohet në Kosovë paraqet dilema serioze për rrjedhat e mëtejshme për Shtetin e Kosovës.

Këto tendenca negative të cilat po i përdor opozita, në krye me liderët dhe grupet e interesit te cilat e kane humbur pushtetin dhe një pjesë e të ashtuquajturve analistë [gazetarë] të disa televizioneve private mjaftë të dyshimta janë duke i minuar të gjitha të arriturat të këtij populli që nga pas lufta e këndej. Sot në emër të lirisë të shtypit një numër i këtyre mediave ka kaluar çdo kodë të etikës duke krijuar kaos dhe dezinformim në Shoqërinë Kosovare.

Kosova ka vetëm një rezolutë e ajo është vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila në mënyrë decitive e ka vërtetuar ligjshmërinë e Shpalljes së Pavarësisë vendim ky i cili garanton përkrahjen dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Shtetit të Kosovës edhe nga KFOR-i përkatësisht nga aleanca e NATO-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat