Përmbysje rrëfimi: Nga Marrëveshja për njohje në Marrëveshje pa njohje!

Opinione

Përmbysje rrëfimi: Nga Marrëveshja për njohje në Marrëveshje pa njohje!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 13 janar 2023 Në ora: 08:55
Autori Fatmir Bajraj

Qeveria Hoti: "Marrëveshja finale me Serbinë për njohje reciproke, sipas së cilës; s'ka marrëveshje për asgjë, nëse s'kemi marrëveshje për të gjitha, me theks ekskluziv në njohje reciproke"!

Qeveria Kurti: Marrëveshje për normalizim të plot të mardhënjëve me Serbinë, në të cilën "ZAJEDNICA" mund të adresohet brenda saj, pra s' ka njohje!

Ky do ishte suksesi i dytë i madh i Serbisë në Kosovë përmes LVV-së dhe liderit të saj, tani Kryemnistër i Kosovës, z.Albin Kurti, dhe ja si;

Në pranverën e vitit 2004, LVV kishte organizuar trazirat e dhunshme të marsit duke shkaktuar djeg'jen dhe shkatërrimin e objekteve fetare (të kultit), kisha e manastire "serbe" gjithandej Kosovës, madja duke shkaktuar edhe viktima në njërëz, më ç'rast si rezultat, Kosova "fitoj" :

Standardet para Statusit, që derivuan çasjën dhe sjelljen e bashkësisë ndërkombëtare karshi Kosovës dhe determinuan procesin negociataor të Vjenës, me çrast koncesionet ishin të dhimbshme për pavarësinë e Kosovës në Pakon e Ahtisarit, siç ishin:

Formimi i Komunave me shumicë serbe në Kosovë,

Eksteritorialiteti për kishat & manasiret, si dhe

"ZAJEDNICA", si model dhe instrument i akomodimit të pakicës serbe në Kosovë!

Suksesi i dytë i Serbisë përmes LVV-së në pushtet dhe me Kryemnistër Albin Kurti, ishte fakti se ky i fundit degradoi procesin negociator të Brukselit, nga procesi për njohje, në një proces teknik, madje duke ri-negociuar marrëveshjet e arritura dhe të nëjtat i ka dëmtuar dhe na ka nxjerrë humbës, si psh:

Marrëveshjen për Energjinë,

Marrëveshjen për dokumentet e identifikimit (letërnjoftimiet), si dhe:

Marrëveshjen për targat, kjo e fundit me pasoja katastrofale për sovranitetin e shtetit në veri të Kosovës!

Si pasojë e refuzimit të kekrkeses decidive të SHBA-ve, për shtyerje të implementimit të vendimit të Qeverisë Kurti për targat për një afat 10 mujor, pasuan hapat kryeneç të Kryemnistrit Kurti që çuan në vendime "sovraniste" jo-serioze dhe të papërgjegjshme, për çfarë dëmtuam imazhin e shtetit dhe partneritetin me aleatin tonë kryesor, SHBA-atë.

Për pasojë, vendimet e dëmshme dhe të pazbatueshme zingjirore, pa mbështetjën e partnerëve tanë, detyruan Kraministrin Kurti të terhiqët turpshëm nga të gjitha pretendimet dhe synimet sovraniste, dhe duke lënduar e dëmtuar rëndë sovranitetin e shtetit dhe duke rrezikuar edhe jetën e organeve të sigurisë në atë pjesë të vendit.

Dhe çfarë "fituam" në si shtet i pavarur e demokratik:

"ZAJEDNICEN", por pa njohje të Republikës së Kosovës nga Serbia.

Pra, do kemi realizim të synimeve serbe në Kosovë, dhe një Kosovë të shantazhueshme nga pala serbe, e cila jo vetëm që nuk do respektojë asnjë marrëveshje e cila nuk është në intersin e saj, por edhe do ta "luftojë" Kosovën përmbrenda përmes "ZAJEDNICES", dhe në proceset e njohjës dhe të integrimeve siq ka vepruar deri në fund të ditës.

Kurti, e ka pranuar "ZAJEDNICEN", tani po bënë filma...!

Partnerët tanë strategjik, BE & NATO, dhe n'veqanti SHBA-të, Kryemnistrit Kurti, me rastin e barrikadimit të Veriut nga "Barrikadat Paqësore" të serbëve n'veri, i kanë treguar se "sovranizmi & populizmi" i Tij, kan efektin NUL (0), dhe mezi arrinë deri të Ura mbi lumin Ibër, andaj e detyruan Kryemnistrin e Kosovës t'i plotësoj të gjitha kerkesat e barrikadistëve "paqësorë", madje duke liruar edhe të akuzuarit për terrorizem dhe plagosjen e policit të Kosovës.

KFOR-i, nuk i ka kërkuar kohë Kurtit për heqjen e barikadave, por ka kerkuar nga Kurti që të njëjtat duhet të hiqën kur pushojnë arsyet e vëndosjes së tyre, e që i bije: Duhet t'i heqin ata të cilët i kanë vendosë, por kjo ndodhë kur plotësohen kerkesat e "arsyeshme" të tyre dhe në një mënyrë, i është bërë me dije Kryemnistrit që të mos tentojë t'i largojë ato.

Dhe kjo ndodhi, kur Kurti u "dorëzua" por , poshtëroi Kosovën dhe institucionet shtetërore, duke pranuar kushtet e atyre që i quante banda terroriste të Serbisë armike.

Kush ka forcuar pozicionin negocius n'Bruksel, Kosova apo Serbia?

Tensionet në veri dhe imazhet e fundvitit atje, janë vetëm prelud i agjendes serbo-ruse për Kosovën, imazhe të cilat kanë pushtuar mediat nderkombëtare për rrezikun e eskalimit në konflikt të armatosur, me çrast, humbës do dilte Kosova mbi të gjitha.

Por, të gjitha këto, ishin "lojë" e të njëjtës agjendë, asaj serbe në të cilën, me apo pa vetëdije ra pushteti aktual i Kosovës, përkatësisht Qeveria Kurti.

Në veri, sovranizmi & populizmi i Kurtit, ka ndihmuar politikën hegjemoniste serbe, që të dëshmojë edhe defakto se atje nuk shtrihet sovraniteti shtetëror i Republikës së Kosovës, ngase atje sundon ligji i bandave dhe i strukturave mafio-kriminale të pushtetit të Vuqiqit.

"ZAJEDNICA", siq e quante me andje AKS-në, "sovranisti" Kurti, pas gjithë zhvillimeve poltike në gati dy vitet e fundit të qeverisjes Kurti, në raport me dialogun dhe n'veçanti tensionet e fundit në veri, ka gjasë që t'kapërcej kondidat që kishte në vitin 2015, por të cilën pushtetarët e sotëm e luftonin me të gjitha mjetet "konvencionale & demokratike", pa harruar edhe humbjen e jetërave të njerëzve.

Pas një Marrëveshjeje eventuale me Serbinë, në kontekstin e dhënë konform planit gjermano-francëz, ku nuk figuron njohja e Kosovës nga Serbia, atëherë Kryemnistri Kurti, do zhveshet jo vetëm"cullak" (lakuriq) nga të gjitha kauzat me të cilët kishte bërë për vete turmat, por nga trupi, do i mbetej vetëm skeleti, pra do digjej deri në skelet politikisht-përfundimisht, si një mashtrues epokal!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat