Kreu i Manastirit të Deçanit është shpifës dhe manipulues

Opinione

Kreu i Manastirit të Deçanit është shpifës dhe manipulues

Nga: Dr.Shkodran Imeraj  Më: 13 janar 2023 Në ora: 19:23
Dr.Shkodran Imeraj, Kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës dega në Deçan 

Sot gjatë ditë kreu i Manastiri të Deçanit, Sava Janjiç, nëpërmjet një shkrimi në profilin zyrtar në Twitter të Manastirit të Deçanit, ka vazhduar fushatën e tij shpifese dhe manipuluese e mbi të gjitha anti shqiptare, duke akuzuar shqiptarët për sulme ndaj Manastirit kinse që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në shkrimin e Manastirit thuhet se ky tempull është sulmuar nga shqiptarë, respektivisht nga Balli Kombëtar me 1941.

Në vitin 1941, nuk kanë ekzistuar fare formacionet të Ballit Kombëtar, vetëm në fund të vitit 1942 formohet Balli Kombëtar. Pra, Manastiri po shprendanë informacion të rrejshëm me qëllim të dëmtimit të imazhit të shqiptarëve të Kosovës në përgjithësi e atyre të Deçanit në veçanti.

Është me së e vërtet se që nga koha e Perandorisë Osmane, shqiptarët e Deçanit e kanë ruajtur Manastirin, dhe kjo vazhdimësi nga vijuar deri në ditët tona.

Fushata viktimizuar e kreu të Manastirit të Deçanit, nuk është asgjë tjetër vetëm tentim i dëmtimit të imazhit të shqiptarëve dhe tentim për të futur Manastirin në negociata me Serbinë.

Po ashtu, kreu i Manastirit ka plasuar informacion të rrejshëm kur i është referuar se është sulmuar edhe forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E vërteta është se gjatë kohës kur po zhvillohej lufta për çlirimin e Kosovës me 1998-1999, Manastiri i Deçanit ka qene qerdhe e grupeve ushtarake, policore e paraushtarake serbe.

Kreu i Manastirit duhet të distancohet nga gjuha e tij shtise, të kërkon falje për të kaluar e popullit të tij i cili ka kryer gjenocid sistematik kundër shqiptarëve të Deçanit që nga vitit 1912-1999.

Manastiri ka qenë dhe mbetet objekt i rëndësisë historike, i respektuar nga popullsia vendase shqiptare.

Faktori ndërkombëtar nuk duhet të bije preh e trillimeve dhe dezinformatave të kreut të Manastirit, të cilat pasqyrojnë ndarje nder etnike.

Dr.Shkodran Imeraj 

Kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës dega në Deçan 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat