Falënderim

Opinione

Falënderim

Nga: Idriz Zeqiraj Më: 19 janar 2023 Në ora: 14:30
Autori Idriz Zeqiraj

E nderuara Redaksi e "Bota Sot",

Fillimisht, ju uroj shëndet dhe suksese në misionin Tuaj fisnik!

I respektuari i shqiptarëve të përbotshëm, Profesor Anton Çeta, me një rast, ka thënë: "Të dua që të kam dhëndër, por edhe më shumë të dua kur e din se është boll!" Unë, sikur harrova këtë porosi të artë të xhaxhi Antonit dhe e teprova.

Ju falënderoj për botimin, në Portalin e "Bota Sot" të shumë shkrimeve, të cilët i përgatitja për botim, nga Akademia Përkujtimore, kushtuar Kadri (Os)Manit. Pushtetarët kanë shpërblyer, në mes shumë të tjerëve, një "komandant" me 150 mijë marka dhe dekorim "Hero i Kosovës", edhe pse ka pasur - vdekje natyrale, në krevat -, ngaqë gjeti dy familjarë të tij, për atentatimin e një ministri të Qeverisë të në Ekzil!

Por, asnjë mirënjohje, asnjë dekorim, asnjë shpërblim dhe as përkujtim, nuk kanë bërë, deri me tani, për Kadri Osmanin (Mani)!

Andaj, unë bëra detyrën ndaj Kadriut si koleg të arsimit, si bashkëveprimtar i ilegales, si bashkëpunëtor, gjegjësisht, kryeredaktor i revistës së tij të zëshme, "Shqipëria Etnike," në mërgim dhe si mik i gjithmonshëm i tij.

Ndërsa, meritë e Redaksisë "Bota Sot", ka qenë dhe mbetet përkujdesja, afirmimi dhe nderimi, pikërisht, i atdhetarëve të devotshëm, në veçanti, të atyre që janë anatemuar, madje edhe plumbuar, nga horrakët kundra-kombëtarë e kriminelë, siç është rasti i atentatimit të kundërshtarëve politikë, të cilët janë heshtur e harruar, nga mediet shërbyese të pushtetarëve.

Edhe një herë, ju faleminderit për përkujdesjen dhe korrektësinë e pashoqe!

Me shumë respekt - Idriz Zeqiraj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat