Vazhdimi i konferencës së shtypit nga Vuçiq!

Opinione

Vazhdimi i konferencës së shtypit nga Vuçiq!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 20 janar 2023 Në ora: 10:51
Sherif Ramabaja

Nëse Kurti do ta bënte këtë gjë, nesër ose pasnesër do ta arrinim marrëveshjen Kosovë – Serbi, e jo aq larg siç deklaroi ai , brenda disa muajve. Kurti do të duhej vetëm të hiqte dorë nga kërkesat secesioniste ndaj Serbisë. Ju do të pyesnit, se çka do të thotë kjo?

 Krejtësisht e thjeshtë! Kurti do të duhej të deklaronte se ne e njohim sovranitetin e Serbisë, dhe ne do ta kthenim territorin tonë. Ku keni dëgjuar ju që një vendi të lirë dhe demokratik t´i shkëputet territor.

 Ku keni dëgjuar ju që të ndahet Bosnja dhe pjesa serbe nuk lejohet të bashkohet me shtetin amë. Ku keni parë e dëgjuar ju që të sulmohet një vend nga një aleancë më e fuqishme e botës NATO, dhe t´i grabitet territori sikurse të ishte plaçkë tregu.

Po ashtu ata më akuzojnë mua, kurse unë 500 herë kam deklaruar që jam për zgjidhje paqësore, kurse e përkrahin Kurtin, i cili nuk pranon kurrfarë kompromisi.

 Po ashtu gishtin e drejtojnë drejt meje, kurse e ndihmojnë Kurtin, i cili me ushtri e polici iu vërsul fshatit me popullsi serbe, ku i plagosën dy fëmijë serb.

 Është krejtësisht gabim të më krahasojnë mua me Putinin dhe Lavrovin, të cilët e fajësojnë SHBA dhe perëndimin për luftën në Ukrainë.

Unë nuk dhashë deklarata të tilla që Rusia u detyrua ta sulmonte Ukrainën, sepse nëse nuk e bënte këtë, perëndimi do të ta sulmonte Rusinë. Apo perëndimi, SHBA, EU dhe NATO janë fajtor, që Rusia i ka hyrë një konflikti të tillë.

Lavrov shkoi edhe më larg kur deklaroi se SHBA, Putinin po e krahasojnë me Hitlerin dhe Napoleonin, prandaj edhe duhet shtypur Rusinë. Unë si kryetar i Serbisë dhe popullit serb, nuk jam i involvuar në këto gjëra. Unë skam të bëjë fare me Putinizmin, luftën në Ukrainë dhe Rusinë.

 Ju e dini që angazhimi im është t´i bashkohemi EU, por ju duhet të na pranoni si popull paqësor duke i stopuar shqiptarët dhe Kurtin, të cilët me qëndrimet dhe kërkesat e tyre për bashkim, do ta ndezin Evropën.

Unë nuk kam gisht në hapjen e byrosë së paramilitarëve Wagner nga Rusia. Unë nuk organizoi mobilizim të serbëve për luftën në Ukrainë.

Unë nuk i kisha organizuar barrikadat në Veriun e Kosovës.

Po ashtu unë nuk kam deklaruar që, Rusia po e çliron Ukrainën nga nazizmi. Kur kishte filluar konflikti një gazetë nga Serbia kishte shkruar se, Ukraina e sulmoi Rusinë. Kjo nuk ishte diçka, që të më akuzoni mua për propagandë. Ju po kërkoni media të lira në Serbi. Në një shtet demokratik unë nuk mund t´i kontrolloi se ç´shkruajnë mediat e pavarura.

Këto gjëra po më shqetësojnë dhe jam i preokupuar për një zgjidhje paqësore, por kjo siç thash, varet nga Kurti.

Nga perëndimi do të kisha kërkuar dhe apeloi që të distancoheni, nga veprimet dhe idetë secesioniste të Kurtit dhe bashkëveprimtarëve të tij.

Ju rregullisht po kërkoni sanksione ndaj Rusisë, po çfarë na ofroni ju ne. Nuk mjafton të na thoni se po investoni në Serbi. Ne e kemi problemin me Kosovën. Aty kërkojmë të na ofroni kompromise. Pastaj shohim e bëjmë për sanksionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat