Kosova e pas luftës në betejat e paqes

Opinione

Kosova e pas luftës në betejat e paqes

Nga: Dedë Preqi Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 11:06
Dedë Preqi

Me miratimin Rezulutës në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, që parasheh negociatat e domosdoshme në mes Prishtinës dhe Beogradit, por të mos preket çështja e statusit të Kosovës, dhe të bisedohet vetëm për çështje teknike, i ka dhënë mundësi dy palëve, që të hapin rrugë njëra-tjetres dhe të krijojnë kushte në realizimin e një marrëveshje paqësore, dhe mundësinë e njohjes reciproke.

Mirëpo, për të dhënë një besim pa rezerva që ngjall një ndjenjë përgjegjësie dhe që e merr mbi supet e veta përgjegjësinë, është fjala e fundit e GJND-së, e cila jep verdiktin më vendimtar, që Kosova, me të drejtë e fiton të drejtën e vet, si shtet sovran dhe shtet i pa varur, me çrast Serbija, sikur do të ishte e marrë që mos ta kuptonte një gjë të tillë, që i ka vënë vulë Pavarësisë së Kosovës.

Serbia përmes lidhjeve të veçanata që ka me disa vende të saj mike, bënë përpjekje të vazhdueshme, që Kosovën ta fusë përsëri nën kopetencat e veta dhe çështja e statusit të Kosovës, përsëri të rihapët dhe të mos lejohet integriteti dhe njohja e shtetit të Kosovës, në veçanti në ato vende ku i ka bllokuar njohjet kundër saj.

Ndër të tjera, Serbia e din mirë se mund të mbetët jashtë loje, nëse konfrontohet me Amerikën dhe Evropën, dhe e dinë se, Pavarësija e Kosovës është e pa kthyeshme, mirëpo kjo është duke e shfrytëzuar kohën që i ka mbetë, dhe po mundohet të harrnohet në gjitha anët, për deri sa dikush duhet të ia tregojë më direkt rrugën e saj të vërtetë, dhe këtë mund ta bëjnë vetëm SHBA-të.

Dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit, gjindet në një atmosferë «cunami», që ngritet e zbritet nga pala serbe, e cila jo vetëm që nuk kërkon falje për viktimat e luftës, që i ka shkakëtuar regjimi i Millosheviqit, por asaj fare nuk i bënë përshtypje një gjë e tillë, dhe sipas Vuçiqit, Serbisë i intereson vetëm formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, jo si kusht për përmirësimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke, por për të depërtuar tërthorazi në arritjen e një qëllimi tjetër, për ta ndarë pjesën veriore të Kosovës.

BE-ja, do të nxitonte, nëse Serbinë, do ta fuste në familjen e vet, pa i plotësuar kushtet paraprake, të cilat janë të domosdoshme sidomos në çështjen e marrëdhënieve me Kosovën, dhe në veçanti kthimi i të pagjeturve, zhbërja e strukturave paralele në veri të Mitrovicës, kthimi i artifakteve, kthimi i dokumeteve kadastrale dhe i shumë gjërave tjera, dhe si kusht i fundit njohja reciproke.

Padyshim, se dikush e sheh të pa mundur që Serbia dhe Kosova, si dy shtete të barabarta të integrohen në familjen Evropiane, por Serbia dhe qeveria e saj aktuale në krye me Vuçiqin, ka ende mbeturina të fashizmit të regjimit millosheviqian, ndërsa Kosova, mbetët e izoluar në Evropë, jo për shkaqe të saj, por as liberalizimin e vizave nuk e ka të pranuar deri më tani, edhe pse i ka plotësuar të gjitha kushtet.

Populli shqiptarë i beson Amerikës dhe aleatëve të saj nga Evropa, dhe më rëndësi mbetët kulminimi i marrëveshjeve përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe nëse çështja shikohet në thelb, Kosova ka nevojë të përkrahet nga bashkësia ndërkombëtare, e cila merret akoma me pasojat e luftës së fundit, së paku të fitojë të drejtat e veta që i takojnë si shtet demokratik, që të inkuadrohet në organizatat e qenjës ndërkombëtare.

Kosova si shtet demokratik do duhej që themelet e këtij shteti të forcohen gradualisht dhe të arrijë tiparin e shteteve kombëtare, që merr përgjegjësitë e veta që i takojnë, duke qenë anëtare e organizmave ndërkombëtare, që ia dalin mbanë të mbizotërojnë shtetin e vet dhe mbi strukturat e gjithmbarshme me mundësitë e zgjerimeve të reja politike me vende tjera që kanë përvoja më të avansuara dhe parimore.

Tani Kosova, do të kremtojë 15 vjetorin e Pavarësisë, kjo nuk është akoma anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nuk është anëtare e BE-së, anëtare e Organizatës Botërore e Tregtisë, e Këshillit të Evropës, Organizatës Botërore e Shëndetit, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim me Evropën, Organizatën Ndërkombëtare INTERPOL, Agjencinë për Arsim, Shkencë e Kulturë (UNESCO) dhe tjera.

Kosova, në krye me Albin Kurtin, sikur do ta kishte betejen më të madhe të pas luftën në kohë paqëje, që po përballet në këto rrethana të jashtëzakonshme, dhe trysninë nga ndërkombëtarët që me këmbëngulje kërkojnë krijimin e Asociacionit të komunave serbe, që do të ishte kurtha më e rrezikshme që do ia zënte «kryet» shtetësisë së Kosovës, nëse ky asociacion do formohet me kopetenca të plota, sipas planeve që ka projektuar kuzhina politike e Beogradit, me Vuçiqin.

Është shumë e çuditshme se si bashkësia ndërkombëtare, e cila sikur po e mbështet planin e Serbisë, në formimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, duke mos e analizuar mirë këtë plan që ka për qëllim shembjen e shtetit të Kosovës, dhe ky qëndrim i tyre po vjen duke marrë formën e «detyrimit» - ose më saktë, diçka brenda këtij qëndrimi - duket se po zihet pa miratimin e kryeministrit të vendit dhe qeverisë, por edhe pa miratimin e popullit të Kosovës.

Pse deri më sot nuk i kërkohet Serbisë as një detyrim dhe urdhër, që të kryejë detyrimet e veta, të cilat i ka nënshkruar në Bruksel, që nga fillimi i negociatave të vitit 2011, dhe deri me sot, që ka marrë përgjegjësinë e saj, së paku të kthejë të pagjeturit e luftës, e cila fare mirë i dinë planet e gjurmave të tyre, se ku janë të fshehura.

Pse Serbia, nuk po urdhërohet apo detyrohet të ndaloj aktivitetin e saj, që po udhëheq në fushën e çnjohjes së shtetit të Kosovës, të cilën e ka inicuar që nga viti 2017, dhe akoma e vazhdon këtë betejë kundër këtij shteti, dhe tani çka i ka mbetë tjetër, po përpiqet të kapë elementet më fundamentale të ekzistencës njerëzore të këtij vendi, me zhbërjen e shtetit të Kosovës, përmes formulës së Asociacionit të komunave serbe.

Të gjithë ata që mendojnë se në Kosovë, do të ketë ndryshime në marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe ato mund të realizohen përmes forminit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe që janë në teritorin e Kosovës, një e gjë e tillë nuk do të bëjë zgjidhje, sepse Serbia, do të kërkojë edhe shumë kushte tjera, që Kosova, përsëri të bëhët produket i makinerisë politike të saj, sidomos me çështjen e Dermakacionit me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat