President Joe Biden, mos lejoni hile ndaj Kosovës martire

Opinione

President Joe Biden, mos lejoni hile ndaj Kosovës martire

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 14 shkurt 2023 Në ora: 12:46
Joe Biden

Ekselenca e juaj Joe Biden - President i SHBA-ve, bëjeni sot kthesën, sepse Kosova dhe mbarë shqiptarët te ju e kanë besimin dhe shpresën.

Ju e dini shumë mire sa janë SHBA-të të rëndësishme për Kosovën, po aqë është e rëndësishme është edhe Kosova për SHBA-të, sepse Kosova e ka pozitën e saj gjeostrategjike të rëndësishme ku SHBA-të ndihen si në shtëpinë e tyre.

Sepse shqiptarët e Kosovës dhe mbrë shqiptarët janë kombi më besnik pro SHBA-ve, pro BE-së dhe pro NATO-s.

Sepse shqiptarët në Ballkan janë afër 12 milionë komb autokton sëbahku me 6 milionë ahqiptarë që sot jetojnë në Turqi, që Serbia raciste dhe ish Jugosllavia e Titos i dëboi në Turqi , dhe nuk do të lejojnë që serbët farrësosur, ardhacakë nga Karpatet që me masakra shekullore i kanë okupuar trojet shqiptare, tani nga Kosova e lirë dhe e pavarur po synojnë t’ia rrëmbejnë edhe minierat e Trepçës dhe liqenin e Ujmanit, që janë zemra dhe shpirti i Kosovës dhe që denbabaden kanë qenë troje të Kosovës.

Ekselenca juaj Joe Biden, Ju i njihni mirë shqiptarët dhe e dini se edhe shqiptarët e kanë pikën e durimit dhe pikën e vlimit, dhe nuk do të lejojnë ndaj Kosovës të bëhen pazare të pista, siç është insistimi për themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovën shumë etnike dhe demokratike, ku Kushtetuta garanton trajtim të barabartë të të gjitha etnive.

Trysnia e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve që në Kosovë të themelohet Asociacioni i komunave serbe, është vetëm paaftësi e diplomacisë së SHBA-ve, e cila përkundër mundësive të shumta për ta disiplinuar Serbinë kriminale, e ka zgjedhur mënyrën më të lehtë, që ta bëjë Kosovën kurban të Serbisë kriminale, gjoja për ta joshur Serbinë ndrejt Perëndimit.

Serbia kriminale është një shtet hibrid që shtrihet në Vojvodinën hungareze të okupuar, në Sanxhakun e okupur dhe në Luginën e Preshëvës të okupuar.

Po t’ia heqëish Serbisë kriminale hungarezët e Vojvodinës, shqiptarët e boshnakët e Sanxhakut, po t’ia heqish shqiptrët e Luginës së Preshevës dhe romët, mbesin shumë pak serbë të pastër që e quajnë veten.

Po jua rikujtoj se Serbia kriminale, tashmë 20 vite është dukë blerë femra shqiptare në Shqipëri për dhëndurët serbë duke paguar nga 2-3 mijë euro për secilën, dhe se tashmë qindra femra shqiptare janë duke lindur fëmijë melezë serbë për ta përmirësuar natalitetin e ulët.

Ekselenca e juaj Joe Biden, tani mendoni se kush do të luftojë për Serbinë krimianle në një luftë eventuale?

Me siguri që nuk janë budallenj të luftojnë për Serbinë hegjemonite as humgrezët, as shqiptarët, as boshnjakët dhe as romët.

Themelimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, tashmë ka nxitur që edhe në Serbi, por edhe në disa shtete tjera të Ballkanit, pakicat e tjera të kërkojnë themelimin e asociacioneve të ngjashme, dhe merreni me mend se çfarë rrëmuje do të bëhet në Ballkan nëse në Kosovë lejohet themelimi i Asociacionit serb.

Themelimi i Asociacionit serb në Kosovë kundërshtohet edhe nga analistë të shquar

Daniel Server - profesori amerikan, studiues dhe njohës i Ballkanit lidhur me këtë letër, më 31 janar 2023, deklaroi se, “Serbia e ka refuzuar ta bëjë këtë. Prandaj ankesa Collet-Escobar vështë e njëanshme. Ajo nuk i ofron asgjë Prishtinës në këmbim të përmbushgjes së një prej objektivave kryesore negocuese të Beogradit. Në thelb thuhet se, “Amerika është miku i juaj më i mirë, ju na e keni borxh këtë për shkak të gjithë mbështetjes që ju kemi dhënë, qeveria juaj në të kaluarën e ka premtuar atë, ne do ta bëjmë që ajo të shkojë murë”. Ky është bulizëm politik. Momente të tilla në të kaluarën kanë sjellë zhgënjim në Kosovë, thotë Daniel Derver.

Shqipërim Pula - analist dhe studjues nga Kosova, lidhur me themelimin e Asociacionit, këtyre ditëve, deklaroi se, “Asociacioni nuk e ka përmbushur kushtin të cilësohet si marrëveshje ndërkombëtare. Duhet të qartësohet nëse dokumenti i nënshkruar në Bruksel në vitin 2013 i ka përmbushur të gjitha elementet e një marrëvshje ndërkombëtare. Neni 2012 i Kartës së Kombeve të Bashkuara thotë se të gjitha marrëv eshjët ndërkombëtare duhet të regjistrohen në Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara, dhe kjo nuk është bërë”.

Nuk e dimë se çka ju informon Antony Blinken nga raportet që ia dërgojnë ambasadorët Christopher Hill nga Beogradi, Jeffrey Hovenier nga Prishtina, apo Gabriel Escobar - i dërguari special për Ballkanin Perëndimor.

Por jemi të sigurtë se insistimi I tyre për themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë është shkatërrues për integritetin dhe sovranitetin e Kosovës.

Serbia kriminale përmes Asociacionit planifikon të krijojë bazë që nesër të mund të kërkojë autonomi dhe shkëputje nga Kosova, sëbashku me minierat e Trepçës që gjithnjë kanë qenë të Kosovës, sëbashku me liqenin e Ujmanit që është ndërtuar me paratë e Kosovës, për çka ekzistojnë dokumente bindëse, si edhe sëbashku me kodrën strategjike ushtarake në majën e Paniqit që denbabaden ka qenë kosovare.

SHBA-të dhe BE-ja bëjnë gabim duke bërë presion kaq të madh ndaj Kosovës paqedashëse, në vend që t’i bëjnë presion Serbisë agresore gjenocidale, që t’i zhbëjë strukturat paralele serbe në veri të Kosovës, t’i zhbëjë grupet e armatodura kriminale serbe, t’i zhbëjë agjentët serbë e ruse dhe mercenarët e “Wagnerit”.

Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq nuk mund të sjellin paqe në Ballkan

Është tepër shqetësues fakti që Departamenti i Shtetit të SHBA-ve ditë më pare i mundësoi kriminelit Ivica Daçiqit-ministrit të Jashtëm të Sernbisë kriminale, takim me Derek Chollet- Këshilltar i Lartë i Departamentit të SHBA-ve dhe me Gabrilel Escobar - i dërguar Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, kur dihet se Ivica Daçiq ishte bashkëpunëtor i ngushtë i ish kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Krimineli Aleksandër Vuçiq - Presidenti i Serbisë Kriminale më 3 shkurt 2023, para deputetëve në Kuvendin e Serbisë bëri demagogjinë mashtruese të radhës duke deklaruar se, ”Perëndimi e bashkoi popullin rus si akush më heret me qëndrimin e tyre ndaj luftës në Ukrainë. Ky është gabimi më i madh poliitik i Perëndimit për dërgimin e tankeve në Ukrainë, veçanërisht të tankeve gjermane. Unë e respektoj Rusinë, por nuk i shërbej Rusisë, i shërbej Serbisë”.

Departamenti i Shtetit të SHBA-ve nuk duhet t’i pranojë këto mashtrime të Serbisë, kur dihet se në Serbi u mbajtën protesta në mbështetje të Rusisë për agresionin në Ukrainë, Serbia sot e kësaj ditë mban lidhje të ngushta me Rusinë dhe refuzon t’i vendosën samksione Rusisë. Serbia e ka vendosur mediumin e Rusisë në mes të Beogradit, Serbia e ka hapur Zyrën e “Wagnerit” në Beograd për të rekrutuar serbë për të luftuar kundr Ukrainë. Është për tu habitur fakti si po e mashtrojnë Departamentin e shtetit të SHBA-ve, kriminelët ASlekandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, këta dy kriminelë që moti është dashur të jenë prapa grilave në Gjykatn Speciale të Krimeve të Luftës në Hagë.

Ekselenca juaj Joe Biden, paaftësia diplomatike e profesionale dhe mangësia e moralit dhe e karakterit në qenien e këtyre diplomatëve të SHBA-ve, i ka sjellë SHBA-të nga një shtet më i fuqishëm në botë që është edhe mburojë e kupolë e demokracisë botërore, tu nënshtrohet, demagogjive, mashtrimeve, rrenave dhe lojërave të pista të Serbisë agresore gjenocidale dhe kriminale, e cila në fundshekullin e 20-të kreu katër agresione gjenocidale në Ballkan, në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, në Luginën e Preshëvës dhe në Kosovë.

Kosova viktimë konsiderohet si agresore, ndërsa Serbia agresore gjenocidale konsiderohet viktimë

Është e pakuptueshme për botën demokratike pse po lejohet që Serbia agresore gjenocidale të konsiderohet si viktimë, ndërsa Kosova viktimë e agresionit gjenocidal të Serbisë konsiderohet padrejtësisht si agresore.

Situata është e qartë, sepse në njërën anë e kemi Serbinë agresore gjenocidale në Kosovë në vitet 1998/99, të cilën e detyroi të tërhiqet nga Kosova NATO me bombardimet 78 ditore të caqeve serbe, dhe në anën tjetër e kemi Kosovën ku Serbia kriminale gjatë agresionit gjenocidal kreu vrasje, masakra, dhunime makabëre të mijëra e mijëra të shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm.

Është e pakuptueshme për botën demokratike që tashmë 23 vite nuk po ndëshkohet Serbia kriminale, qoftë për mos burgosjen e kriminelëve serbë, qoftë për mohimin e gjënocidit që Serbia kriminale e kreu në Kosovë, gjenocid të cilin e shikoi mbarë bota dhe për të cilin në Kosovë ekzistojnë argumente të inçizuara në 2000 kaseta dhe CD, por po ndëshkohet Kosova viktimë, qoftë me mospranimin në organizmat ndërkombëtare, qoftë me mosliberalizimin e vizave, qoftë me provokimet dhe kërcënimet që po i bën Serbia kriminale ndaj Kosovës.

Është e pakuptueshme për botën demokratike të lejohet dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë kaqë gjatë dhe të udhëhiqet nga ish emisarët pro serbë Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, Johanes Hahn, dhe aktualisht nga pro serbët e dëshmuar Joserh Borell dhe Miroslav Lajçak nga BE-ja, si edhe nga ish emisarët pro serbë John Bolton, Mathew Palmer e Richard Grenell në kohën e Donald Trumpit, dhe aktualisht nga favorizuesit të Serbisë Antony Blinken, Gabriel Escobar dhe Derek Chollet nga SHBA-të.

Është e pakuptimtë stërgjatja e këtij dialogu tani edhe me propozimin e planit franko-gjerman, me absurditetin më të madh për normalizimi të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por me njohen e ndërsjellë Kosovë-Serbi që parashihet të ndodh pas dhjetë apo më shumë viteve, kur vetëm Zoti e din e çka mund të ndodh pas dhjetë viteve.

SHBA-të dhe BE-ja duhet të veprojnë urgjentisht për ta disiplinuar Serbinë kriminale, edhe duke e inkuadruar Kosovën në NATO dhe në KE, me çka do t’i jepej fund kësaj odisejade që shkon vetëm në dëm të Kosovës paqedashëse.

Albin Kurti është më i sinqerti dhe dashamirësi për SHBA-të dhe Kosovën

Albin Kurti më 1 shkurt 2023, deklaroi se, “Nuk është e drejtë të bësh presion mbi vendin më pro evropian, më pro amerikan dhe më pro demokratik në Ballkanin Perëndimor. Është Beogradi që duhet të jetë nën presion. Serbia nuk është një vend nomal. Serbia nuk i di se ku janë kufijtë e saj. Aociacioni një etnik në Kosovën me Kushtetutë shumë etnike, nuk është i mundur. Unë jam kremnistër i tërë qytataëve të Kosovës dhe jam i gatshëem t’i përmbush kërkesat dhe nevojat e qtetarëve serbë dhe të çdo etnie tjeter. Mirëpo nuk mund ta kompensojmë Serbinë për luftën e humbur në pranverën e vitit 1999, por Serbia duhet të na kompensojë neve për dëmet që na i ka shkatuar në njerëz dhe në të mira matriale. Pakicat kombëtare në Serbi janë 20 përqind, pakicat kombëtare në Kosovë janë 7 për qind. Në Kosovë kërkohet Asociacioni, ndërsa Presheva, Medvegja e Bujanoci në Serbi e kanë vetëm Këshillin Nacional, kjo është e padrejtë e dëmshme dhe e papranueshme.

Në Bruksel me ndërmjetesimin e BE-së janë nënshkruar 33 marrëveshje dhe asnjëra nuk mund të trajtohet me përparësi. Prishtina e ka hezituar Asociacionin se mund të shndërohet në një shtet brenda shtetit. Ju marrëdhënieve është i domosdoshëm por njohja reciproke është në qendër., për këtë më kanë votuar qytetarët dhe kështu thotë Kushtetuta , kështu thotë ligji, Repubkika dhe demokracia”, deklaroi me tjerash Albin Kurti.e dini mirë që në Bosnjë e Hercegovinë ka një Republikë Serbe. Bosnje e Hercegovinën e njeh Serbia, por de fakto po e saboton çdo ditë, pra është një shtet që ia ka pranuar pavarësinë vetëm shikojeni çfarë po i bën. Le t’i hapim bisedimet në Bruksel në nivelln e lartë për të gjitha çështjet. Normalizimi i plotë i plotë i marre3dhënieve është i domosdoshëm por njohja reciprole është në qendër, për këtë më kanë votuar qytetarët dhe kështu thotë Kushtetuta, kështu thotë ligji, Republika dhe emokracia”, deklaroi Albin Kurti.

Administrata aktuale e SHBA-ve në Kosovë duhet të dëshmojë diplomaci demokratike, e jo autokraci diplomatike.

Albin Kurtin - Kryeministrin e Kosovës e urren Serbia kriminale, sepse Albin Kurti ia përplas në fytyrë krimet që Serbia i ka kryer në Kosovë.

E urrejnë dhe ia kanë zilinë edhe partitë opozitare në Kosovë, sepse Albin Kurti është i pa korruptuar, dinjitoz, intelektual i përsosur me moral dhe karakter të lartë njerëzor që me besnikëri maksimale din më së miri t’i del zot Kosovës në të drejtën dhe të vërtetën e saj, gjë të cilën derisot nuk kanë arritur ta bëjnë as kuislingu Hashim Thaçi, as Isa Mustafa, dhe as i korruptuari dhe i papërgjegjshmi Ramush Haradinaj.

E urrejnë dhe ia kanë zilinë edhe ca gazetarë, opinionistë dhe analistë servilë e puthadorës nga Kosova dhe Shqipëria, të paguar nga shërbimet sekrete serbo-ruse.

E urrejnë edhe diplomatët amerikanë dhe evropianë, sepse Albin Kurti është arrë e fortë intelektuale, me diuturi, guxim dhe argumentues i fuqishëm e i pamposhtur për ta mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës.

Albin Kurti në mënyrë të argumentuar do t’i mposht të gjitha presionet që vijnë nga ndërkombëtarët e që kërkojnë në Kosovë të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Qeveria e Kosovës, Presidenca e Kosovës dhe populli i Kosovës nuk do ta lejojnë themelimin e Asociacionit që ka prapavija hegjemoniste, nuk do të lejojnë që dikush nga opozita tradhtare në Kosovë të vë nënshkrimin për themelimin e Asociacionit, apo të fal Serbisë kriminale tokë kosovare, apo t’i fal pasuri të Kosovës, sepse një tradhti e këtillë e radhës nga opozita do të ndëshkohej rëndë.

Ky është edhe një paralajmërim për Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn se, nëse eventualisht shkojnë pas planeve të Antony Blinkenit, Gabriel Escobarit, Derek Cholletit, Jeffrey Honevierit dhe Christopher Hillit, do t’i ndëshkojnë rëndë populli dhe votuesit e Kosovës.

Opozita në Kosovë synon me tradhti të rikthehet në pushtet

Memli Krasniqi - Kryetar i PDK-së, Ramush Haradinaj - Kryetari i AAK-së dhe Avdullah Hoti-ish kryeministri i Kosovës nga LDK-ja, udhëtuan për në SHBA për të marrë pjesë në lutjet e mëngjësit që u organizuan të enjten më 2 shkurt 2023 në Kongresin Amerikan, dhe siç deklaruan kanë patur takime me diplomatë dhe kongresmenë të SHBA-ve.

Këto takime të opozitarëve nga Kosova në SHBA, dëshmojnë se opozita në Kosovë përbën kalin e Trojës, me shpresën që me ndihmën e SHBA-ve dhe të BE-së ta rrëzojnë Qeverinë e Albin Kurtit dhe në stilin e tradhtarëve Hashim Thaçi e Isa Mustafa ta copëtojnë Kosovën në favor të Serbisë.

OIpozita e sotme në Kosovë po bën propagandë se gjoja Albin Kurti është kundër SHBA-ve, gjë që nuk është aspak e vërtetë.

Memli Krasniqi - kryrtar i PDK-së, Lumir Abdixhiku- krye tar i LDK-sw dhe Ramush Haradinaj - kryetar i AAK-së, duke e kritikuar padrejtësisht Albin Kurtin- Kryeministrin e Kosovës, dhe me inistimin e tyre që në Kosovë të themelohet Asociacioni i komunave serbe, i ndihmojnë Serbisë kriminale, me të vetmin qëllimn që të rikthehen në pushtet.

Opozita e sotme në Kosovë është bunkerizuar dhe nuk është reformuar apo distancuar nga e kaluara e saj e zezë, dhe është vënë tërësisht në mbrojtje të tradhtive të derisotme, është vënë në mbrojtje të vëllavrasjeve të qindra kundështarëve politikë për pushtet gjatë luftës dhe pas luftës, është vënë në mbrojtje të vrasësve të vrasjeve të gazetarëve për fjalën e vërtetë, dhe në mbrojtje të keqqeverisjes, hajnisë dhe të pasurimit multi milionësh të jashtëligjshëm të fituar me korrupsion pas çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës.

Këtë e deshmojnë më së miri Raporti i Sigurimit të KFOR-it amerikan në Kosovë dhe Raporti i “Freedom House”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat