Bastisja të ish-këshilltari i Thaçit, a po paralajmëron Gjykata Speciale arrestime të tjera?

Opinione

Bastisja të ish-këshilltari i Thaçit, a po paralajmëron Gjykata Speciale arrestime të tjera?

Nga: Faton Mehmeti Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 20:53
Faton Mehmeti

Pas një periudhe të gjatë qetësie, pas më shumë se dy vite, Gjykata Speciale u aktivizua në bastisjet, ndonëse pa arrestime.

Cak i bastisjës me urdhër nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, është Adil Behramaj, ish këshilltar i Hashim Thaçit.

Pavarësisht se thuhet se bastisja ka lidhje me një pretendim të Prokurorisë së Specializuar, për një vepër penale, e cila sipas tyre është brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara, kjo edhe mund të ketë lidhje me Thaçin.

Rasti i sotëm mund të jetë prelud për arrestime të tjera nga Specialja. Ka kohë që është bërë e ditur se do të ketë arrestime të reja, me urdhër të Gjykatës Speciale. Pikërisht për këtë në vendin tonë kanë zbarkuar pjesëtarë të Forcave Evropiane të Xhandarmërisë.

Zgjerimi para pak kohësh i akuzës ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së, me 13 pjesëtarë të UÇK-së, potencialisht të rrezikuar për tu arrestuar. Ky grup, përveç përgjegjësive komanduese, akuzohet edhe për akuza specifike që pretendohet të jenë kryer gjatë dhe pas luftës.

Marsi, gjithnjë është përmendur si muaji i mundshëm i arrestimit edhe të atyre që janë cak i Gjykatës Speciale, kështu që, nuk është befasi nëse ndodh një gjë e tillë gjatë muajit të ardhshëm.

Nuk besoj se është e nevojshme të themi më shumë për Specialen, formimin e të cilës e mundësuan ata që mendonin se nuk do të ishin pjesë e saj, ndonëse Kosovës nuk i dhënë imazh të mirë.

Dështimi i sistemit të drejtësisë ka prodhuar këtë gjykatë, e më tepër se kaq, Kosova ka pasur nevojë për drejtësi në vendin e vet ku të gjykohen të gjithë që shkelin ligjin. Kur jemi tek arrestimet, ka shumë mundësi që të ndodhin që nga muaji mars, mbetët të shihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat