Pala që nuk e pranon planin strategjik europian i vendoset “samari” mbi kurriz

Opinione

Pala që nuk e pranon planin strategjik europian i vendoset “samari” mbi kurriz

Nga: Gjon Keka Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 17:13
Gjon Keka

Nuk kanë mbetë edhe dy ditë deri në takimin e shumëpritur rreth dialogut për normalizim respektivisht mundësisë për arritjen e një marrëveshje të ligjëshme që i vendos të dy vendet në udhën e të ardhmes së tyre europiane.

Kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare respektivisht ShBA dhe BE-së janë që marrëveshja të arriheta dhe palët ta pranojnë planin e propozuar për të ecur përpara dhe për ta parë të ardhmen e afërt drejt integrimit në strukturat euroatlantike.

Në fakt ky propozim tani është bërë i panegociueshëm, pra mund të thuhet si një porpozim strategjik për të hequr dorë nga konfliktet dhe për të parë udhën e paqes të dy venet dhe njohjes së njëra tjetrës si shtete të pavarura.

Duke parë që propozimi europian me mbështetjen amerikane është bërë i panëgociueshëm apo sikur „thuhet merre ose lëre“, atëherë pala që e pranon këtë propozim strategjik do të ketë përfitime të mëdha dhe udhët e dyert e hapura në të gjitha institucionet dhe organizmat e shtetet europiane dhe ato amerikane. 

Duhet nënvizuar se për Kosovën ky rast është historik dhe pothuajse i njëjti sikur rasti i Rambujes, pranimi nga pala e Kosovës e këtij plani do të thotë hapja e Kosovës ndaj botës se re dhe alenacave perëndimore që janë krijuar nga rendi i Ri ndërkombëtar si dhe e udhës së saj drejt integrimit në BE dhe në NATO si dhe në institucinet tjera ndërkomëbtare.

Ndërsa pala që nuk e pranon propozimin strategjik europian ,do t'i vendoset „samari“ ,do të injorohet nga të gjtha vendet demokratike perëndimore dhe do të mbajë mbi kurrizin e tij përgjegjësin e mospranimit si një shkop nga ndërkombëtaret respektivisht nga ShBA dhe BE, pra do të rëndojnë pasojat ndaj asaj pale që nuk tregohet konstruktive dhe pranuese e kësaj mundësi historike.Poashtu një izolim dhe një barrë e madhe do t'i ngrakohet mbi kurriz nga faktorët ndërkombëtarë dhe nuk do të ketë më udhë e dyer të hapura askund dhe në asnjë vend demokratik europian apo perëndimor.

Nëse palët të dyja tregohen të përgjegjshme dhe e pranojnë palnin europian atëherë udha e të vendeve do të jetë e hapur dhe bashkë më faktorin ndërkombëtar do të implementohet plani i cili do të duhet ta ketë edhe garancën ndërkombëtare si një vulë e proceve që do të zhvillohen përpara dhe hap pas hapi në drejtimin e integrimit të dy vendeve në bashkimin euroopian dhe institucionet tjera të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat