McGonigal qofsh i mallkuar!

Opinione

McGonigal qofsh i mallkuar!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 11:50
Sherif Ramabaja

Shqiptarët vetëm shikojnë se si t´i vërsulen dikujt. Nga monotonia s´kanë ide të vetat, përpos që të merren me politikë, me punët e shtetit dhe me udhëheqësit e tij.

Deri më tash të gjitha i kisha nën kontroll. Kot llomotisnin, askush s´ua vente veshin. I kisha përçarë, iu kisha vënë emra, i kisha shpallur non grata, ua zbulova lidhjet me SHIKUN, ua zbulova financimin rus. Pra s´kishin se si të më kundërviheshin dhe të më luftonin.

I përsëritnin gjërat e njëjta, korrupsionin, krimin e organizuar, drogën, familjarizimin, uzurpimin, kapjen e shtetit, vjedhjen e votës etj. po askush nuk i merrte seriozisht. Pse? Sepse i kisha bërë pikë e pesë.

Po të vazhdonte kështu do të qeverisja derisa të isha gjallë, sikurse Putini, Lakashenko apo Vuçiqi. 

Ndodhi diçka që kurrë s´do e mendoja. Në skenë doli McGenogal. Në realitet dashnorja e tij e kishte denoncuar. Tash çdo ditë del diçka e re nga ky mister. Së fundit doli në media se vetëm një darkë me McGenogal më kishte kushtuar 10.000 dollarë. 

Unë miqtë e tillë nuk mund t´i dërgoi në byrektore, apo qebaptore në të cilat as deputetët tanë nuk shkojnë.

Mjaftoi kjo e dhënë që non gratat e mia t´i ndezin motorët kundër meje. Nuk e mendojnë që nëse më ka kushtuar kaq lekë, unë këtë nuk e bëja për interesin tim personal, po për të mirën e atdheut.

Si do t´i bindja unë njerëzit që të punojnë për çështjen kombëtare. Ishte në pyetje Shqipëria, Kosova. Maqedonia Perëndimore, Lugina, Çamëria, Dritan Abaz (0) viçi i Malit të Zi, pastaj Baton Haxhiu, Molliqaj gruan e të cilit e kisha ministresh etj.

Askush nuk niset nga një e vërtetë e tillë, po i thurin kurdisjet se gjoja unë McGenogal, e përdorja kundër kundërshtarëve të mijë dhe opozitës.

Unë s´kisha kundërshtarë. Ne s´kishim opozitë. Pse tash më m ‘veshën këto gjëra.

Po mirë, kontaktet e mia me këtë burrë ishin krejtësisht private. A nuk është e lejuar që kryeministri ta ketë jetën e tij private. Nëse kisha unë kontakte me këtë burrë, pse nuk shikohet ana tjetër e medaljes: kontaktet e tilla i përdorja vetëm në ngritjen e prestigjit të Shqipërisë. 

Nëse në Kosovë më quajnë tradhtar, nuk do të thotë se kështu mendojnë për mua në Maqedoni, nuk do të thotë që kështu mendojnë për mua në Luginë, nuk do të thotë që kështu mendojnë për mua në Mal të Zi, nuk do të thotë që kështu mendojnë për mua në Serbi, nuk do të thotë që kështu mendojnë për mua në Greqi, nuk do të thotë që të gjithë kështu mendojnë për mua edhe në Shqipëri.

Pra ju lutem prekeni kokën. Ne shqiptarët pa menduar fare njerëzve ua caktojmë gjyqin. Unë së bashku me ambasadoren Kim e kemi formuar SPAK, që t´i luftojë dukuritë jashtëligjore duke e mbrojtur kushtetutshmërinë. Nëse unë i kam thyer ligjet e shtetit, do të kishte reaguar SPAK deri më sot. Prandaj mos ta marrim rolin e gjykatave.

Po të kisha nevojë që të më mbronte dikush, unë do t´i angazhoja patronazhistët dhe Rilindjen, po për atë jemi marr vesh që gjykatat t´i bëjmë funksionale. Unë kam deklaruar se askush nuk qëndron mbi ligjin.

Po ashtu kam premtuar dhe do ta mbaj fjalën se do ta legalizoi kanabisin, në mënyrë që t´ia ndërprejmë rrugën krimit dhe bandave vrasëse në Shqipëri.

Më jepni edhe pak kohë, që këto gjëra t´i bëjë realitet.

Mars – Rover (Satirë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat