A janë Gabriel Escobar dhe Mathew Palmer, përmes bashkëshorteve në kthetrat e Serbisë dhe Rusisë?!

Opinione

A janë Gabriel Escobar dhe Mathew Palmer, përmes bashkëshorteve në kthetrat e Serbisë dhe Rusisë?!

Nga: Rexhep Torte Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 20:55
Autori Rexhep Torte

Te Gabriel Escobari dhe Mathew Palmeri, bahkëshortet e tyre me sa duket kanë ndikim më të madh, sesa interest e SHBA-ve.

Gruaja e ka futur shejtanin në shishe thotë shprehja filozofike popullore, dhe kjo i ka ndodhur aktualisht Gabriel Escobarit, ndërsa më parë paraardhësit të tij Mathw Palmerit.

FBI t’i hetojë Gabriel Escobarin dhe Mathew Palmerin për qëndrimet e tyre pro serbe e pro ruse, duke mos e përjashtuar as Christopher Hillin-ambasdorin e SHBA-ve në Beogad për deklaratat e tij se, si pjesëmarrës në Mbledhjen e Dejtonit ka qenë kundër Pavarësisë së Kosovës dhe se i vjen keq për bombrdimet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999.

Mos harrojmë se kwto bombardime të NATO-s ndaj caqeve serbe, e ndwrprenë gjenocidin serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, e detyruan Serbinë të tërhiqet nga Kosova, dhe ia sollën Kosovës lirinë e shumëpritur.

Elisabeth Escobar e hapi ekspozitën në Beograd

Siç informoi “Bota sot” më datë 24 shkurt 2023, Ministria e Jashtme e Serbisë promovoi zyrtarisht në Beograd një ekspozitë të Elisabeth Ecobar-bashkëhortes së Gabriel Escobarit-Zëvendës Ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit dhe i Dërguar Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor .

Ambaada e Serbisë në Uashington dhe Qendra e Arteve “Anacostra” në bashkëpunim me Galerinë “Arti për të gjithë në Beograd”, morrën pjesë së bashku në projektin “Finang A way”.

Elisabeth Escobar, gjatë qëndrimit të saj në Beograd u bë fanse e madhe e artit serb dhe pati një popullaritet të madh.

Elisabeth Escobar, me këtë rast deklaroi se, “Kam jetuar në Rusi, Argjentinë, në Republikën Çeke, Itali, Portugali, Bolivi, SHBA dhe aktualisht në Serbi. E vetmja gjë konstante është ndryshimi”.

Mathew Palmer pjesëmarrës në planin për copëtimin e Kosovës

Të rikujtojmë se në Kohën kur Donald Trump si president i SHBA-ve, Mathew Palmer ishte Zëvendës Ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit dhe i Derguar Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor.

MatheW Palmer asokohe në një intervistë të tij tregoi se bashkëshortja e tij është serbe, dhe se me dëshirë të madhe ai dhe familja e tij shkojnë për pushime në Serbi.

Unë me intuitën e gazetarit shkruajta asokohe një opinion për “Bot Sot”, duke shprehur dyshimet e mia se në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe në raport Kosovë-Serbi, te Mathew Palmer me siguri që do të ndikojë bashkëshortja e tij serbe në qasjen e tij kundër të drejtës dhe të vërtetës së Kosovës.

Këtë konstatin timin unë e mbështeta në thënien filozofike popullore që thotë se, “Gruaja edhe shejtanin e ka futur në shishe”, e s’po e futka Mathew Palmerin.

Këtë intuitë dhe këtë dyshim timin, e dëshmoi më së miri në mënyrë të argumentuar Prof. Dr. Enver Bytyqi, më datë 20.10.2021, në opinionin e tij me titull, “Sabina Çudiq dëshmoi! Tani e ka radhën Vlora Çitaku të rrefehet”.

Siç shkruan Prof. Dr. Enver Bytyqi në këtë opinion të tij, Sabina Çudiq-politikania nga Bosnja e Hercegovina ka zbuluar se çka ka ndodhur në vitet 2018-2020 për ndarjen e Kosovës.

Mathew Palmer- emisar i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, në prill të vitit 2019, i kishte thënë Sabina Çudiqit se, “Ndarja e Kosovës ka marrë fund. Palët kanë rënë dakord. Po presim një moment të përshtatshëm për ta nënshkruar marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhe si ngjarje historike”.

Vlora Çitaku asokohe i ka thënë boshnjakes Sabina Çudiq , “Pse po ndërhyn në marrëveshjen që Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë?”

Sabina Çudiq i përgjigjet, “Sepse ndikimet për Bosnjë e Hercegovinë do të ishin të pashmangshme, madje edhe për Ballkaninë

Me Vlora Çitakun kishin lënë të takohen të nesërmen në KS të OKB-së, por që Çitaku e kishte anuluar në momnetin fundit.

Vlora Çitaku-ish ambasadore e Kosovës në SHBA, sipas këtyre deklaratave ka bashkëpunuar me autorët që punonin për shkëmbin territoresh, ndryshim kufijsh dhe ndarjen e Kosovës.

Sipas Prof. Dr. Enver Bytyqit ky anulim ishte shkaku i bisedës një ditë më parë me Palmer. Megjithatë opinion publik ka nevojë për disa spjegime më të gjera e më të sakta.

-Deri në çfarë mase ka qenë e involvuar Çitaku në projektin për ndarjen e Kosovës?

- A ishte pjesë e mekanizmit të lobimit pro serb për këtë ndarje?

-Pse ajo ishte dakord që marrëveshja Kosovë-Serbi të përfundonte me ndryshim kufijsh?

-Pse e mbështeti këtë ide?

-Çfarë roli i kishte caktuar asaj Hashim Thaçi për të realizuar tjetrërsimin e territorit të Kosovës?

-Cilat janë bisedfat, rekomandimet, premtimet dhe angazhimet e saj para ish presidentit Hashim Thaçi në funsksion të realizimit të idesë së Serbisë së madhe?

-Çfarë ishte parashikuar në takimin në KS të OKB-së dhe pse dështoi pjesëmarrja e përfaqësueses së Bonjë e Hercegovinës në këtë takim, nëse është bërë? Dhe

-çfarë loje tjetër është bërë në margjinat diplomatike për të realizuar një marrëveshje me humbje territoresh me Sëerbinë?

Ne e kemi ditur ose parashikuar, madje edhe kemi thënë se lidhjet e Vlorës me Thaçin janë të rrezikshme për Kosovën.

Të gjitha këto pyetje dhe enigma rrjedhin natyrshëm pas kësaj dëshmie të Sabina Çudiq.

Spjegimet i shërbejnë opinionit publik për të mësuar se me cilët politikanë ballafaqohen ata.

Me “Vlorën patriotike dhe të guximshme”, në mbledhjet e KS për Kosovën, apo me Vlorën e intrigave në prapaskenë për tjetërsimin në favor të Serbisë të territorit të Kosovës?!

Me Vlorën që në opinionin publik shqiptar ka fituar pikë pozitive, pavarësisht flirteve politike të dëmshme me Thaçin, apo me Vlorën e vërtetë në shërbim të Aleksandër Vuçiq, Edi Ramës dhe Hashim Thaçit”?!

Vlora Çitaku, edhe përkundër insistimeve të mia të shumta, gjer më sot nuk u është përgjigjur pyetjeve të profesorit.

Për fat të mirë të Kosovës realizimin e këtij plani për ndarjen e Kosovës, e nderpreu me reagimin e saj të ashpër Angela Merkel- ish kancelarja e Gjermanisë.

Gabriel Escobar, palajmërimi i të cilit u bë me një popozitet të madh se është caktuar i Dërguar Special për Ballkanin Perëndimor, dhe se është angazhuar edhe në dialogun Kosovë-Serbi, koheve të fundit e tërhoqi vëmendjen e opinionit Kosovar dhe mbarëshqiptar me deklaratat e tij arrogante dhe autokratike diplomatike lidhur themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Gabrilel Escobar më 21 janar 2023, në programin në gjuhën serbe të “Zërit të Ameriksë”, deklaroi se, “ Albin Kurti s’ka nevojë të pajtohet , Kosova është pajtuar për Asociacionin. Një person dhe një palë nuk mund të shmang një obligim ligjor ndërkombëtar Ne do ta bëjmë Asociacionin dhe unbë do ta bëj duke gjetur patnerë dhe ka shumë partnerë”.

E partnerët te të cilët llogritën Gabriel Escobar, janë Memli Krasniqi- kryetar i PDK-së, Lumir Abdixhiku-kryetar i LDK-së dhe Ramush Haradinaj-kryetar i AAK-së, të cilët në vazhdimësi po e kritikojnë Kryeministrin Albin Kurti që ta themelojë Asociacionin e komunave serbe dhe t’i dëgjojë SHBA-të, gjoja për të mos i prishur marrëdhëniet Kosovë- SHBA.

Kjo opozitë mjerane në Kosovë nuk e ka hallin e Kosovës dhe të SHBA-ve, por qëllimi i saj është ta rrëzojë Qeverinë e Albin Kurtit, me çka kjo opozië shpreson të rikthehet në pushtet dhe shpëtojë nga ligji për tradhtitë, vëllavrasjet për pushtet, vrasjet e gazetarëve për fjalën e vërtetë, dhe ta shpëtojë pasurinë multi milionëshe të fituar me hajni, për çka Qeveria e Albin Kurtit po punon me ngulm për reformën në drejtësi, Vetinguin dhe Byronë për konfiskimin dhe verifikimin e pasurisë së pa justifikueshme.

Këto qëndrime të gabuara dhe despotike të Gabriel Escobarit hasën në reagime të shumta nga gazetarët, analistët dhe studjuesit shqiptarë që janë vënë në mbrojtje të së drejtës dhe të vërtetës së Kosovë

Robert Menendez, Prof. Paul Wiliams dhe Prof. Daniel Server kundër Asociacionit

Robert Menendez- Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme i Senatit Amerikan, personaliteti më i lartë për Politike të Jashtme i SHBA-ve, deklaroi se, “vetëm përmes njohjes reciproke dhe veprimeve që kanë të bëjnë me njohjen reiproke, mund të ketë një rrugë përpara për Kosovën. Asociacioni i komunave me shumicë serbe që vazhdimisht përmendet si pengesë që do ta zhbllokojë të ardhmen , mendoj se është i pavend. Kushtetuta e Kosovës u garanton të gjithë qytetarëve pjesëmarrje në qeveri dhe ua njeh të drejtat e pakicave brenda qeverisë”.

Prof. Paul Wilijams- i Universitetit Amerikan në Uashington dhe Prof. Daniel Server- i Universitetit Jons Hopkins, deklaruan se, “Nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi pa njohjen reciprke. SHBA-të dhe BE-ja po anojnë kah Serbia në dialog. Në vend që të luajnë rol ndërmjetësues. Kjo është diplomaci e shëmtuar dhe e keqe”, thanë këta profesorë të shquar amerikanë.

Këto qëndrime të gabuara, arrogante e despotike të Gabriel Escobarit, e vënë në dyshim personalitetin e tij si diplomat i SHBA-ve, sepse edhe ky ngjashëm si edhe Matheë Palmer, është vënë nën ndikim nga bashkëshortja tij Elisabeth, të cilës i është bërë respekt aqë i madh me rastin e hapjen e ekspozitës së saj në Beograd, që sjell dyshime të mëdha e të bazueshme për infiltrimin e depërtimit Serbisë dhe Rusisë në Departamentin Amerikan të Shtetit në favor të interesave serbe dhe ruse në Kosovë dhe në Ballkan.

Është simptomatike nuhatja e Marko Gjuriqit-ambasadorit të Serbisë në SHBA, në përzgjedhjen e Elisabeth Escobarit, bashkëshortes Gabriel Escobarit të hapën ekspozitën e saj në Beograd.

Është simptomatike pjesëmarrja e Mathew Palmerit, i cili e ka bashkwshorten e tij serbe në planin e dështuar për copëtimin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat