A duhet pranuar plani franko-gjerman?

Opinione

A duhet pranuar plani franko-gjerman?

Nga: Faton Mehmeti Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 19:58
Autori Faton Mehmeti

Pas përfundimit të takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel nga BE u prezantua edhe plani franko-gjerman me gjithsej 11 nene. Ndër këto nene, Kosova, konkretisht tek Neni 1 në mënyrë direkte Serbia veçse e pranon Kosovën, pasi detyrohet që "të njohin reciprokisht dokumentet e tyre përkatëse dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore".

Për më tepër, Serbia nuk do të ketë më të drejtën për të penguar njohjet, anëtarësimin e Kosovës në institucionet e ndryshme çka i hap rrugë edhe për anëtarësim në OKB dhe NATO e BE. Më problematike qëndron puna tek Neni 7 ku serbëve u ofrohet vetë-menaxhimi, për më tepër " duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës.

"Për të vazhduar po në këtë nen të" zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane". Këto janë vegëzat në të cilat i jepet hapësirë Serbisë për manovra, me të parën krijimin e Asociacionit(pavarësisht se nuk ceket tekstualisht) dhe të dytën justifikimin e nacionalistëve për të dyja Kosovën "djepi i Serbisë", pikërisht mbi bazën e përdorimit të Kishës si instrument politik.

Andaj, Neni 7 duhet rishikuar edhe një herë, pavarësisht se i lihet modelit nga Këshilli të Evropës për të përcaktuar strukturën dhe modelin e vetë-menaxhimit. Plani franko-gjerman është bazë e mirë me besimin se do të ketë ndryshime tek neni 7, me financimin nga Serbia që duhet kalojnë përmes qeverisë së Kosovës e jo direkt.

E shoh si të mirë planin në fjalë, me disa ndryshime. Derisa nenet tjera janë në favor të Kosovës me çka i jep fund përgjithnjë pengimit të Koosvës nga Serbia në rrugën e saj integruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat