Të dashur bashkëkombësit e mi!

Opinione

Të dashur bashkëkombësit e mi!

Nga: Adem Bytyçi Më: 3 mars 2023 Në ora: 11:36
Autori Adem Bytyçi

A i patë mbrëmë maskarallëqet e përfaqësueseve të popullit në parlamentin e Republikës së Kosovës!

Në vend që të angazhoheshin për t'i dalë zot Kosovës në këto qaste kaq të rënda për Kosovën, kur definitivisht vendoset fati i Kosovës në raport me Serbinë gjenocidale anti shqiptare nëpërmjet Planit Franko -Gjerman, e fyenin njëri tjetrin, e urrenin njëri - tjetrin, e akuzonin njëri tjetrin, zgërdhiheshin thua se ishin në teatër e jo aty ku vendosej fati i vendit, e ardhmja e shtetit të Kosovës.

A duhej deputetë të Kosovës ta kuptonit se, pavarësia e shtetit tonë është Projekt Euro-Amerikan, dhe se Evropa asnjëherë nuk ka qenë në anën e drejtë të çështjes kombëtare shqiptare edhe kësaj radhe ka mbajtur anën e Serbisë kundër Kosovës, nuk thoshin të parët tanë mos u bësh për ta qarë hallin Stambolli!

Duke mos qenë bashkë, forcat politike shqiptare në Kosovë dhe duke menduar udhëheqësit e Kosovës më shumë për xhep dhe për pushtet se sa për shtet, që nga pas lufte, prandaj jemi këtu ku jemi në një situatë kaq të keqe.

Shtetit shqiptarë, Shqipërisë kostumin dhe shqiptarëve rrobat kudo që ndodhen, Evropa ua ka pre pa i pyetur se nuk u bijën tamam dhe iu ka thënë : "visheni, nëse jo shkoni lakuriq"!

Kjo sintagmë akoma është gjallë në politikën Evropiane në raport me çështjen e drejtë shqiptare .

Me lejoni bashkëkombësit të mi t'iu rrëfej një tregim të plakut gjenial të Berishës Tahir Berishës: Thoshte kur bije borë shumë, budallenj nuk i lenim të dilnin jashtë sepse rrugën në borë e bënin shtrembër, tani edhe të mençurit duhej ta vazhdonin të njëjtën rrugë, ky shembull i referohej mënyrës së udhëheqja e negociatave në Bruksel ,të palës kosovare me atë serbe- keq ka filluar dhe pa dyshim keq kanë për të përfunduar në dëm të Kosovës- gjykim i imi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat