Marramendje Historike

Opinione

Marramendje Historike

Nga: Kalosh Celiku Më: 3 mars 2023 Në ora: 16:07
Kalosh Celiku

E kam thënë, Moti kohë në shkrimet e mia publicistike dhe Libra, se: “armiku” i përbashkët, nuk luftohet vetëm me këngë, çifteli dhe valle. Aqmëpak, me politikë “madhore” partiake. Revolucione, të partive politike. Po, edhe me Penë. Tru në kokë.

Nuk do të hyjë në revolucionet e Djeshëm të popullit shqiptar. As, të “Sotshmit” të partive politike për pushtet. E di: ende, nuk i kemi trutë në kokë...

XHA NUFIU

Xha Nufiun e arrita gjallë, në Katund. Vërtetë, ishte një burrë i veçnatë i katundit Cërvicë. Edhe, pse përditë si fëmijë, unë e takoja shpesh rrugëve të Katundit. Pakgjë, dija për Xha Nufiun. Plakun, që e takoja rrugëve të Katundit.

Im Atë, Emin Ҫeliku më rrëfente për këtë burrë agallarrësh në mes të Cërvicës. Burrit, kur pushteti serb asaj kohe si pushtuesë i tokave shqiptare, i kërkonte tatim për pasuri familjare. E, ai u kishte vënë kusht xhandarëve serb: Në rregull, nuk ka problem. Unë, do t’ua paguaj tatimin: por, ju do të më jepni farë mishi që t’i mbjellë arat?! Përpak, serbët desh e rrasën edhe në burg. Mezi, shpëtoi duke e paguar dënimin me franga ari.

Ky, ishte Xha Nufiu. Që, asaj kohe gjatë pushtimit të tokave shqiptare nga Serbia e hiqte vallen shqiptare me lodra në mes të Katundit. Edhe, atë: barkas, para nesh fëmijëve si publik. E, ne e shpërbelenim me duartrokitje...

HAPA HISTORIK

PRAPA KOHE

Ideja e Alternativës për formimin e komunave shqiptare në Maqedoninë e Veriut, sipas shembullit të këkesës të sërbëve në Kosovë për formimin e asosiacionit të komunave serbe, është një hap politik prapa kohe. Edhe, atë: pas Marrëveshjes kornizë për zgjidhjen e situatës politike e të sigurisë në Maqedoni, “Marrëveshjes Ohërit” (2001). Shkaku, se: Sot, populli shqiptar, nuk duhet të merret me formimin e asosiacioneve të komunave shqiptare në Trojet e tyre Etnike, por Shtetit Shqiptar në Maqedoninë e Veriut...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat