Edhe njëherë rreth ambasadorit Hill në Beograd

Opinione

Edhe njëherë rreth ambasadorit Hill në Beograd

Nga: Gani Mehmeti Më: 7 mars 2023 Në ora: 06:31
Gani Mehmeti

Se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shteti mik dhe shpëtimi i shqiptarëve, nuk do koment. Se ne u jemi mirënjohës SHBA-ve – nuk ka kurrfarë dyshimi. Dhe ne, shqiptarët, nëse diku nuk përputhemi me qëndrimet e juaja, nuk do të ishte mirë të na e shihni për të madhe. Ne nuk kemi asgjë kundër SHBA kur është fjala në raport me serbët. Nuk po e di sa po i njeh serbët ambasadori i SHBA Hill në Beograd. Serbët janë ata që dinë të ankohen, dinë të qahen, dinë të gënjejnë por edhe dinë të shtrihen e të paraqiten shumë të mirë , duke ushtirë deri në viktimë, kur ata vetë i shkaktojnë viktimat kur ju duhesh për të mbaruar punë.

Mua më çudit fakti i ambasadorit Hill rreth qëndrimit të tij për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë! Hill nuk është ambabasdor i ri, ai ka qenë edhe në vitet e 90-ta këtu dhe e di mirë se kush janë serbët. Sot, kryetari i Serbisë është bashkëpunëtori më i afêrt i Millosheviqit! Ai ka mbetur i njëjti, mos harro. Ai është kundër SHBA, për çka edhe nuk ka vënê sanksione ndaj Rusisë. Ai thotë se kurrë nuk do e njohin Republikën e Kosovës! Përse Kosova t’i bëjë qejfin me asociacionin që është kundër kushtetues dhe njëtnik, shumë i dëmshëm.

Ne nuk jemi kundër serbëve, ata janë kundër shqiptarëve. Ne nuk i shpallëm luftë Serbisë, ne nuk bëmë gjenocid ndaj saj, ne nuk vramë, nuk maltretuam e as dhunuam civilë serbë, ne as u përpoqëm dhe as na shkon mendja t’i ndjekim nga Serbia, përkundër që, ata janë të vendosur në tokat tona. Ne, në raste rreziku për ta, i kemi mbrojtur serbët në të gjitha kohët dhe nuk kanë fakte se ndonjëherë i kemi sulmuar. Mirëpo, ata janë që na kanë luftuar gjithherë.

Zotëri ambabsador Hill, nëse serbët kanë jetuar me shekuj në Kosovë, natyrisht si pushtues, shqiptarët këtu jetojnë me mijëra vite, aq sa, ne jemi populli i parë që e banojmë Kosovën dhe pothuaj gjithë Ballkanin, i cili, deri vonë quhej ILIRI - edhe për ta ditur këtë, nuk ka nevojê të jesh as historian e as arkeolog.

Ne nuk jemi kundër serbëve se si duan ata të jetojnë e ku duan të jetojnë. Kërkesa për asociacion nuk është e serbëve të Kosovës, ajo kërkesë është e Vuçiqit dhe e Serbisë, dhe nuk është kërkesë pse serbët nuk kanë të drejtat e tyre në Kosovë, por pse kjo kërkesë është politike e me një bisht prapa, është qëllim i Vuçiqit që të jetë i pranishëm në Republikën e Kosovës dhe për të dirigjuar e për të penguar zhvillimin e saj, sa që një ditë, ai do të kërkojë edhe ndarjen e Kosovës. Pra, ky është problemi. Asociacioni, po e thonë të gjithë, është kancer i Kosovës. Kanceri e dini ju mirë se çka është. Ai është edhe në kundërshtim të multietnicitetit të Kosovës që është shtet. Serbët do të izolohen vetë brenda atyre komunave dhe nuk do të integrohen në shoqërinë e Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, deri sa ju thoni se me shekuj jetojnë në Kosovë, përse nuk e ngritni zërin edhe për të drejtat e shqiptarëve në Serbi, ku iu mohohen edhe të drejtat më elementare atyre, kur edhe ata atje, janë me mijëra vite që jetojnë, përse nuk e kërkoni edhe për shqiptyrët një asociacion?

I nderuari ambasador i SHBA, Hill, vëje dorën në zemër dhe kërko e arsyeto logjikshêm e sipas së vërtetës dhe mos ano në anën e forcës.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat