Nga Ambasadori Hill në Kosovë pritet mbështetje për një politikë të drejt që siguron paqë dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan

Opinione

Nga Ambasadori Hill në Kosovë pritet mbështetje për një politikë të drejt që siguron paqë dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan

Nga: Prof. Dr. Zija Lleshi Më: 11 mars 2023 Në ora: 15:48
Prof. Dr. Zija Lleshi

Në Kosovën e cliruar, pas viktimave të shumëta e të pafajshme të agresionit barbar dhe gjenocidal të Sërbisë hegjemoniste ndaj shqiptarëve autokton në luftërat e fundshekullit të kaluar, Kosova në zhvillimin demokratik të vetë kujdes të vecant i kushton edhe të drejtave të pakicave etnike, që pakicat të gëzojnë ato të drejta që u sigurohen në bazë të ligjeve ndërkombëtare. Në mënyrë të vecant këto të drejta me bujari janë të zgjeruara për pakicën etnike sërbe, me të drejta tjera shtesë për këtë pakicë etnike, në formë të “diskriminit pozitiv”, dhe kështu, me këto të drejta shtesë, sërbët në Kosovë mund të mirën si shembull në botë për qëndrim ndaj pakicave etnike.

Deklarata e ambasadorit të SHBA në Beograd, zt. Kristophfer Hill, në panelin me temën “E ardhmja e BE-së dhe Ballkani Perëndimor” se “nuk duhet të jesh historian apo antropolog për ta ditur që sërbët kanë jetuar me shekuj në Kosovë dhe kanë të drejtë që të vendosin për të ardhmen e tyre”, përpos që tregon se sërbët janë ardhacak në Kosovë ku shqiptarët jetojnë me mijëra vjet, e ngritë statusin e pakicës etnike në nivel të ”autokratit absolut” cfarë pakicat etnike nuk kanë askund në botë dhe jep të kuptohet sikur sërbët në Kosovë duhet të jetonin si autokrat të vërtet, ku do të vendosnin vetëm e arbitërarisht, e si të u don qejfi, qoftë edhe nëse ashtu shkelën të drejtat e të tjerëve, është deklaratë shqetësuese dhe nuk përputhet me ligjet ndërkombëtare për pakicat etnike dhe nuk i ndihmon të drejtës dhe paqës në marrëdhënje në mes të shqiptarëve dhe sërbëve. Pavarësisht nga efekti juridik real, ajo deklaratë është ekscituese moralisht dhe politikisht. Sërbët në Kosovë nuk kanë nevojë për ngacmim dhe nxitje e ekscitim nga jashtë. Është e tepërt dhe e dëmshme për paqë edhe ajo nxitje që u vjen pandërprerë nga Sërbia hegjemoniste. Sërbët në Kosovë kanë nevojë tjetër, kanë nevojë t´u tregohet si përkrahje ndërkombëtare nga ndërkombëtarët, kuptohet qoftë edhe nga zt. Hill, kufiri i kërkesave të tyre në bazë të ligjeve ndërkombëtare për pakica etnike e të cilat qeveria e Kosovës i respekton me kujdes e përkushtim të pashoq.
Prandaj, cfarë do të vendosnin sërbët në Kosovë ashtu vetë në mënyrë të lirë e pa rregulla dhe kufizime ligjore ndërkombëtare e si autokrat të vërtet? Vallë, a nuk e din këtë zoti Hill?! Po këtë të gjithë e dijnë: të jenë kolonizator përsëri; do të dëshironin ta kthejnë “Periudhën e artë” të marrëdhjënjeve koloniale të Serbisë në Kosovën e cliruar; ta cfrytëzojnë Kosovën përsëri e përsëri si “AFRIKË E BARDHË”, për cka angazhohet sot fuqishëm edhe Vuciqi dhe Sërbia. Ndërkaq në Kosovën e cliruar, Qeveria e Kosovës bazohet në parimin demokratik e antikolonizues, si parim aksiomatik e fundamental juridik dhe konsideron se pasuria e Kosovës është pasuri, në mënyrë rigorozisht proporcionale, e të gjithë banorëve të Kosovës, që natyrisht nënkupton edhe e sërbëve që jetojnë në Kosovë.

Ambasadori zt. Hill për shqiptarët është i njohur edhe më herët për deklaratat skandaloze të tija në Beograd se “ I vjen keq që Perëndimi dhe NATO e bombarduan Serbinë në vitin 1999”, dhe se në takimin në Rambuje, “ Unë isha kundër Pavarësisë së Kosovës, dhe se isha për një autonomi të saj” dhe njëkohësisht dhe lidhur pikërisht me këtë dhe aty e me atë rast (qoftë më në fund edhe dikur më vonë), nuk shprehë fare keqardhje edhe për të gjitha ato viktima të luftës.

Shiquar në shembullin dhe në përspektivën e simetrisë gjeografike kjo do të thot se në gadishullin motër të dashur të Kosovës, në veri të Evropës, dhe standardeve uniforme e vlerave të njëjta demokratike ndërkombëtare, në Gadishullin e Skandinavisë, në pjesën më veriore të Suedisë, ku ka pasuri të madhe nëntokësore të hekurit dhe ku jeton edhe pakica etnike finlndeze, kjo pakicë paska të drejta të vendosin vetë për të ardhmën e tyre, krye në vedi e në mënyrë arbitërare e autokratike dhe hic pa u bazuar në asnjë rregull apo ligj shtetëror apo ligj ndërkombëtar për pakica etnike, si dhe Finlanda nga ana e saj në interferencë të demonstrojë në mënyrën më mizore e gjenocidale pretendime territoriale më gjatë se një shekull. Le të na falë z. Hill, por -- cka është tepër, është tepër -- edhe poqese vjen nga ambasadori i shtetit të cilën Kosova e konsideron shtet mik të ngushët e të shenjët të vedin dhe frymzohet rregullisht nga vlerat demokratike të tij - nga ambasadori i SHBA-s.

E drejta e individit apo kolektivitetit nuk është e pafund. Ajo e ka limitin e vetë dhe është e limituar deri te kufiri i të drejave të tjetërit, që përcaktohet edhe me ligj, të cilat të drejta të tjetërit poashtu nuk guxohet të cenohen e të shkelën. Kjo vlenë dhe për pakicën etnike sërbe në Kosovë në raport me shqiptarët autokton në trevat e tyre stërgjyshore mijavjecare dhe shtetin e pavarur dhe suveren të Kosovës dhe ligjet ndërkombëtare të pakicave etnike.

Më tutje vlenë të përmendet edhe kjo se shqiptarët, si pasardhës të ilirëve në Ballkan, i cili në fillim quhej ILIRI, janë autrokton dhe në këto treva jetojnë me mija vjetë, den baba den. Sërbët nga ”Pashalluku i Beogradit”, (1791) që shifët në hartën e Enciklopesisë së Rusisë të vitit 1817 me agresionin ekspansionist barbar kanë zbritur në jug të atij pashalluku deri në Kosovë, përfshirë edhe Kosovën, ëndërr dhe lakmi e madhe e tyre, të cilën për shkak të pasurive nëntokësore Sërbia gjithmonë e ka konsideruar si “AFRIKË TË BARDHË”e terren për eksploatim e kolonizim.

Nga njohuritë më elementare të mendimit shkencor mund të kuptohet se sërbet, siq shifët edhe nga harta e përmendur historike, kanë zbritur në jug të atij pashalluku me metoda më mizore të pastrimit etnik e me gjenocid ndaj shqiptarëve autokton. Këtë e tregojn me kompetencë shkencore edhe tjerët. Ndër ata është edhe Dr. Mijo Milas:” Gjenocidi i parë në Europë është gjenocidi që Sërbia gjatë vitëve 1912-1913 ka krye ndaj shqiptarëve”. Gjenocidet sërbe ndaj shqiptarëve janë përsëritur kurdo që ka pasë luftëra në Ballkan.

Individi kuptohet nuk është i gjithëdijshëm që përpos njohurive tjera të veta të jetë njëherit edhe historian edhe antropolog e hulumtues, por shumëcka na tregojn shumë të tjerë me veprat e tyre të argumentuara si trashëgimi historike botërore. E tillë është edhe vepra“Albanienes Golgatha” (“Golgota Shqiptare”), e autorit hebre, që është një dokument i gjenocidit sërb ndaj popullit shqiptar, i botuar gjermanisht në vitin 1913, i cili u shkrua nga autori austriak Leo Freundlich (1875-1953), si një dokumentim dhe përmbledhje e lajmeve ditore në raportimet e shtypit të asaj kohe gjatë pushtimit sërb të viteve 1912-1913, duke shpjeguar në detaje masakrat, dhunimet, dëbimet, torturat dhe mizoritë në spektër të gjerë të cilat i vuajtën civilët e pafajshëm autokton shqiptarë në agresionin hegjemonist barbar okupues sërb nga ushtria dhe paraushtarakët çetnikë sërb. Citat: “Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ato ishin shtatzëna, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjëve” shkruan Leo Freundlich.

Se në cfarë kushte koloniale e në cfarë cilësie mandej kanë jetuar shqiptarët dhe sërbët në atë kohë, më së miri na tregon vetë Kryetari i Gjykatës Supreme të Sërbisë, personi profesional dhe shtetëror më i autorizuar dhe më me kompetencë në atë kohë, në veprën e vetë, Đorđo Krstić: “Kolonizacija u Južnoj Srbiji”. Sarajevo, 1928. Poashtu edhe kjo vepër jep njohuri të mjaftueshme për sërbët si ardhacak dhe marrëdhënjet e egëra kolonizuese të tyre me shqiptarët autokton.

Në fakt, sic thot ambasadori zoti Cristopher Hill, vërtet nuk duhet të jeshë historian apo antropolog që ta kuptosh, dhe jo vetëm aq, por edhe më shumë se aq, sic është bj. fj. të mos e besosh brendinë dhe thellësinë kur këtë e thot aq thjesht e aq kuptuashëm shkrimtari sërb me famë botërore, autoriteti nacional sërb më i lartë letrar e shkencor, antari (1970) i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Sërbisë, (ASHAS), shpesh me krenari nga vetë sërbët i quajtur edhe babai i kombit sërb, si dhe President i R.F. Jugosllavisë (1992 – 1994), Dobrica Cosiq: ” Laž je srpski državni interes” (“Gënjeshtra është interes shtetëror sërb”); dhe aty diku tjetër prap: “Laž je u samom biću srbina” (“Gënjeshtra ështe në vetë qenjën e sërbëve”) si dhe “Srbe je toliko puta u istoriji spašavala laž” (“Sërbët sa e sa herë në histori i ka shpëtuar gënjeshtra) , dhe “Laž je vid srpskog patriotizma” (“Gënjeshtra është pikëpamje e patriotizmit sërb”) si njohuri e thellë historike dhe vlerësim studimor autentik dhe origjinal i karakterologjisë kombëtare vetanake, por edhe si mesazh politik të sjelljës për gjeneratat tjera sërbe të mëvonëshme. Dhe, natyrisht, njohuri për këdo tjetër që dëshiron dhe vendos të kuptojë.

Kosovës i nevojitet mbështetje nga faktorët ndërkombëtarë, kuptohet edhe nga ambasadorët, mbështetje për një politikë të drejt që siguron paqë dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan; i nevojitet një politikë e vlerave demokratike evroperëndimore për bashkëpunim ndëretnik e paqë e mirëkuptim në mes vedi, dhe kurrsesi vetëm e mjaftueshëm që të mos ketë gjakderdhje dhe gjenocid, por, si e gjithë Evropa demokratike, të ketë raporte të mira individuale, familjare dhe kolektive ndëretnike të përgjithëshme si dhe, në radhë të parë, raporte të mira shqiptaro-sërbe të cilat nga logjika kolonialiste e hegjemoniste janë përkeqësuar skajshmërisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat