Autoshkollat në Kosovë po e rrezikojnë sigurinë në komunikacion!

Opinione

Autoshkollat në Kosovë po e rrezikojnë sigurinë në komunikacion!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 12 mars 2023 Në ora: 18:42
Ismail Muçiqi

Çdo ditë po dëgjojmë lajme me kronika të zeza se nëpër magjistralet dhe autostradat tona po ndodhin aksidente me fatalitet ku po humbin jetën qytetarët e moshave të ndryshme. Mjerisht pas çlirimit të Kosovës gjithandej u hapën qindra autoshkolla shkele shko të cilat agjendë e kanë interesin e tyre financiar e fare pak (apo hiq) nuk kanë arritur që përmes këtyre autoshkollave t’i përgatisin kandidatët në aspektin profesional dhe praktikë për sigurinë në komunikacion.

Nga ky kaos nëpër rrugët tona humbën jetën një numër i konsiderueshëm i udhëtarëve apo edhe i vozitësve të automjeteve të cilët pa meritë u pajisen me patent shoferë përmes formave më të ndryshme abuzive. Nuk janë të rralla rastet kur dëgjojmë se një numër i të rinjve të cilët i ngasin automjetet jashtë qdo rregullative ligjore, janë bartësit kryesorë që po e rrezikojnë sigurinë e qytetarëve në komunikacion. Këto fatkeqësi me pasoja të rënda dhe me dëme të mëdha materiale po i shkaktojnë probleme të mëdha shoqërisë kosovare. Është interesant të theksojmë se shoqëria kosovare po përballet me dy fenomene të jashtëzakonshme e këto janë dëshira e çdo qytetari për të pasur automjete.

Fenomeni tjetër i cili ka depërtuar në çdo familje kosovare është qasja dhe posedimi i teknologjisë informative (interneti} përmes telefonave të mençur mobilë. Nuk janë të rralla rastet kur dëgjojmë se nëpër rrugët tona një numër i të rinjve i ngasin automjetet me shpejtësi marramendëse deri në 200 kilometra në orë.

Këta persona “kamikazë” nuk kanë kulturë elementare, nuk kanë shkollim elementarë, rrjedhin nga familjet e pasura të cilat kanë krijuar kapitalë duke i shfrytëzuar benefitet që ua krijojë politika përmes nepotizmit dhe familjarizimit. Shkaktarët e kësaj gjendje nëpër rrugët tona janë shumë dimensional. Dikur nëpër shkollat tona si lëndë në plan programet shkollore ishte edukata politeknike përmes të cilës nxënësit i mësonin rregullat elementare të kulturës qytetare në qarkullim. Kështu përmes teorisë dhe praktikës nxënësit i arrinin bazat elementare të njohurive për tu përgaditur në vozitjen e automjetit.

Mjerisht kjo tani më nuk po ndodh nëpër shkollat tona. Këtë boshllëk (kaos) në mënyrë perfide po e shfrytëzojnë autoshkollat private të cilat po lëshojnë patent shoferë shkel e shko pa i përgatitur kandidatët si në aspektin teorik njashtu edhe praktikë (vozitje). Janë të rralla rastet apo nuk ka fare kur kandidati bjen nga provimi për shkak të mungesës të njohurive elementare që i kërkon rregullativa ligjore për aftësimin e shoferëve. Nuk janë të rralla rastet kur kandidati posa arrinë moshën 18 vjeçare pa asnjë përgatitje profesionale arrinë pa meritë ta marrë patent shoferin.

Në këtë drejtim pati edhe afera dhe keqpërdorime nëpër disa qendra ku janë të licencuara autoshkollat. Duhet theksuar se gjithandej përfolet se korrupsioni është prezentë tek një numër i autoshkollave të cilat u pasuruan pa meritë duke lëshuar patent shoferë pa i përgaditur kandidatët pasoja të cilat tani po i bartin qytetarët e pafajshëm të cilët po vdesin nëpër rrugët tona nga shoferët “kamikazë” të cilët vozitin gjipa të shtrenjte pa pasur edukatë dhe njohuri elementare për të dalur në rrugët e asfaltuara të Kosovës. Andaj nëse këto institucione kanë dështuar për ta ndryshuar këtë gjendje kaotike patjetër duhet të veprojë ligji dhe politika ndëshkuese ndaj të gjithë atyre që po i shkaktojnë dhimbje individit, familjes apo shoqërisë në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat