Cila Qeveri ka qenë më e korruptuar: Hashimit, Isës, Ramushit, Dullës apo Albinit?!

Opinione

Cila Qeveri ka qenë më e korruptuar: Hashimit, Isës, Ramushit, Dullës apo Albinit?!

Nga: Faton Mehmeti Më: 14 mars 2023 Në ora: 14:59
Faton Mehmeti

Që nga shpallja e pavarësisë Kosova është përballur vazhdimisht me korrupsionin, kancer i shoqërisë.

Raportet ndërkombëtare që nga paslufta e kanë rënditur vendin tonë shumë keq sa i përket korrupsionit.

Korrupsioni në prokurimin publik dhe zvarritja e këtyre rasteve dhe të tjerave në prokurori e gjykata kanë bërë që Kosova, në raporte ndërkombëtare, të renditet në mesin e vendeve me nivel të lartë të korrupsionit, thonë organizatat që monitorojnë punën e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Transparency Internetional para disa viteve Kosovën e kishte renditur në vendin e 110 për korrupsion nga 178 vende të botës. Kosova renditet më poshtë se vendet e tjera të rajonit.

Derisa në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, Transparency International e ka renditur sërish Kosovën në mesin e vendeve që kanë nivel të lartë të korrupsionit, pavarësisht se është shënuar një përparim i lehtë.

Kosova ka shënuar progres të lehtë në luftën kundër korrupsionit sipas Transparency International e cila i ka dhënë 39 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 apo 3 pikë më shumë se sa në vitin 2020, raporton Anadolu Agency (AA).

Kosova pas 3 vitesh stagnimi në fushën e anti-korrrupsionit  në vitin 2021 shënoi përparim të lehtë. Pra, nga të gjitha raportet ndërkombëtarw, Kosova ka shënuar progres në luftën ndaj korrupsionit.

Janë zhvilluar me dhjetëra aksione ndaj përeonave të korruptuar, lufta ndaj fajdeve dhe haraçit gjithashtu është rritur.

Që nga pas lufta me shtetin kanë udhëhequr Hashimi, Ramushi, Isa, Dulla e Albini, me korrupsionin që rrinte këmbëkryq, veç së fundi ka nisur të luftohet seriozisht, bazuar edhe në raportet ndërkombëtare.

Fatkeqësisht korrupsioni në Kosovë kishte krijuar një klasë politike të shantazhuar e aftë për të bërë çdo gjë për të mbrojtur veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat