Epoka PD-Basha po vjen, ajo e “Trekëndëshit të Bermudës” do shkojë

Opinione

Epoka PD-Basha po vjen, ajo e “Trekëndëshit të Bermudës” do shkojë

Nga: Skënder Kapiti Më: 17 prill 2023 Në ora: 20:00
Skënder Kapiti

Edhe me 14 Maj 2013 ata që do “fitojnë bashkë” janë këta të tre, Trekëndëshi BRM(Berisha-Meta-Rama). Por kjo do jetë fitorja e fundit te tyre, pas së cilës shpejt do u vijë fundi, ashtu sikurse në vitin 1992 kur i erdhi fundi diktaturës komuniste.

Pas 14 Majit do i vijë fundi edhe Diktaturës së korrupsionit të tranzicionit që zëvëndësoi ishkomunizmin.Me mbështetjen e SHBA-ve, Partia Demokratike shëmbi diktaturën komuniste, por edhe tani po me mbështetjen e SHBA-ve, po Partia Demokratike euroatlantike me reformatorin Lulzim Basha dhe me Elitën e re politike të saj do cmontojë diktaturën e korrupsionit.

Misioni i Bashës dhe PD -së istitucionale është penguar, rrugëtimit të tij i janë bërë kurthe dhe pengesa por ai mision nuk ështe këputur dhe as nderprerë. Ai do bëhet dhe do lëvizë fuqishëm pas 14 Majit sepse përshpejtimin dhe triumfin e tij e kërkojnë koha, e ardhmja, demokracia, zhvillimi, lufta kundër korrupsionit, integrimi , ligji dhe drejtësia, pasi është edhe tjetra, ajo se Basha dhe PD kanë mbështetjen e SHBA-ve dhe të perendimit. Këtë e deklaroi në Tiranë edhe Zv/Ndihmës Sekretari Escobar:

“Po, thënë kjo, unë mendoj se Shqipëria ka një të ardhme vërtet të jashtëzakonshme dhe duhet të fokusohet tek e ardhmja. Dhe ka shumë njerëz që do të donin ta tërhiqnin atë në të shkuarën dhe unë nuk mendoj se ky është një vend ku Shqipëria dëshiron të shkojë”.

Dhe a nuk janë ata që duan ta mbajnë e ta tërheqin Shqipërinë nga e shkuara Trekëndëshi i Bermudës, krimi, tradhtia,hajnija dhe korrupsioni i politikës së vjetër.

FOLTORE-LSI, kualicioni që ka lëshuar parullën populiste “Bashkë Fitojmë” janë ata të cilët fituan në kualicionin e viteve 2009-2013, por që humbën aq shumë e aq thellë demokratët ,shqiptarët dhe Partia Demokratike.

Është po përsëri ai kualicion që e forcoi dhe e rriti Partinë Socialiste të Ilir Metës në dëm të demokratëve, e që po përsëri tani ky kualicion i shërben po LSI- së dhe që dëmton demokratët dhe Partinë Demokratike.

Ta zëmë se nëse fiton ky kualicion, atëhere do të rifitojnë po ata të cilët populli i ndëshkoi ashpër në vitin 2013, gjë që nuk është e mundur që të riciklohen humbësit dhe të korruptuarit. Do fitonin ata të cilët u ndëshkuan ashpër në zgjedhjet e vitit 2013 dhe ata prej të cilëve Partia Demokratike është në këtë gjëndje sot. Nëse do fitojnë FOLTORE-LSI atëhere do fitojnë kualicioni i korrupsionit dhe i “non grata”-ve. FOLTORE-LSI, nëse ato fitojnë kjo fitore është e barazvlefshma me fitoren e rilindjes socialiste, sepse në të dy rastet fiton korrupsioni, hajnija, tradhtia, pabesia dhe të këqijat demokratike, publike e kombetare, fiton “Trekëndëshi i Bermudës” Pra në këto zgjedhje kushdo që të fitojë nga të politikës së vjetër, ata që do humbasin por perkohësisht janë demokratët, populli dhe demokracia.

Si ka mundësi që këta zullumqarë nuk pendohen e t’i kërkojnë falje publikut dhe shqiptarëve, të tërhiqen e t’u hapin rrugë të tjerëve dhe të resë dhe minimalisht do duhej ata që të vetëlargoheshin.Demokracia, vendimmarrja popullore e zgjedhjeve dhe Ligji duhet detyrimisht që këta zullumqarë t’i ndëshkojë dhe dëbojë nga pushteti e politika, në mënyrë që të vijë ndryshimi e përmirësimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat