Liberalzimi i vizave i vonuar për qytetarët e Kosovës!

Opinione

Liberalzimi i vizave i vonuar për qytetarët e Kosovës!

Nga: Prof. As. Dr. Nijazi Halili Më: 19 prill 2023 Në ora: 15:08
Autori Prof. As. Dr. Nijazi Halili

Liberalizimi i vizave i vonuar për qytetarët e Kosovës, si pasojë e plogështisë dhe neglizhencës së Bashkimit Evropian.

Qytetarët e Kosovës e kanë merituar qysh herët liberalizimin edhe pse gjithnjë BE-ja kërkonte kritere mbi kritere duke deklaruar se vendi ynë akoma nuk i ka përmbushur  kritetert të cilat ishin kërkuar në vazhdimësi nga BE-ja, e në theks të veçantë sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, që ishin dy kriterer fundamentale që i kërkonte  BE-ja.

I bindur jam se Kosova ka qenë dashur të fitoj liberalzimin e vizave e para në rajon, duke ditur se si qëndrojnë vendet e rajonit në ketë drejtim.  Është jo normale dhe e pakuptim që shteti ynë të mbahet penga për marrjen e liberalizmit  të vizave për vite të tëra.  Kjo jep të kupton se vendi ynë gjithnjë është anashkaluar, duke ja përmbushur Bashkimi Evropian apetitet shtetit të Serbisë.

Tani, shtrohet pyetja, sa do të zgjatë i tërë procesi i integrimit të vendit tonë në BE?   Kur dihet mirëfilli se pesë shtete  të BE-së, akoma nuk e kanë njohur realitetin e  ri të shtetit të Kosovës. 

Kjo le shumë dilema për të menduar, se  inegrimi i vendit tonë do të zgjasë me vite të tëra, nese nuk kemi ndonjë ndryshim të politikave të brendshme  të Bashkimit Evropian,  karshi shtetit të Kosovës, i cili  ka ngecuar në rrugëtimin dhe integrimin e saj, drejtë familjes Evropiane dhe instancave relevante ndërkombëtare.

Autori është profesor në UNI-Universum International College& Powered by Arizona State University!
Ferizaj, 19.4.2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat