Gogoli rusë, karremi perëndimor, skribomania apo makthi i disa “analistëve” ose periodistëve të Kosovës?!

Opinione

Gogoli rusë, karremi perëndimor, skribomania apo makthi i disa “analistëve” ose periodistëve të Kosovës?!

Nga: Agron Shabani Më: 20 prill 2023 Në ora: 14:16
Autori Agron Shabani

Kosovës, me në fund iu dha drita jeshile për liberalizimin e vizave nga ana e teknokratëve ose burokratëve të trashë (të majmë) në Bruksel dhe Strasbug. Ky është lajmi kryesor në mediat e shkruara dhe elektronike të Kosovës, të cilat meritën ekskluzive ose eksplicite për liberalizimin e vizave, ua atribuojnë Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe Donika Gërvalles & Compapy, e jo nevojave imanente, imediate ose emergjente të vendeve kryesore të BE-së për krah ose vegla të reja manuale, mekanike ose fizike. Për të mos thënë këtu për hamall ose rrogëtar të ri nga Ballkani. Nejse!

"Ata që kanë vuajtur, lënguar dhe pësuar aq shumë nën skamjen, sundimin ose robërinë e huaj, nuk e njohin dot lirinë dhe vrapojnë pas të tjerëve. "Shpirtërat e nënshtruar dhe të robëruar nuk e durojnë dot lirinë dhe vrapojnë vazhdimisht pas saj duke u kthyer në skllevër". (Stefan Zweig)

Nuk kam asgjë personale kundër njerëzve ose politikanëve të ndryshëm ditorë ose periodikë në Kosovë, e aq me pak ndaj artikullshkruesve ose opinionistëve të përditëshem të gazetave ose portaleve të ndryshme shqiptare në Kosovë dhe emigracion ose diasporë. Por, "prirja" ose "talent i madh" për të shitur ose falur gjithçka pa fituar asgjë konkrete, sublime ose relevante në politikë, diplomaci, kulturë ose informacion: Të ngjanë paksa në mitin ose legjendën e njohur popullore mbi "Rozafatin" ose "Kalanë e Shkodrës mbi lumin Bunë"....Prish ose shkatërro natën, për të ndërtuar ose punuar ditën... E sidomos atëherë kur në emër të urës, duhet sakrifikuar ose dhënë falas ose gratis Rozafën. E sidomos për t'u bërë dikush nga askushi përmes skribomanistë ose daljes së përditshme në gazeta, portale ose media të ndryshme në Kosovë ose diasporë, duke shkruar ose folur përditë pa thënë ose treguar asgjë konkrete dhe relevante.

Apo, duke folur ose shkruar elozhe, elegji ose ditura me të ndryshme në emër të filan pushtetit dhe fëstëk politikanit ditorë ose periodikë, i cili apo të cilët, gjithmonë duhet dhënë, sakrifikuar ose falur blanco lirinë (çlirimin), gjakun, nderin, moralin, popullin (kombin), shtetin, pavarësinë, sovranitetin, ekskluzivitetin, spontanitetin, individualitetin, autenticitetin dhe integritetin e përgjithshëm shtetërore, nacional, etnik, historik, territorial (gjeografik) dhe kështu me radhë pa fituar asgjë. Plus vlerat e njohura epokale dhe monumentale të luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së bashku me liderët ose komandantët e saj, të paraburgosur në Den Hagë, duke shpifur, sajuar, manipuluar, spiunuar ose deponuar dëshmi të rrejshme kundër tyre!!!

Ndryshe nga kjo, skribomania është një sëmundje e rëndë dhe tepër e rrezikshme mentale ose psikologjike për të folur ose shkruar gjatë ose vazhdimisht pa thënë asgjë konkrete ose relevante në çështjet dhe aspektet e njohura shkencore ose metodologjike. Mbase, një sëmundje kronike e personave ose individëve të ndryshëm me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale ose psikofizike.

Nuk po di?!

Ç' është e vërteta, nuk ka ekzistuar kurrë një inflacion aq i madh i "analistëve dhe publicistëve" të ndryshëm stupid, nebuloz, cinik dhe injorant në Kosovë, se sa sot. Kujtojë se kjo ka ndodhur për shkak të asaj se në Kosovë ka një përballje ciklike dhe enciklike në mes vlerave dhe antivlerave.

Zatën në këtë prizëm, duhet zbuluar ose kërkuar edhe pistën e anomalive dhe patologjive të panumërta paradoksale, reaksionare dhe anakronike në Kosovën e pasluftës.

U mor vesh se pasè skribomanisë fshehën edhe grafomania, egopatia, egomania, psikopatia, skrizofrenia, idiopatia, megallomania, histeria, prepotenca, fotopatia, paranoja, anksioziteti, malicioziteti, imbeciliteti (imbiciliteti), kontradiktiviteti (kontradiktsioni), kontraproduktiviteti, indolenca, animoziteti, dekadenca, nebuloza, stupiditeti, mediokriteti, patetika, semantika, pasioni, konfuzioni, abnormaliteti, iracoinaliteti, fataliteti, patologjia, autodestruksioni, autodekonstruksioni, inercioni, perversiteti, turpi, marrëzia, kontradita me të tjerët dhe me vetvetën dhe kështu me radhë.

Ndonëse, pa i harruar këtu suficitet dhe deficitet e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, strategjike, gjeopolitike, protokolare, diplomatike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, socio politike, socio psikologjike, socio filozofike etj. Ashtu siç i kemi edhe pengesat ose vështirësitë e ndryshme si amnezioni dhe retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në art, politikë të lartë ose diplomaci, fobia, paranoja, frika, afazia, depresioni, tensioni, sugjestioni, inkubacioni, mutacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional, kompleksin e Edipit, inferioritet, maliciozitet dhe kështu me radhë.

Sidoqoftë, rrokullisja e sërishme në greminë ose humnerë pas kapërcimit të bregut, të ngjanë në vetëvrasje individuale dhe kolektive, ose në fatalitet.

Provoni vetëm njëherë t'ua shani, përqeshni ose injoroni amerikanëve, anglezëve (britanikëve), gjermanëve, francezëve, italianëve dhe të tjerëve heronjtë e tyre shtetëror dhe nacional, dhe do e shihni dhe vërtetoni edhe vet, se si do kaloni me ta!!!

Ndërkaq, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe komandantëve ose çlirimtarëve të tjerë shqiptar të UÇK-së: Si shpata e rëndë e Demokleut mbi kokë, si duket u ka rënë hise

misioni i njohur i Herkulesit për lirinë (çlrimin) dhe pavarësinë e Kosovës.

Udhë, udhë dhe vetëm udhë...!

Shumë udhë, shumë sfida, shumë sakrifica, shumë gjak, shumë krajata, shumë drama, shumë stacione, shumë itinerare dhe udhëkryqe të pafundme për dalzotësit ose çlirimtarët shqiptarë...

Udhë në luftën e njohur çlirimtare dhe heroike të UÇK-së për t'i mbrojtur dhe shpëtuar kombin dhe atdheun kur e kishin më se vështiri dhe kur ndodheshin në rrezik nën muzgujt dhe ato hije të lugatëruara të mesjetës...Kur u kishte shkuar laku në fyt, litari në shpirt dhe thika e serbit në asht!

Udhë për të mbrojtur lirinë (çlirimin), pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e përgjithshëm shtetëror, nacional, politik, territorial ose gjeografik të Kosovës nga Serbia komplotistë, kriminale, përfide, tinëzare dhe e pabesë, me Rusinë, Kinën ose kampin (bllokun) e njohur kundër Kosovës dhe shqiptarëve, në anën ose prapavijën e tyre.

Udhë për t'i mbrojtur pastërtinë, nderin, moralin dhe vlerat e njohura epokale dhe monumentale të luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së në Den Hagë dhe gjithandej!

Udhë për të mbrojtur luftën e UÇK-së nga fosilet ose kopilët e huaj, gjegjësisht nga melezët, hibridët ose bastardët e ndryshme puroshqiptar, joshqiptar dhe antishqiptar

të trafikuar ose kontrabanduar në hallkat ose zinxhirët kryesor të shtetit, pushtetit, inteligjencës, politikës dhe politike bërjes së Kosovës.

Gjithmonë udhë, udhë dhe vetëm udhë...Të "dashuruar ose bërë merak" në udhë, itinerare, stacione ose rrugëtime të pafundme!?

U mor vesh se Aleksandrit (Lekës) të Madh, Aristotelit, Talësit, Sokratit, Platonit, Homerit ose Herodotit: Njerëzit ose popujt e ndryshëm, nuk shohin, nuk lexojnë, nuk logjikojnë, dhe nuk shkojnë në luftë vetëm për t'i parë dhe numëruar yjet në qiellin ose universin e pafund! Apo, për të kapërcyer ylberin përtej asaj "anës tjetër" si Sizifi...Por, edhe për t'i parë, njohur, zbuluar, skicuar, vizatuar, ravijëzuar, konturuar, identifikuar dhe përcaktuar kufijtë e tyre me të tjerët, si dhe për t'i njohur, zbuluar, lidhur ose identifikuar urat ose rrugët e reja të fatit dhe ardhmërisë së tyre individuale dhe kolektive.

Mendojë se nuk do e mërziti ose bezdisi askënd, nëse e ceku ose potencojë prap ose vazhdimisht se: kemi vuajtur, pësuar dhe sakrifikuar aq shumë ne shqiptarët në rrugën e gjatë të çlirimit (lirisë) dhe pavarësisë individuale dhe kolektive...Janë sakrifikuar shumë breza ose gjenerata të tëra.

Mrekullia e tërë kësaj maratone ose odisejade të gjatë dhe kaq të mundimshme qëndron në faktin se falë Zotit të Madh e Falënderues, falë luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, si dhe përpjekjeve tjera biblike dhe titanike të popullit (kombit) dhe elitës së njohur intelektuale dhe patriotike, i kemi mbijetuar dhunën, terrorin, gjenocidin, etnocidin, urbanocidin, kulturocidin dhe masakrat serbe së bashku me muzgujt ose hijet e lugatëruara të mesjetës.

Ndonëse, rilindja ose ringjallja shqiptare ose kosovare, asnjëherë nuk ishte finale, absolute ose komplete, por e pjesshme ose relative.

Shtetin, lirinë dhe pavarësinë tonë individuale dhe kolektive, gjithmonë duhet matur, çmuar dhe vlerësuar në bazë të luftës dhe sakrificave të njohura individuale dhe kolektive, e jo në bazë të interesave të ndryshme politike, partiake, pushtet mbajtëse ose karrieriste të grupit, personit ose individit. E sidomos vlerat e njohura të luftës së lavdishme të UÇK-së.

Serbët i kanë humbur të gjitha luftërat e tyre pushtuese, koloniale, imperiale, shkatërrimtare ose apokaliptike në Kosovë, Kroaci si dhe kundër popujve (kombeve) dhe shteteve tjera.

Kapitulli i luftërave të atjeshme, sikur është mbyllur njëherë e përgjithmonë. Apo....?!

Ndonëse, luftërat e njohura çlirimtare dhe patriotik, siç ishte lufta çlirimtare, heroike dhe patriotike e UÇK-s, janë shumë të rëndësishme, esenciale ose jetike për mbijetesën dhe ekzistencën e një populli (kombi) dhe një shteti.

Në fushën e nderit ose frontin e lutës, shpeshherë vendosët edhe për ekzistencën, edhe për zhdukjen ose shfarosjen e një populli (kombi) ose etnikumi të tërë.

Janë fronti i lutës ose fusha e nderit së bashku me aktin e lartë të heroizmit, sakrificës ose vetëflijimit individual dhe kolektiv, ato vlera dhe parime sublime e kaq relevante, që vendosin për mbijetesën, ekzistencë, fatin dhe ardhmërinë e popujve, kombeve dhe shteteve.

Janë trashet, rrogozet, ruinat ose istikamët e luftës ato mbi të cilat shpeshherë ose vazhdimisht janë skicuar, vizatuar, hartuar, formuluar, ngritur ose projektuar fitoret e mëdha së bashku me hartat ose gjeografitë e reja shtetërore, nacionale, etnike, politike, historike etj.

Ndërkohë që luftërat e lavdishme liridashëse, çlirimtare ose patriotike siç ishte lufta e UÇK-së: Nuk na mësojnë kurrë t'i duam pushtuesit e deridjeshëm, apo armiqtë e ndryshëm shekullor ose gjakatar, por t' i urrejmë ose injorojmë ata së bashku me projektet ose planimetritë e tyre kundër nesh.

Se këndejmi, luftërat e njohura çlirimtare ose patriotike, të mbiquajtura ose titulluara shpesh edhe si prindërit (baballarët) dhe të lindurit (fëmijët) e parë të një kombi dhe shteti: E kanë efektin dhe mesazhin e njohur determinant ose paradigmatik të përmirësimit dhe përmbarimit të paradokseve, naiviteteve ose padrejtësive të ndryshme shtetërore, nacionale, politike, historike, gjeografike e tjera nga e kaluara.

Në fund të fundit, sipas idealeve, koncepteve, formulave ose doktrinave të shquara të

luftërave të njohura çlirimtare dhe patriotike: Lufta, gjaku, mundi dhe djersa e heroit ose dëshmorit, shpëtojnë lirinë, tokën, nderin, moralin, gjakun, gjuhën, atdheun dhe ardhmërinë e kombit."

Sidoqoftë, popujt (kombet) dhe shtetet e ndryshme, sipas Bibles, Ungjillit dhe Kuranit: Ashtu sikurse yjet në qiellin ose universin e pafund, vazhdimisht iu nënshtrohen eklipsëve ose proceseve të ndryshme evolutive ose ripërtëritëse në kuptimin e asaj se gjithçka ripërtërihet, transformohet dhe merr jetë të re, sapo të rishfaqët (rikthehet) drita e bekuar e Zotit. Edhe agu (agimi) dhe ringjallja, janë shfaqje të larta hyjnore dhe sinomike në kuptimin e rishfaqjes së vazhdueshme të dritës së jetës, gjenealogjisë së popullit (kombit) dhe gjenialitetit të Zotit (Hyjit) dhe natyrës.

E them këtë, para së gjithash duke u mbështetur ose bazuar në faktin se në Kosovë: Politikën dhe diplomacinë, jo rrallë i bëjnë feja ose religjioni, e jo elitat e njohura shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike, gazetareske, publicistike etj.

Kjo për faktin se populli ose elektorati i përgjithshëm në Kosovë, me tepër janë fetar ose laikë politik, se sa të kualifikuar, auditorial ose edicional. Ndonëse, në Kosovë deri me sot, nuk është bërë kurrë ndarja e fesë ose religjionit nga politika, diplomacia, arsimi, shkenca, kultura ose informacioni. Jo çfarë!

Ndryshe nga kjo, mendimtarët e mëdhenj janë shpeshherë ose vazhdimisht komunikues, dialogues ose oratorë supremë dhe kulminant. Tek disa "politikan, diplomat, krye diplomat, opinionist, analist, publicist ose patriot shqiptar" ndërkaq, raportët ose marrëdhëniet e ndryshme mes mendimit, shkrimit, gjuhës ose komunikimit, gjithmonë shfaqen shpifëse, denigruese, linçuese, demonizuese (satanizuese), shantazhuese, komplotistë, konfliktuale, kontraditore, banale dhe fataliste. Kujtojë se të gjitha këto së bashku, sikur e bëjnë të kanosur (rrezikuar) seriozisht qenien, materien, krijesën, pronën (pasurinë) dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive

Imagjinoni ose paramendojini për një çast ose moment të vetëm Albin Kurtin, Vjosa Osmanin, Glauk Konjufcen, Donika Gërvallen dhe "korin diplomatik" të Kosovës me "Trepçën", Ujaminin si dhe me resurset ose pasuritë tjera të Kosovës dhe shqiptarëve nëpër çantat ose valixhet e tyre ("politike ose diplomatike")-nëpër "kazinotë e globit" në emër të "liberalizimit të vizave" dhe "integrimeve" të ndryshme....!!!

Imagjinoni ose paramendoni për një çast ose moment të vetëm "figurat supreme" ose "madhështore" që i "zotërojnë" edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me "gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit"!

Imagjinoni kokat e përulura dhe të nënshtruara që nuk i pren kurrë tehu i shpatës së huaj..! E sidomos kokat e përulura (nështruara) ose fare boshe, ku zgjatet ose shtrihet qafa e tyre jokurrizore, poshtë krahut të së cilës prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë.

Unë personalisht dua të mendojë dhe besojë fuqishëm se shqiptarët i kanë njohur, përjetuar dhe kuptuar me kohë ngjarjet, mesazhet, fytyrat, figurat, portretët ose fotografitë e heronjve, aktereve ose protagonisteve të njohur të ngjarjeve dhe ndodhjeve të ndryshme shtetrore, nacionale, ushtarake (luftarake), intelektuale, kulturore, politike, diplomatike etj. Në të kundërten, askush prej tyre nuk është aq i marrë, stupid, nebuloz, cinik ose injorant, sa për të mos i parë, dëgjuar, lëxuar, njohur dhe kuptuar mesazhët (porositë), ngjarjet, zhvillimët, kërkesat, fytyrat, figurat, autoritetët dhe zërat e kohës, shpirtit dhe historisë së njohur shqiptare!

'Të lirë, të lumtur, të mençur (ditur), urryer dhe xhelozuar, apo të falur, gjykuar, dënuar dhe të mjerë...?! Kjo është dilema.

Në të kundërtën, Vuçiçi, Daçiqi dhe Seljakoviçi & Company: Epilogun ose fundin e dialogut kontekstual, kontestual ose koncesional të Kosovës me Serbinë, vazhdimisht e masin ose përcaktojnë në bazë të arritjeve ose përparimeve ushtarake (luftarake) të Rusisë në Ukrainë! Me besoni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat