Opozita “i lutet” Gjykatës Kushtetuese ta rrëzojë Vjosa Osmanin nga posti i presidentes

Opinione

Opozita “i lutet” Gjykatës Kushtetuese ta rrëzojë Vjosa Osmanin nga posti i presidentes

Nga: Faton Mehmeti Më: 20 prill 2023 Në ora: 14:30
Autori Faton Mehmeti

Ndonëse janë treguar në përgjithësi të heshtur për temën në fjalë, opozitës do i bëhej qejfi nëse Gjykata Kushtetuese këto ditë merr vendim në favor të ish-deputetëve Veton Berisha dhe Albert Kinolli. Të njëjtit, në prill të viti 2021 kishin dorëzuar ankesë në lidhje me dyshimet për orkestrimin e votimit nga ana e partisë rome “Romani Iniciativa”, në vendbanimet me shumicë serbe. Sicili mund të jep mendimin e vet se si mund të vazhdohet tutje nëse kontestohet mandati i këtyre dy deputetëve, me shumë gjasë procesi i zgjedhjes se presidentes duhet të kthehet në piken zero, ose vendi duhet të shkoj në zgjedhje.

Krejt kjo pasi në seancën e Kuvendit kur ishte zgjedhur përfundimisht Vjosa Osmani kishte qenë i pranishëm edhe deputeti i Iniciativës Rome, Fadil Gashi, kjo nga disa shihet të jetë rrezik nëse mandati i deputetit të Iniciativës Rome del të jetë jolegjitim. Rast të ngjashëm kishte ndodhur në dhjetor të vitit 2020 nga Gjykata Kushtetuese, e cila e rrëzoi Qeverinë e atëhershme të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Mendoj se Kushtetuesja s’duhet të shqyrtojë fare diçka që ka kaluar të gjitha afatet juridike, me padurimin e pritur shumë nga opozita. Ka shumë gjykatës të lidhur me ish pushtete e kaluara e që mund të ndikohen në vendimarrje, për të shpërqëndruar qeverinë nga punët e saja bashkë me institucionin e presidentes. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të tregojë shumë hapur për ndikimin ose jo të saj nga prapavija. Ka shumw njerëz të prekur nga vendimet e qeverisë apo presidentes që bëjnë presion në media sikur Kushtetuesja mund të rrëzojë presidentet pa qenë subjekt fare.

Kontestimi ka të bëjë me votat nga mandati i një deputeti nga partia Romani Iniciativa në dobi të kandidatit për deputet Veton Berisha. Gjasat janë minimale që të rrëzohet presidentja Osmani, ndonëse mbetjet e klanit "Pronto" ëndërrojnë ditë e natë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat