Dokumentari propagandistikë i RTS-së dhe imagjinata anti shqiptare e Serbisë!...

Opinione

Dokumentari propagandistikë i RTS-së dhe imagjinata anti shqiptare e Serbisë!...

Nga: Ismail Muçiqi Më: 20 prill 2023 Në ora: 20:59
Ismail Muçiqi

Televizioni i Beogradit këto ditë emitoj të ashtuquajturin dokumentar (filmë) me disa vazhdime të ashtuquajtur dosja “Kosova”. Trillimet dhe falsifikimi i historisë për të vërtetën gjatë luftës së fundit në Kosovë politika propaganduese serbe është munduar që përmes luftës speciale me gënjeshtra të imagjinoj një ngjarje të rafinuar për t'ia servuar opinionit të gjerë në serbi dhe shteteve tjera të Botës viktimizimin e popullit serbë në betejën e koshares dhe në të ashtuquajturën ngjarje “Shtëpia e Verdhë” në pjesën veriore të Shqipërisë. Trekëndëshi famëkeq: Kisha Ortodokse serbe, Akademia e Shkencave dhe e Arteve dhe Bija, institucion kinse i sigurisë në mënyrë të koordinuar duke e shfrytëzuar raportin e senatorit Dik Marti dhe raportin e Karlla Derrfonte hartuan një skenar me të dhëna të falsifikuara duke përpiluar një të ashtuquajtur dokumentar kinse për krimet e UQK-së ndaj civilëve të përkatësisë serbe.

Njeriu normal duke e parë një filmë të tillë dokumentar do ta pyes veten se si mund të servohet dhe manipulohet opinioni me një skenar i cili është puro politikë i gërshetuar me ideologji fashiste kundër Shqiptarëve. Skenat e  paraqitura në këtë dokumentar tregojnë urrejtjen dhe sadizmin e politikës kombëtare serbe kundër Shqiptareve. Është qesharake që në shekullin e 21 politika e serbisë ka mbetur e pa reformuar me ideologji të majtë nga mesjeta. Skenat e paraqitura ne të ashtuquajtur dokumentar të rrejshëm permes improvizimeve duke u munduar ta paraqesin UQK-në si organizatë kriminale, e cila kinse duke i keqtrajtuar civilët serbë UQK-ja u morrë edhe me heqjen e organeve të personave serbë kinse të kidnapuar dhe të dërguar në Shtëpinë e Verdhë në Shqipëri.

Duke e parë këtë dokumentar mu kujtua kryeadministratori i parë pasluftës në Kosovë zotëri Kushner. Në një konferencë me gazetarë njëri nga gazetarët serbë e pyeti për transplantimin e organeve të personave të kidnapuar të komësisë serbe në Shtëpinë e Verdhë në Shqipëri. Kryeadministratori Kushner kur e dëgjojë këtë pyetje i shpërthej e qeshura me zë të lartë: Duke ju përgjigjur gazetarit serbë ai i tha “Kjo pyetje është qesharake dhe i propozoj gazetarit që të bëjë kontroll te psikiatri”. i përmendëm vetëm disa elemente të këtij dokumentari për ti treguar opinionit se kush është serbia, qfarë politike bënë dhe sa duhet ti besojmë këtij shteti. Duhet theksuar se politika Shqiptare në Kosovë që nga paslufta ka qenë në vazhdimësi anemike pa invencion, dhe në lajthitje. Këtë dobësi mënyrë përfide dhe tinzare e shfrytëzoj serbia duke e akuzuar UQK-në dhe politikën Shqiptare të Kosovës si kriminale. Kosova e dalur nga lufta me 13 mijë civilë të vrarë me qindra mija qytetarë të keqtrajtuar, me 1316 persona të pagjetur, me mija gra të dhunuara me 200 mijë shtëpi familjare të djegura, nuk diti apo nuk deshti ti shfrytëzoj këto argumente të gjenocidit serbë për ta akuzuar serbinë në institucionet e drejtësisë dhe në mekanizmat tjerë të Bashkimit Evropian.

Kjo politikë shkurtëpamëse e atyre që udhëhiqen me Kosovën, i dhanë mundësi serbisë që edhe pas 23 viteve të qlirimit të Kosovës të mbajë pengë konsolidimin e Shtetit të Kosovës. Te gjitha këto lëshime dhe dështime të politikës Kosovare ka ndikuar që problemet, shantazhet kërcënimet e kriminelëve serbë në pjesën veriore të Kosovës të përkrahur nga Qeveria në Beograd në vazhdimësi po na krijojnë probleme të cilat po e rrezikojnë stabilitetin dhe sigurinë e Shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat