Kurti po përgatitet, t’i shpall luftë Serbisë!

Opinione

Kurti po përgatitet, t’i shpall luftë Serbisë!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 21 prill 2023 Në ora: 14:39
Sherif Ramabaja

Albin Kurti kishte ambicie që të vinte në pushtet. Pas burgosjes së Thaçit, i cili e luftonte duke e akuzuar si të rrezikshëm për vendin – ( siç e akuzon edhe sot Serbia, të rrezikshëm për rajonin), arriti që më në fund t´i fitonte zgjedhjet.

Krejt kjo ndodhi me zhgënjimet e popullit në komandantët e luftës, të cilët si preokupim të vetin, pas luftës, e kishin pasurimin e tyre.

Kurti gjatë fushatës kishte premtuar se do t´i shiste dhitë, delet, pulat, gjelat, derrat, demat, lopët, patat, qetë, gomarët, kuajt dhe gjithçka që kishte, në mënyrë që mos ta akuzonin se kishte pasuri të padeklaruar.

Pasi i shiti të gjitha u përgatit që ta udhëhiqte fushatën dhe premtonte se popullit do ia kthente pasurinë e plaçkitur. Do t´ua kthente dinjitetin, do t´ua rriste pagat, do ta shtonte punësimin, do të hartonte program social për ta eliminuar varfërinë, do të investonte në arsim dhe do ta zhvillonte ekonominë, që askush mos ta lëshonte Kosovën. Do ta zhdukte analfabetizmin dhe do t´i mbyllte universitetet e pa licencuara që e shtonin numrin e analfabetëve.

Premtimet ishin ambicioze, ku edhe perëndimi priste rezultate në luftimin e korrupsionit. Në fakt ai nuk e kishte llogaritur Serbinë dhe Vuçiqin, i cili do t´i kundërvihej planeve të tij.

Kurti pasi e zgjidhi problemin e teneqeve, me ndihmën e EU dhe të SHBA, arriti ta formonte edhe Asociacionin për Serbët, për çka ishte zotuar se kurrë nuk do të firmoste diçka në dëm të Kosovës.

Sot nuk e dimë se Kurti a është i lumtur apo i zhgënjyer, por në pamundësi që t´i realizoi synimet dhe premtimet e bëra, po përgatitet që t´i shpall luftë Serbisë.

Në luftën për jetë a vdekje, i ka përqendruar forcat në shqiptarët e Turqisë, të cilët llogaritet se janë rreth 5 milion veta. Po ashtu po shpreson se mobilizimit do t´i përgjigjen edhe arbëreshët e Italisë, nga Kalabria e Sicilia.

Ndihmë luftarake të konsiderueshme Kurti pret edhe nga arvanitasit e Çamërisë heroike. Shpresat po ashtu i ka vënë edhe në arbëreshët e Zarës, të cilët pritet se do t´i përgjigjen thirrjes së tij. Një potencial i madh llogaritet se është edhe në shqiptarët e Malit të Zi, në krye me Dritan Abaz – (0) viçin.

Kur Kurti i shpalosi planet e tij për t´iu kundërvënë Serbisë, e vërshuan mediat me pyetjen: pse nuk llogaritë në popullin e Kosovës dhe të Shqipërisë, por tërësisht është orientuar në shqiptarët jashtë trungut shtetëror?

Kurti shikoi nga të gjitha anët, sikurse donte të shfajësohej dhe u përgatit të nxirrte një përgjigje që me vështirësi i dilte nga goja.

 Shikoni tha Kurti: me gjithë dëshirë do t´i kisha cekur dy shtetet tona, por problemi është se çdo ditë me të madhe po migrojnë si nga Kosova, po ashtu nga Shqipöria. Ne ndoshta e dimë se sa banor i kemi sot, po nuk e dimë se sa do t´i kemi nesër.

Derisa të përfundoi kjo tragjedi kombëtare, nuk mund të llogaris në ta. Pra kam vendosur që tërë forcat t´i orientoi jashtë atdheut. Alternativë, tjetër nuk kam.

Jam i hapur për propozime, por tjetër mundësi nuk po shoh në horizont. Konfliktin do të jetë vështir që ta shmangim. Kjo nuk varet nga ne. Gjërat po na imponohen, deshëm apo jo.

 Diaspora shqiptare po premtojnë se do të jenë në vijat e para të frontit. Nuk e kam të qartë, llogarisin në mbrojtjen e atdheut, apo që të ikin sikurse e kanë bërë këtë më herët, me largimin nga vendi.

Koha për ndryshim po afrohet./Mars – Rover (Satirë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat