Sondazhi: PD dhe Basha

Opinione

Sondazhi: PD dhe Basha

Nga: Skënder Kapiti Më: 22 prill 2023 Në ora: 12:12
Skënder Kapiti

Politika e partitë janë politikë e parti, por në fund të fundit shqiptarët më shumë duan interesat e tyre dhe Shqipërinë dhe jo interesat e individëve apo grupeve e klaneve. Për shqiptarët Shqipëria është e para ,dhe se shqiptarët kanë aleat strategjik e jetik të tyre SHBA-të.

Gazeta “SOT” si Gazeta e cila fatmiresisht del edhe në shtyp e që është gazeta më serioze, më e besueshe dhe më e lexueshme, si gazetë e lirë dhe më e pavarura në Shqipëri ka bërë një sondazh me pyetjen se kujt i takon Partia Demokratike, Lulzim Bashës, apo Sali Berishës?

Sipas këtij sondazhi, ku kanë votuar mbi 4 mijë persona, Lulzim Basha ka marrë 67 % të votave dhe Sali Berisha me 33 % të votave. Duke i parë gjërat jo nga subjektivizmi e as nga fanatizmi militantesk politik, dhe për të qënë sa më i paanshëm dhe i pandikuar nga zhurma dhe tollovija politiko-mediatike , nga mos ndikimi e qorrollepsja e as nga manipulimet e reklamat mediatiko-mercenare them se rezultati i këtij sondazhi është i sakt, nisur nga zhvillimet që janë bërë në Partinë Demokratike.

Kjo sepse:që kur doli Foltorja , ajo doli si një lëvizje dëshpëruese antiSHBA e antiBasha për të mbrojtur politikisht interesat e një individi të shpallur non grata nga SHBA ,Berishën, si dhe të një grupi të ngushtë interesi që e kanë shfrytëzuar PD-në vetëm për interesa personale perfitimi e korrupsioni.

Me kalimin e kohës dhe me zhvillimet politike të foltores u pa dhe rezultoi se atë e braktisën në mënyrë progresive ata të cilët e mbështetën atë fillimisht, derisa në mitingjet e saj antiSHBA e antiBasha numri i tyre u reduktua në njëmijë apo dy mijë persona që u pa në stadiumin bosh me rastin e hapjes së fushatës se zgjedhjeve vendore te 14 Majit 2023 të Foltore-LSI. Pra, është mjaftueshëm ky fakt për të thënë se sondazhi i gazetës “SOT” është mëse i saktë.

Ky sondazh që nxjerr se Bashës i takon PD-ja me 67% të votave kundrejt 33% Berishën, kjo të bind për seriozitetin dhe saktësinë e këtij sondazhi nisur edhe nga fakti tjetër ai se Partia Demokratike Shqiptare është parneri kryesor politik i SHBA-ve dhe partia politike shqiptare më proeuroatlantike.

Dhe SHBA-të gjithmonë sidomos pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit 2021 kanë mbështetur dhe kanë konsideruar Bashën dhe PD zyrtare partner të tyre.

Basha është treguar politikan i një rangu model dhe elitë mëncurimi e plekurie të lartë politike i cili dha dorëheqjen pas zgjedhjeve të pjesshme vendore të Marsit 2022, në mënyrë që ngjarjet dhe zhvillimet të nxirrnin në dritë të vertetat se përse dhe kush ishte qëllimi i vërtetë i Foltores, gjë e cila kulmoi në tradhtinë e demokratëve kur tashmë Foltorja është strehuar politikisht te LSI-ja majtisto-socialiste. Koha vertetoi saktësinë e asaj që Basha e quajti politikën e vjetër si “Trekëndëshi i Bermudës”, ku e gjithë politika e vjetër iu kundëvu Bashës dhe Elitës së Re Politike të PD-së.

Shumica në këtë sondazh deklarohen për Bashën në krye të PD-së sepse besojnë tashmë edhe te drejtësia e re e Veting-ut që nuk e njohu kryetarin e Foltores si kryetar të PD-së.

67% E TË ANKETUARVE SHPREHEN PËR BASHËN SEPSE SHQIPTARËT SHRESOJNË E PRESIN QË NDRYSHIMIN DHE PËRMIRËSIMIN DO E BËJNË PD ZYRTARE E REFORMUAR DHE NJË PD EUROATLANTIKE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat