Zgjedhjet dhe “fuqia e barutit” në veri

Opinione

Zgjedhjet dhe “fuqia e barutit” në veri

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 22 prill 2023 Në ora: 16:45
Gani I. Mehmeti

Dragisha Mijaçiç, drejtor i Institutit për Zhvillim Ekonomik Territorial, thotë për Blic se rrethanat në të cilat po ndodhin zgjedhjet nuk janë aspak demokratike. “Zgjedhjet organizohen në rrethana që nuk janë parë më herët në historinë moderne të demokracisë. Ato do të zhvillohen në rrethana të militarizimit të tepruar dhe pjesëtarët e njësive speciale të policisë do t'i mirëpresin votuesit e mundshëm me ‘gishtin në këmbëz’”, thekson ai.

Në këto që thot Dragisha Mijaçiç, ne do e pyesnim: Përse po mbahen këto zgjedhje, kush i ka shkaktuar zgjedhjet dhe kushtet në të cilat po mbahen këto zgjedhje, përse ato do të zhvillohen në rrethana të militarizimit të tepruar dhe pjesëtarët e njësive speciale të policisë, prse votuesit u pritkan me “këmbëz në dorë” – siç e thot ai edhe ka apo nuk ka demokraci në zgjedhje, për çka ai ankohet?

Të gjitha këto parregullsi, nëse ka, janë të shkaktuara prej vetë serbëve në Veri të Kosovës, të cilët ende nuk po mund të pajtohen me Kosovën Shtet, qytetarë të të cilit janë. Edhe rrethanat e “militarizimit” janë shkak i vetë serbëve, me veprimet e tyre qoftë me djegien e veturave të regjistruara me RKS dhe me thirrjen e Vuçiqit përmes Listës Serbe që të mos pranojnë shtetin e Kosovës dhe të frikësojnë pjesëmarrësit gjatë zgjedhjeve, siç janë mësuar ata, gjithherë sa herë nuk u ka shkuar diçka përshtati. Ndërkaq, me “këmbëzën në dorë” nuk është për frikësimin e votuesve, por për mbrojtjen e tyre në zgjedhjet e qeta e demokratike. “Është e sigurt se me këtë akt po hyjmë në një destabilitet të ri politik”, shprehet Mijaçiç. Vetë kjo thënie e tij tregon se ata e kanë ndërmend të përpiqen për destabilitet politik e ndoshta edhe të tjera, por le ta dijë se për gjithçka të keqe, fajtore është te Lista Serbe me në krye të saj Aleksandër Vuçiqin. Këta, në vend të bojkotit, ka qenë dashur të bëjnë thirrje për zgjedhje sa më të qeta, pa ndërhyrje dhe sa më demokratike, jo të dëmtojnë procesin e zgjedhjeve.

“Ardhja e tyre (kupto, e shqiptarëve të zgjedhur për kryetar komune) në punë ndoshta do të shoqërohet nga forca të forta sigurie, të cilat mund të provokojnë popullsinë vendase dhe të çojnë në konflikt”, thotë Mijaçiç. Nëse forcat e sigurisë përcillkan në punë dikë, nuk është provokim për askë që nuk ndërmerr ndonjë veprim penal kundër dikujt, ajo është detyrë e policisë, për çka nuk ka nevojë për kurrfarë konflikti. Dhe, nëse ndodhin konflikte çfarëdo, të kuptohet se janë të thirrura nga Mijajçiç, nga Lista Serbe dhe nga kryetari i Serbisë, Vuçiq. Për çka, nuk ka nevojë, nuk do të duhej e as nuk do të mundej të ndërhynte në punët e brendshme nga një shtet tjetër, deri sa të drejtat e serbëve në Kosovë kalojnë të drejtat minoritare të të gjitha shtetetve tjera në botë. Kjo çka bëjnë serbët e Kosovës, nuk është se ju mungojnë të drejtat atyre, por se nuk e pranojnë shtetin e Kosovës.

Prandaj, do të ishte mirë që, ose ta pranojnë shtetin e tyre ku jetojnë - Kosovën, të ndërrojnë vendbanimin, të shkojnë në Serbi, atje ku e dinë për kryetar Vuçiqin.

Sa i përket Asociacionit, ai ëshrtë i panevojshëm të formohet, ose le ta formojnë në të njëjtën cilësi, siç është Asociacioni i Komunave të Kosovës, në të cilin ata nuk kanë pranuar të hyjnë.

Ata do të mund të bashkëpunojnë ndërmjetvetit si komuna, të marrin e të japin nga njëra-tjetra në të mirë të të gjithë qytetarëve brenda, jo vetëm në dobi të serbëve dhe në dëm të tjerëve.

Thirrja e Vuçiçit

Ai ka thënë se e di që “kanë marrë vendim që të mos marrin pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës” dhe ka bërë thirrje “të gjithë të jenë të bashkuar”.

Vuçiqi me të tjerët e dinë se e kanë gabim bojkotimin e zgjedhjeve, por se kanë menduar se do të jenë përkrah tyre ndërkombëtarët, ashtu siç ishin përkrahës shumë herë deri sot të Serbisë dhe të serbëve të Kosovës, për çka, ajo çka është mjaft është mjaft, madje edhe e tepruar në përkrahje të serbëve të Kosovës nga ana e ndrkombëtarëve, për çka, mirë që e kanë vërejtur, edhe pse pak vonë.

Analisti serb, Dushan Janjiq vlerëson se është keq që nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët për kthimin e Listës Serbe në institucionet e Kosovës, derisa e sheh edhe si lëvizje të gabuar tentimin e qeverisë për të mbajtur zgjedhje në veri edhe pa përfshirjen e kësaj liste.

Është mirë të mësohen serbët, në këtë rast, Lista Serbe, se mund të qeveriset e mund të mbahen zgjedhje edhe kur ata i bojkotojnë zgjedhjet dhe mosmarrjen ojesë në qeverisje. Nëse dikush nuk do të ushqehet në shenj bojkoti kur shtrohet tryeza, nuk do të thotë të mos ushqehen ata që nuk janë për bojkot.

Për fund, gjithçka që mund të ndodhë gjatë zgjedhjeve, shkaktare është Lista Serbe dhe Vuçiqi. Edhe nëse mbahen në mënyrë paqësore, mendoj se është atributi i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat