Bojkotimi i zgjedhjeve në veri do ta pamundësonte edhe Asociacionin e komunave serb

Opinione

Bojkotimi i zgjedhjeve në veri do ta pamundësonte edhe Asociacionin e komunave serb

Nga: Dedë Preqi Më: 23 prill 2023 Në ora: 11:37
Dedë Preqi

Qytetarët serb në veri të vendit janë në presion të vazhdueshëm nga Lista serbe dhe urdhërat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, që ti bojkutojnë zgjedhjet e organizuara nga qeveria e Kosovës.

Që t’i përgjigjesh në mënyrë të plotë këtij problemi, do të thotë të përshkosh gjithë historinë në mes këtyre dy popujve, por sot bëhët fjalë për një vend dhe shtet të pavarur, siq është Kosova, e cila në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të veta, është e drejta e saj të shtriej këtë sovranitet në tërë teritorin e vet.

Zgjedhjet e tanishme në katër komunat veriore me shumicë serbe, janë ligjitime për të plotësuar vendet vakume, që i shkakëtoi vetë largimi i serbëve nëpër Institucionet e këtyre komunave, të cilët i zbatuan urdhërat e Vuçiqit dhe Listën serbe, duke i bojkutuar thjeshtë ligjet e shtetit të Kosovës.

Në favor të këtyre zgjedhjeve janë edhe SHBA-të, poashtu edhe BE-ja, të cilët po i përcjellin me shumë kureshtje vajtjen e tyre, dhe vullnetin e popullit për t’u shprehur në mënyrë të lirë dhe pa ndikim, por edhe pa shpërdoruar vlerat e një procesi të tillë.

Janë të pa frytshme prononcimet e disa qytetarëve të ndikuar nga politikat kontraverse, kur thojnë se, jemi viktima në mes Vuçiqit dhe Kurtit, por në realitet sëcili qytetar e di fare mirë se viktimat e kujna janë, nëse njëri bënë thirrje në favor të këtyre zgjedhjeve, sepse përfitojnë qytetarët prej tyre, ndërsa tjetri bënë thirrje për t’i bojkotuar ato.

Bojkotimi i zgjedhjeve nga qytetarët serb në Veriun e Mitrovicës, jep me kuptue se nga një motivim i tillë dhe nga një shembëll i kësaj natyre skandaloze, përballë një shteti ligjor dhe kushtetutar, imazhin jo transparent dhe të pa drejtë ta kuptojë gjithë bota demokratike, duke u nisur nga vetëvetja, cili vend do ta pranonte dhe miratonte një proces të tillë.

Nuk ka qenë fare e lehtë për qeverinë e Kosovës, që të realizonte kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve, në këto rrethana që ekzistojnë, duke i mundësuar vendet e votimit edhe në « kantaniere » për të zhvilluar procesin zgjedhor, por do të ishte edhe më vështirë, sikur ky proces do të dështonte për shkak të mos pjesëmarrjes së mjaftueshme të qytetarëve në votime.

Shumica e qytetarëve serb në veri të vendit tonë, sikur janë të shqetësuar, të cilët vihen përpara një opsioni vendimtar : ose të sillen dhe të veprojnë në bazë të urdhërave të Beogradit dhe Vuçiqit, ose të përfillin shtetin ku jetojnë dhe veprojnë, por është lehtë të zgjedhin opsionin e tyre më të drejtë dhe më real, duke i vënë qëllime vetës sipas vullnetit dhe përmbushjes së nevojave të tij.

Bojkotimi i zgjedhjeve në veri nuk është zgjidhje e problemeve të komunitetit serb dhe e asnjë komuniteti në Kosovë, dhe në këtë rast nuk e dimë se çfarë është duke u zhvilluar, përveçse duke e pranuar, apo duke e hedhur poshtë vullnetin dhe të drejtat e populli serb në veri, të cilin po e aranzhon dhe urdhëron presidenti i Serbisë, Vuçiq, me Listen serbe, dhe me rritjen e mundësive për të mos lënë hapësirë në zgjidhjen e problemeve të tyre, apo të një zgjidhje e një marrëveshje përfundimtare në mes serbëve dhe shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat