Situatë kritike e gjendjes në mungesë të deputeteve në Kuvendin e Kosovës

Opinione

Situatë kritike e gjendjes në mungesë të deputeteve në Kuvendin e Kosovës

Nga: Dedë Preqi Më: 25 prill 2023 Në ora: 14:06
Dedë Preqi

Është e rëndë për një Kuvend, sikur në këtë rast kur kryetari i Kuvendit të Kosovës, në shenjë shqetësimi z.Konjuvca thotë, legjistratura e tanishme e Kuvendit, nuk e meriton të vazhdojë mandatin e saj, përshkak të mungesës së deputeteve, të cilët nuk janë të interesuar të marrin pjesë në seancat plenare dhe në mungesë të tyre, nuk plotësohet kuororumi, që të zhvillohen temat dhe rendi i seancave normale.

Atëherë populli me plot të drejtë e thotë, krejtësisht e kemi gabimisht, pse i kemi votuar këta njerëz të dobët dhe të pa vlerë, të cilët nuk janë të aftë të lozin rrolin e deputetit, por ata luajnë rrole tjera të pa rëndësishme, duke u shagarë me popullin e vet, dhe duke e shfrytëzuar kohën kot, me mos pjesëmarrjen e tyre në seancat e Kuvendit të Kosovës.

Përditë po shtohet kureshtja e popullit se çfarë po ndodh në Kuvendin tonë, nëse po shdërrohet në një kaos të pa parë nga mungesa e deputeteve për të zhvilluar seancat plenare, ku deputetët duhet të jenë të përgjegjshëm ndaj detyrave të tyre, për të realizuar planet dhe programet sipas rendit të Kuvendit, për të cilat edhe paguhen nga vetë taksapaguesit e këtij populli.

Çka do të thotë kjo, nëse në Kosovën e lirë sot, në kohën kur në tërë botën demokratike po bëhën ndryshime të mëdha në zhvillimin e demokracisë dhe përpjekjet për të afruar përvoja të frytshme ndaj efektit të saj, me tiparin e sëcilës duhet të lidhet ngushtë dhe të përfitojë edhe Kosova, sikur në këtë rast koha nuk po punon për ne, por po shkon në të kundërtën e asaj, me përceptime të gabuara dhe përtej një realiteti të prekshëm.

Përderisa prisnim me shekuj ta kemi një Parlament dhe Kuvend në një Kosovë të pavarur dhe sovrane, që do të përfaqësojë vullnetin e popullit të vet, sot atë po e bojkutojmë dhe nënçmojmë vetë vlerën e këtij Institucioni mjaftë të rëndësishëm dhe me shëmtinë që ia imponojmë vetëqeverisjes tonë, do mund ta quajmë një turp i neveritshëm dhe i konsumuar nga njerëzit e politikës që na rrethojnë, sikur në këtë rat me dëshminë e deputeteve aktual, jo vetëm të opozitës, por edhe të pozitës.

Me këto veprime dhe politika që posedojmë sot, sikur po dalim lakuriq para botës demokratike se akoma jemi të pa pjekur për të vetëqeverisë vendin tonë, apo të druar nga vetëvetja, me të cilën duhet të mirremi vetë, sepse është turp mbi turp, të presim gjithherë të na administrojnë të tjerët.

SHBA-të, dhe BE-ja, nuk kanë kohë të mirren vazhdimisht me problemet tona dhe të na ndihmojnë orë e ças, sepse dhe atyre u kërcënohet e padrejta nga fortunat e kohës, por ajo që është më e rëndësishme, duhet domosdo ta fitojmë besimin në njëri-tjetrin dhe të kultivojmë diçka të mirë për brezat e ardhshëm dhe të ardhmën e tyre me të mirë.

Me këto shqetësime të tilla politike dhe të tjera, që i kemi në mesin e politikës kosovarare, mundemi ti humbim edhe miqtë tanë ndërkomëtarë dhe ta luhasin peshën e tyre të përkrahjes, kur e shohin logjikën e kësaj politike dhe qëllimet e saj bllokuese në Kuvendin e Kosovës, me sjelljet dhe arrogancën e të sëcilave e vërejmë hapur të opozitës së tanishme, që i prinë PDK, LDK dhe AAK.

Të gjithë ata njerëz të skenës politike kosovare, në këtë rast konkret bëhët fjalë për deputetët e Kuvendit të Kosovës, që po abuzojnë me votën e popullit, me sjelljet e tyre të turpshme, pa pikë morali njerëzor e shoqërorë, dhe pa pikë morali kombëtarë , të cilët po e tregojnë fytyrën e tyre të pavlerë dhe po tentojnë ta spërkasin edhe fytyrën e Kuvendit të Kosovës martire me ndytësirën e tyre, duhet të japin llogari në rend të parë para gjakut të atyre që i kanë rehatuar në këto kolltuqe të buta të Parlamentit të Kosovës, dhe para këtij populli, që ua dha votën dhe besimin e tyre të shenjtë dhe të shtrenjtë për të shërbyer si shërbëtor të këtij populli dhe këtij vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat