Vuçiq për zgjedhjet e 14 majit, në përkrahje të Ramës!

Opinione

Vuçiq për zgjedhjet e 14 majit, në përkrahje të Ramës!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 25 prill 2023 Në ora: 22:58
Sherif Ramabaja

Serbia sot në shekullin 21 po ballafaqohet me rrezikun e ekzistimit të saj. Përkundër kësaj ne jemi krenar që kemi edhe miq të cilët e ngrisin zërin, për mbrojtjen e popullit tonë dhe Serbisë.

Ne jemi të lumtur se edhe në të kaluarën kishim personalitete të tilla, të çmuara dhe njerëz të mëdhenj, siç është sot miku im i merituar zoti Rama.

Unë këtu nuk do t´i përmendi figurat dhe personalitetet e mëparshme, por po orientohem në cilësinë, mençurinë dhe trimërinë e kryeministrit të sotëm shqiptar, zotin Edi Rama.

Kjo figurë e shquar e popullit tonë mik të shiptarëve, doli haptas në mbrojtjen e kombit tonë dhe Serbisë.

Derisa Rusia hyri në luftë për ta çrrënjosur nazizmin në Ukrainë, ne pa kurrfarë arsyetimi na u vërsul perëndimi: dënojeni Rusinë, t´i vëni sanksione, të distancoheni nga agresioni rus, t´i ndërprisni marrëdhëniet me Putinin etj. etj.

Ne mbetëm të shokuar nga të gjitha këto kërkesa ndaj popull tonë vëlla rus. Askush vëllait nuk mund t´ia kthej shpinën, prandaj mos ta kërkoi këtë dikush nga ne.

Me 1912 me ndihmën e Rusisë arritëm që ta çlironim vetën, po njëkohësisht e çliruam po ashtu edhe Kosovën.

Pastaj ishin Luftërat Ballkanike, Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë etj. që pa ndihmën ushtarake të Rusisë, nuk e dimë se si do të përfundonim.

Prandaj sot të kërkohet nga ne që të heqim dorë e të distancohemi nga Rusia, është njësoj sikur të na kërkohet, që të largohemi nga planeti.

I vetmi politikan që e ngriti zërin ndaj padrejtësive të tilla, pa e trembur as qerpikun e syrit, ishte pra Rama. Bashkësinë ndërkombëtare e qortoi haptas, duke ua bërë me dije se nuk duhet të vepronin në atë mënyrë ndaj nesh, kur dihen lidhjet historike me dy popujve tanë.  

Pra sot kur Rama, miku i çmuar i popullit serb, ndodhet në vlugun e fushatës zgjedhore, ne duhet i madh e i vogël të jemi me te, të solidarizohemi me te dhe të organizojmë mesha nëpër kishat tona, për fitoren e tij.

Fitorja e tij është edhe fitore e popullit serb. Është fitore e imja, është fitore e Dodikut, është fitore e Vulinit, e Gjuriqit, e Bërnabiç – kës, e Radojçiqit dhe e mbarë Serbisë.

 Nuk duhet të harrojmë që Rama organizoi takime kulturore mes kombeve tona, organizoi koncerte për artistët tanë, ua dha çelësin e Tiranës njerëzve të kulturës dhe artit tonë etj.

Por edhe ne si popull dhe Serbi, gjithnjë kemi bërë përpjekje që shqiptarët e Kosovës t´i avanconim.

Nga ta kishim emëruar persona në postet më të larta të federatës dhe shtetit siç ishin: Fadil Hoxha, Ali Shukriu, Sinan Hasani, Azem Vllasi, Rrahman Morina, Isa Mustafa e shumë të tjerë.

Mund të them se të gjitha këto figura kishin punuar për afirmimin dhe integrimin e shqiptarëve në ish Jugosllavi dhe Serbi, por fatkeqësisht gjithherë ishin organizuar kontrarevolucione, për ta prishur bashkëjetesën e përbashkët mes popujve tanë.

Ne për ta mbrojtur shtetin dhe strukturat e tij duhej edhe të ndërhynim, po vetëm duke i burgosur përgjegjësit.

Sot po këto struktura, t´i quaj tash legale, shkuan aq larg sa e shpallën pavarësinë e Kosovës dhe po kërkojnë njohje reciproke nga Serbia.

Unë dhe populli serb nuk mund të pajtohemi me diçka të tillë. Ne e kundërshtojmë dhe e akuzojmë perëndimin se po na gënjeni, po na mashtroni dhe nuk po e thoni të vërtetën mbi Serbinë.

Ne më me dëshirë do të dialogonim me Ramën, po jo me Kurtin i cili veten e krahason me Zelenskyn.

Nëse ai është Zelensky, atëherë cili jam unë, Putini, Stalini, Lenini, Enver Hoxha, Mao ce duni, apo koçi Xoxe./Mars – Rover (Satirë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat