Në Ditën e të Pagjeturve në Kosovë familjarët e pikëlluar dhe qeveritarët e turpëruar

Opinione

Në Ditën e të Pagjeturve në Kosovë familjarët e pikëlluar dhe qeveritarët e turpëruar

Nga: Rexhep Torte Më: 27 prill 2023 Në ora: 23:25
Rexhep Torte

SHBA, BE dhe Kosova, duhet ta kenë të qartë se pa arrestimin e kriminelëve Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vulin, nuk mund të zbardhen as fati i të pagjeturve dhe as krimet tjera të Serbisë gjenocidale në Kosovë

Nëna Ferdonije, nëna Nesrete Kumnova dhe zotëri Bajram Qerkini, kryetarë të shoqatave për të pagjeturit, nuk kanë nevojë për mashtrime dhe lot krokodilli, por kanë nevojë për veprime konkrete dhe frytdhenëse për fatin e fëmijëve të tyre, që ua rrëmbyen nga duart ushtarët, paralimitarët dhe policët e Serbisë gjatë agresionit gjenocidal të viteve 1990/99.

Është e pafalshme që asnjë qeveri e derisotme në Kosovë nuk ngriti aktpadi kundër kriminelëve Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vulin, bashkëpunëtorë të ngushtë të ish kriminelit Sllobodan Millosheviq, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe për tërë krimet e tjera të kryera në Kosovë.

Është e pafalshme që asnjë qeveri e derisotme në Kosovë nuk ngriti aktpadi kundër Aleksandër Vuçiqit, i cili si bashkëpunëtor i ngushtë i Ish kriminelit Sllobodan Millosheviq, asokohe deklaronte publikisht që për një ushtar të vrarë serb të vriten 100 civilë të pafajshëm.

Është e pafalshme që asnjë qeveri e derisotme në Kosovë nuk ngriti aktpadi kundër kriminelit Ivica Daçiq, i cili në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Serbisë në vitin 2020, i kërcënoi publikisht serbët që të mos e tregojnë vendndodhjen e varrezave masive në Serbi.

Është e pafalshme që asnjë qeveri e derisotme në Kosovë nuk ngriti aktpadi kundër Aleksandër Vulinit, bashkëpunëtorit të ngushtë të ish kriminelit Sllobodan Millosheviq për krimet e kryera në Kosovë.

Për këta tre kriminelë serbë ekzistojnë fakte e dëshmi të shumta për të qenë prapa grilave në Gjykatën Speciale të Krimeve të Luftës në Hagë.

Ish qeveritarët e Kosovës duhej ta pastrojnë ndërgjegjen, moralin dhe karakterin e tyre, jo me premtime dhe fjalë boshe, por me veprime  konkrete për fatin e të pagjetrurve në Kosovë.

Qevëria e Albin Kurtit, duhet urgjentisht t’i paditi kriminelët Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Alëeksandër Vulin pr krimet e kryera në Kosovë, jo me deklarata boshe, por me veprime konkrete.

Qeveria e Albin Kurtit, duhet urgjentisht ta paditë Serbinë gjenocidale në gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin e kryer në Kosovë, jo me deklarata boshe, por me veprime konkrete.

Qeveria e Albin Kurtit, duhet urgjentisht ta aktivizojë Institucionin për evidenimin digjital dhe për krijimin e data bazës për krimet serbe në Kosovë, të cilin e mbylli Ramush Haradinja kur ishte kryeministër i Kosovës.

Qeveria e Albin Kurtit, duhet urgjentisht ta hapë edhe Muzeun e krimeve të luftës në Kosovë, jo me deklarata boshe, por me veprime konkrete.

Kosova sot me nderim dhe respekt shënon Ditën e Personave të Pagjetur, dhe me mallkime shënjestron udhëheqësit e Kosovës, të cilët në 22 vitet e kaluara që nuk bënë asnjë përpjekje konkrete për zbaedhjen e fatit të të pagjeturve.

Sot në Kosovë shënohet 27 prilli - Dita e të Pagjeturve, kjo plagë përvluese që tashmë 24 vite lëngon në zemrat e familjarve të personave të pagjetur dhe në zemrat e miqve  dhe të shokëve  të tyre.

Qeveritë e derisotme në 22 vitet e kaluara nuk bënë asgjë për zbardhjen e fatit të personave të rrëmbyer me forcë nga shtëpitë shqiptare në Kosovë gjatë agresionit të Serbisë gjenocidale në vitet 1998/99.

Mosangazhimi i udhëheqësve qeveritarë dhe shtetëror në 22 vitet e kaluara, për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur në Kosovë, mos angazhimi për vënien para ligjit të kriminelëve serbë për rrëmbimin e këtyre shqiparëve të pafajsghëm dhe autoktonë në Kosovë.

Mosangazhimi i udhëheqësve qeveritarë dhe shtetëror në 22 vitet e kaluara, për nxjerrejn para ligjit të kriminelëve serbë, që dhunuan në mënyrën më çnjerëzore e shtazarake 20 mijë motrave tona autoktone shqiptare në Kosovë, është tradhtia, turpi dhe mëkati më i mash që i kanë shkaktuar Kosovës, përkatësisht këtyre motrave tona dhe familjeve të tyre.

Mosangazhimi i udhheqësve qeveritarë dhe shtetëror në 22 vitet e kaluara, për zbardhjeb e vendndodhjes së varrezave nasive në Serbinë kriminale, ku janë varrosurr mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, të vrarë e të masakruar në Kosovë, e të transportuar dhe varrosur në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e kryera nënë Kosovë.

Sidomos pas kerëcënimint publik të kriminelit Ivica Daçiq, i cili në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Serbisë krimianle, i kërcënoi publikisht serbët qe të mos e tregojnë vendodhjen e varrezave masive ku janë varrosur viktimat shqiptare nga Kosova.

Këto janë dëshmi të pakontestueshme se udhëheqësit qeveritarë dhe shtetërorë në Kosovë në 22 vitet e kaluara, treguan mosinteresim dhe papërgjegjshmëri të skajshme, duke u munduar vetëm për përfitime të tyre personale, familjare e klanore, duke e lënë anash çdo gjë kombëtare, njerëzore e motale në të mirë të Kosovës.

Qeveria e Albin Kurtit, duhet t’i ndërpret milionat e eurove që i paguan për avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të akuzuarve e tjerë për vëllavrasje për pushtet, dhe këto miliona euro t’i kalojë te Shoqatat e të pagjeturve.

Këto Shoqata me këto para do të mund të angazhojmë avoktë të paguar ndërkombëtarë, që do të punonin për zbardhjen e fatit të më shumë se 1650  personave të pagjetur që Serbia kriminale i rrëmbeu në Kosovë.

Nuk mund të kenë më shumë të drejta të akuzuarit në Hagë, se sa personat e pagjetur dhe familjet e tyre që tashmë 24 vite janë duke e vuajtur plagën e thellë për më të afërmit e tyre.

Opozita e sotme në Kosovë, përkatësisht udhëheqësit e saj qeveritarë dhe shtetërorë nga PDK, LDK, AAK, Nisma dhe AKR, të cilët e udhëhoqën Kosovën  në 22 vitet e kakuara, janë fajtorët kryesorë, sepse aspak nuk u angazhuan për zbardhjen e fatit të personave të rrëmbyer në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Udhëhqeqësit e opozitës së derisotme në 22 vitet e kaluara u angazhuan vetëm për vëllavrasje të kundërshtarëve politikë për pushtet, për vrasjen e gazetarëve pse fjalën e vërtetë, u angazhuan për korrupsion dhe pasurim të jashtëligjshëm, u bënë milionerë të paslufës në Kosovë, dhe nuk u angazhuan fare për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur në Kosovë.

Mosangazhimi i udhëheqësve qëveritarë dhe shtetërorë në 22 vitet e kaluara, për zbardhjen e fatit të përsonave të pagjetur në Kosovë, mos angazhimi për vënien para ligjit të kriminelëve serbë për rrëmbimin e këtyre shqiparëve të pafajshëm autoktonë në Kosovë.

Mosangazhimi i udhëheqësve qeveritarë dhe shtetërorë në 22 vitet e kaluara, për nxjerrejn para ligjit të kriminelëve serbë, që dhunuan në mënyrën më çnjerëzore e shtazarake  20 mijë motra tona autoktone shqiptare  në Kosovë, është tradhtia, turpi dhe mëkati më i madh që i kanë shkaktuar Kosovës, përkatësisht këtyre motrave tona dhe familjeve të tyre.

Mosangazhimi i udhheqësve qeveritarë dhe shtetëror në 22 vitet e kaluara, për zbardhjen e vendndodhjes së varrezave nasive në Serbinë kriminale, ku janë varrosurr mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, të vrarë e të masakruar në Kosovë, e të transportuar dhe varrosur në Serbinë kriminale, për t’i fshehur Serbia krimet në Kosovë.

Këto janë dëshmi të pakontestueshme se udhëheqësit  qeveritarë dhe shtetërorë në Kosovë në 22 vitet e kaluara, treguan mosinteresim dhe papërgjegjshmëri të skajshme,  duke u munduar vetëm për përfitime të tyre personale, familjare e klanore, duke  e lënë anash çdo gjë kombëtare, njerëzore e motale në të mirë të Kosovës.

Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të akuzuarve tjerë në Gjykatën Speciale në Hagë, u dhimbeshka jeta e tyre, dhe janë kujdesur që për veten e tyre të angazhojnë avokatë të shumtë me renome ndërkombëtare, që paguhen me miliona euro të taksapaguesve të Kosovës, edhe atë për akuza për krime personale, duke mos i prekur pasuritë e tyre milionëshe të fituara pas luftës në Kosovë me korrupsion dhe në mënyrë të jashtëligjshme.

Opozita e sotme në Kosovë, përkatësisht PDK, LDK, AAK, Nisma dhe AKR, nuk po shfaqin aspak pendesë apo keqardhje për papërgjegjësinë dhe tradhtinë, për mosangazhimin në 22 vitet e kaluara, qoftë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, qoftë për nxjerrjen para ligjit të kriminelëve serbë për krimet e kryera në Kosovë, qoftë për  ta paditur Serbinë në Gjykatën Ndëkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin e kryer në Kosovë.

SHBA, BE dhe Kosova, duhet  ta kenë të qartë se pa arrestimin dhe vendosjen e kriminelëve Aleksandër Vuçiq, Ivica daçiq dhe Aleksandër Vulin, bashkëpunëtorë të ngushtë të ish kriminelit Sllobodan Milloshheviq, nuk mund të ketë as zbardhje të fatit të personave të pagjetur, as arrestim të kriminelëve tjerë serbë dhe as rezultate  në dialogun Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat