Ja çfarë vlerësohet për kandidatin demokrat për kryebashkiak në Durrës Z. Igli Cara

Opinione

Ja çfarë vlerësohet për kandidatin demokrat për kryebashkiak në Durrës Z. Igli Cara

Nga: Skënder Kapiti Më: 5 maj 2023 Në ora: 15:51
Skënder Kapiti

Në këtë fushatë kandidati demokrat z. Igli Cara po bën një fushatë lokale dhe jo politike, atë të një kandidati për Kryetar Bashkie si një kryeadministrator dhe shërbëtor i qytetit dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Ai po bën një fushatë të hapur, transparente dhe i cili kërkon me insistim edhe debatin me kunderkandidaten socialiste, ku kjo e fundit nuk ka pranuar deri sot debatin.

Dhe kjo gjë tregon atë se kandidatja socialiste nuk ka se si të ballafaqohet e të debatojë me Carën, sepse mbi të rëndon pesha e rëndë e keqqeverisjes socialiste jo vetëm të saj por edhe e paraardhësve të saj të cilët kanë tejet keqqeverisur dhe keqadministruar Bashkinë prej mbi 20 vitesh.Opinioni politik por sidomos ai qytetar e publik gjykojnë se pushteti vendor socialist mbi 20 vjecar nuk ka se cfarë të promovojë dhe as të propagandojë sepse politika keqqeverisëse e saj është konsumuar.

Opinioni vlerësojnë se kandidatura e z. Cara për të qenë qytetari nr 1 në Durrës është zgjedhja më e mirë dhe e merituar. Cara është kualiteti intelektual dhe modeli qytetaresk, dhe ajo më kryesorja është sinqeriteti, pastërtia (i pakorruptuar), edukata, urtësia dhe komunikimi; përgjegjegjshmëria e ndjesia humane.

DHE PËR KËTO ARSYE QYTETARËT KUR I PYET SE KË DO VOTONI , ATA THONË DO VOTOJMË IGLI CARËN DHE PËR PSE-NË SE PSE DO VOTOJNË IGLIN, ATA PËRMENDIN KRYESISHT KËTO CILËSI PER TË.

Interesi qytetar thotë se do votoj për Igli Carën sepse do votoj për qytetin.

Do votojnë Igli Carën sepse kthehet besimi për clirimin e qytetit prej pushtetit korruptiv, anticivil, antisocial e antipublik; sepse me Igli Carën do u kthehet qytetarëve durrsakë Bashkia e cila qeveriset sot nga korrupsioni, papërgjegjshmëria, arroganca dhe hajnija.

Do votojnë për Igli Carën sepse votuesit e duan qytetarinë, kulturën, traditën , demokracinë,mirëqënien, ligjin dhe drejtësinë; do votojnë Carën për të ndëshkuar e dëbuar nga institucioni i Bashkisë zullumqarët e rrënimtarët të cilët e trajtojnë Bashkinë si të drejtë e pronë të tyre.

Mbështesin Carën për të shpëtuar atë që i ka mbetur qytetit akoma pa u betonizuar, për të shpëtuar atë që qytetit i ka mbetur nga plazhi, historia, tradita, trashëgimia e turizmi. Vota për Carën është për ndryshimin e përmirësimin, per dinjitetin, për shpresën dhe të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat