Serbia, po “korrë atë që e mbolli” në pesë luftëra në ish Jugosllavi

Opinione

Serbia, po “korrë atë që e mbolli” në pesë luftëra në ish Jugosllavi

Nga: Fadil Maloku Më: 5 maj 2023 Në ora: 17:40
Fadil Maloku

Tragjedia dhe dy masakrat që ndodhën në Serbi, s'mund të shpjegohen ndryshe vetëm se si "produkte" të militarizimit dhe frustrimit sistematik që i "prodhoj"politika shoveniste dhe nacionalfashiste e saj!

Serbia, në pesē luftërat e zhvilluara në ish Jugosllavi, e militarizoj dhe e frymëzoj (Kisha ortodokse sidomos me "bekimin" e ushtarakëve që niseshin në në këto luftëra, për kinse mbrojtjen e "tokave dhe djepit serb".

Ajo tani po paguan këtë çmimin e "sindromit vijetnamez"*) *) Por, çfarë është "sindromi i Vietnamit"? Amerikanët në luftën e zhvilluar në Vijetnam që zgjati më shumë se dy dekada, e ku në operacionet ushtarake qenë përfshirë më shumë se 2.5 milionë trupa (ose rreth 10% të të rinjve!). Ajo në Vijetnam humbi rreth 60.000 ushtarë, ndërkaq 300 mijë tjerë u plagosën dhe 2,000 të tjerë kurrë nuk u gjetën! Poashtu, edhe vijetnamezët pësuan viktima të shumta. Thuhet se mbi një milion ushtarë e më shumë se 4 milionë civilë pësuan nga kjo luftë.

Amerikanët, përkundër epërsisë logjistike dhe ushtarake nuk arrjtën të mposhtnin vijetnamezët e motivuar për rezistencë nëpër xhunglat e dendura.

Ushtria amerikane u detyrua të tërhiqet, pas një lufte rraskapitëse dhe të frikshme e me humbje të mëdha. Usharakët e rikthyer në vendlindje, e kishin shumë vështirë të akomodohen me jetën normale. Ata filluan t'i shqetësojnë kujtimet dhe ankthet e peripecive nëpër xhunglat vijetnameze...

Ka statistika që dëshmojnë se  shumica e marinsave të rikthyr amerikan, nga traumat e luftës dhe nga problemet egzistenciale u bënë të varur nga droga dhe nga alkoholi. Të tjerët duke mos qenë të gatshëm t'i përballojnë traumat dhe shqetësimet e luftês u shndrruan në vrasës serik, ca të tjerë bënë vetëvrasje...

Sindroma "vietnameze", u bë një sjellje devijante, asociale dhe problematike, anipse e sanksionuar me ligje amerikane. Ky kompleks i emocioneve të (të dhunshme dhe agresive) përziera te marinsat amerikan, u bë objekt i analizave dhe shpjegimetve të shumë sociologëve dhe psikologëve atje. Nga gjykimet e tyre edhe lindi termi "sindromi vijetnamez"...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat