Një draft-status monstrum dhe i rrezikëshëm u prezantua në Bruksel për formimin e Asociacionit!

Opinione

Një draft-status monstrum dhe i rrezikëshëm u prezantua në Bruksel për formimin e Asociacionit!

Nga: Dedë Preqi Më: 8 maj 2023 Në ora: 15:17
Dedë Preqi

Draftstatusi për formimin e Asociacionit për komunat serbe në veri të Kosovës, u prezentua në Bruksel nga një ekip kontravers serb dhe menagjues të rrezikshëm, që kanë një plan për t’a zhbërë pavarësinë e Kosovës, dhe për të krijuar një «mini republikë serbe» në gjirin e saj, të cilin Kosova dhe qeveria Kurti nuk e ka angazhuar, por ky ekip ishte angazhuar nga qeveritë e kaluara, të cilin e hudhi poshtë me të drejtë kryeministri  Albin Kurti, sepse nuk ishte fare në pajtim me rrethanat dhe Kushtetutën e këtij vendi.

Danijela Vujiçiq, ishte në krye të ekipit dhe prezentuesja e këtij dokumenti në Bruksel, si një projekt i draftrezullutës të Asociacionit për komunat serbe në veri të Mitrovicës, dhe prezentuesja në fjalë ishte edhe deputetja e presidentit Vuçiq, që do të thotë se urdhërat dhe diktatet kuptohet se nga e kishin preardhjen për të vepruar në një mënyrë të tillë.

Atëherë, cilës kohë dhe politikë duhet t’i referohemi sot, një kohë,  e cila na tërheq pa dashur pas vetës në botën e saj të mashtrimeve dhe çrregullimeve, që ta imponon edhe ajrin që e thithim dhe e shfrytëzojmë për të jetuar, por njerëzit e qëndrueshëm që kanë durim dhe nerva, munden  t’i përballojnë, në këtë rast këtë epitet e kanë vetëm njerëzit e fortë, njerëzit e guximshëm dhe njerëzit që i përjetojnë nën lëkurë të gjitha pasojat dhe durojnë, vetëm e vetëm për ta zgjedhur çështjen e paqësore , e dikush e beson, apo nuk e beson se këto gjëra ndodhin në një vend, sikur që është Kosova me popullin e saj.

Pasi që  Serbija e ç’fryeni mullanin dhe urrejtjen e saj  ndaj popujve jo serb, posaqërisht ndaj shqiptarëve, që dikur jetonin së bashku me slloganin «vllaznim-bashkim», duke menduar se një energji e keqe e këtij populli u hargjue dhe u lirua në luftërat irituese dhe të përgjakshme në tërë «ish-jugosllavinë», atëherë, a nuk mjaftojnë të gjitha këto marrëzira që shkakëtoi ky regjim i egër serbo-sllav, që edhe sot nën këtë shiije nuk ndalet, duke vazhduar mitologjinë e vet, e cila akoma ëndërron dhe e ruan me fanatizëm mykun e kësaj historie gjakpirëse dhe jo njerëzore.

Atëherë,  pse NATO, e ndëshkoi regjimin e Serbisë me 1999, jo për asgjë send, por për të bëmat dhe gjenocidin që shkakëtoi ndaj popujve të pafajshëm të Kosovës dhe të tjerëve, dhe politika e Serbisë ndaj Kosovës edhe sot fare pak ka ndryshuar, e cila edhe para marrëveshjeve në Bruksel,  paraqitet si një negociatore e arsyeshme, por në anën tjetër i tejkalon të gjitha normat e marrëdhënive jo të mira ndërfqinjësore, duke mos respektuar asnjë marrëveshje, që kanë të bëjnë me veriun e Mitrovicës, apo paqën ndëretnike në mes këtyre dy vendeve.

Prandaj, popullata e këtij vendi e ka shumë vështirë që të gjejë qetësinë dhe rehatinë e vet, sepse në këtë pjesë të veriut të Kosovës, ka organizime të ndryshme kriminale të bandave serbe, të cilat i ushqenë dhe i joshin vetë Beogradi, në krye me presidentin Vuçiq, për të penguar çdo gjë që rrjedh nga Institucionet e Kosovës dhe Kushtetuta e saj, poashtu duke penguar edhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve dhe banimin e tyre në pronat e veta, sikur kemi shumë raste në Mitrovicën jugore të këtij vendi.

Tek e fundit, ne nuk mundemi që botën e miteve të Serbisë, ta ndryshojmë, apo ti japim kahe tjetër, dhe ajo të vazhdojë  deri aty ku i ka edhe rrënjët, por ajo që i intereson dhe i dhemb popullit dhe shtetit të Kosovës, është përzierja e Serbisë në shumë çështje të brendshme të Kosovës, posaqërisht në çështjen e veriut të Mitrovicës, e cila çështje mvaret dhe mund të zgjidhet vetëm nga Bashkësia Ndërkombëtare, gjegjësisht nga BE-ja, e cila është në mes të negociatave, por për ti vënë vulë mundet vetëm SHBA-ja.

Sot në këtë kohë, kur Kosova e ka lirinë që pas vitit 1999 dhe pavarsinë e shtetit të vet me 2008, qytetarët e saj shqiptarë akoma nuk e ndjejnë vetën të lirë dhe lëvizja e tyre nuk është e lirë të lëviz në tërë shtetin e vet, posaqërisht  në pjesën veriore të vendit ku banohet me popullatë serbe, dhe kemi shumë familje shqiptare të cilët i kanë shtëpiat dhe pronat e veta që para luftës në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.

Por sot ata nuk janë në gjendje të jetojnë të qetë në pronat e tyre, sepse  bandat dhe kriminelët serb nuk lejojnë banimin e shqiptarëve në këtë vend.

Prandaj, duhet të mirret parasysh se është shumë e dhimbshme dhe brengosëse kjo gjendje, kur në shtetin e «lirë»  dhe demokratik» të Kosovës, në vend që populli ta gëzojë lirinë e vet dhe ta shijojë demokracinë, apo në vend që ti bashkangjitet dhe inkuadrohet vendeve bashkëkohore në zhvillim, ky popull akoma përballët me mbeturinat dhe regjimet e të kaluarës, që edhe sot po e pengojnë zhvillimin dhe demokracinë e këtij vendi, sepse qëllimet e tyre janë të njohura botërisht, që përmes, Asociacionit të komunave serbe, të formojnë «republikën serbe» në gjirin e Kosovës.

Shtetin e Kosovës nuk e kanë trilluar dhe as që e kanë ëndërruar ndonjëherë Akademitë e Serbisë, por arkitekt të këtij shteti ishin ideologët shqiptarë në krye me presidentin historik Ibrahim Rugova, bashkë me popullin e vet, dhe besojmë se, mos sot, nesër gjithsesi, në jetën tonë politike do të hyjnë më të mirët dhe më të aftit, dhe do të hyjë brezi i ri politik, që do quhet «brezi i demokracisë së re», me njerëz që e meritojnë besimin e popullit, sepse të gjitha këto ngecje politike në zhvillimin dhe avansimin e shtetit të Kosovës, po i shfrytëzon Serbia, nga njerëzit  që i pushtuan Institucionet e vendit pa meritë, jo me votën e lirë të popullit, por me dhunimin e saj.

Kjo gjendje e sotme në Kosovë, si do që të jetë, e mirë apo jo e mirë, dikujna nuk do ti pëlqente, por nuk është e drejtë që këtë barrë ta merr përsipër vetëm populli i këtij vendi, apo të thuhet se shqiptarët i kanë sot të gjitha të drejtat, por nuk dinë ti shfrytëzojnë ato, përderi sa Institucioneve të Kosovës, i ra «hyse» t’a udhëheqin edhe disa grupe mafiozësh, njerëz të krimit dhe njerëz që nuk dinin më mirë, vetëm se të prodhojnë anarki dhe fetkeqësi në këtë vend dhe për këtë popull, duke i dhënë një lloj mesazhi të keq, por jo edhe në pa kufi, sepse sot ka mesataren më të re të rinisë së saj dhe të telentuar, njëherazi edhe ka  një qeveri të aftë dhe shumë e zonja për të nxjerrë një kuptim të ri të jetës dhe mirëqenjës së këtij populli në Kosovën e pavarur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat