A janë shqiptarët robër, pengje dhe viktima të politikave dhe politikanëve të ndryshëm ditor ose periodik?!

Opinione

A janë shqiptarët robër, pengje dhe viktima të politikave dhe politikanëve të ndryshëm ditor ose periodik?!

Nga: Agron Shabani Më: 11 maj 2023 Në ora: 18:28
Agron Shabani

Duke filluar nga pushteti ose qeveria e Bajram Rexhepit, për të vazhduar me pushtetët ose qeveritë e Bajram Kosumit, Isa Mustafës, Hashim Thaçit, Avdullah Hotit, Ramush Haradinajt, dhe deri tek pushteti ose qeveria aktuale e Albin Kurtit: Në vënd të politikës dhe diplomacisë së kualifikuar, profesionale, intelektuale dhe intelegjente, kanë dominuar dhe ambivaluar parullat, sloganet, recidivet dhe prurjet e ndryshme ataviste, provincialiste, klanore, nepotiste, bajraktariste, provincialiste, partiake, lokaliste, forumiane dhe kabinetike të partisë-(partive)-shtet dhe shtetit-parti. Gjegjësisht, prurjet dhe përballjet e vazhdueshme ose enciklike në mes vlerave dhe antivlerave të përgjithshme. Kujtojë se kjo në radhë të bëj me një kauzalitet të rrejshëm ose lajkatar, si dhe me një ideologji të korruptuar, delegjitimuar dhe importuar ose trafikuar (kontrabanduar) politike dhe partiake, të paraqitur ose prezantuar si ideoligji e lartë shtetrore dhe nacionale.

Kauzaliteti ose ideologjia e importuar shtetrore, nacionale dhe politike sipas Adornos, Marcuzes, Formmit dhe Horkheimerit, është reflektimi i një realiteti artificial, dhe ka një karakter totalitar ose autoritar, i cili mbështjell tërësinë e marrëdhënieve njerëzore ose sociopolitike, dhe për Adornon "tërësia është false" ose artificiale. E sidomos ajo shqiptare ose kosovare, e mbështetur ose bazuar në mëshirën ose lëmoshën e huaj.

Arsyeja e kontraditore e kësaj "formule" qëndron tek një konceptim i gabuar dhe tepër modest i kulturës shtetrore dhe nacionale që e redukton atë në reflektim ideologjik të status quo-së, dhe nuk i jep kurrë të drejtë impulsit të kundërt të reagimit që përmban kultura e lartë shtetrore, nacionale, politike, materiale, historike, dialektike etj. 

Është pra, teza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale ose politike, në vështrimin e parë, si teori borgjeze, skllavopronare ose feudaliste, e dhunës ose shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit. Kjo kinse si "ideologji", narrativ ose reagim institucional ose funksional i pushtetit (pushtetëve) aktuale në Prishtinë dhe Tiranë -ndaj pushtetëve të kaluara ose paraprake, si çdo fjalim i ashpër kundër gënjeshtrës së palës tjetër antropologjike ose antropolitike e cila, ka një tendencë të dyshimtë për tu transformuar nga ana e saj si kauzalitet ose ideologji e lartë shtetrore, nacionale ose politike. Dhe, kjo është shumë e rrezikshme, hipotetike, reaksionare dhe anakronike edhe për Kosovën, edhe për Shqipërinë. Pse (përse) kjo Sepse, në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste, edhe atëherë kur aspekti primar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror (qytetar), politik, diplomatik, kulturor, shtetror, nacional, institucional, funksional, konstitucional, ushtarake (luftarak), shkencor, intelektual, profesional ose humanist -përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik: Duhet patur parasysh faktin se eksperienca kolektive e opinionit publik, shpeshherë mbështesin një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimuar.

E tërë kjo si duket ka ardhur si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën ose llupën e një "dialektike" identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik, reduktohet ose përkthehet shpesh në favor të masës ose sasisë konsumuese. Dhe, ku përmes subjektit të ndërlikuar ose kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kluturës, shkencës, politikës sè lartë ose diplomacisë në natyrën dhe karakterin e njohur të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë: Edhe shtreast e larta ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale. Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë e munguar nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore, politike ose diplomatike në Kosovë dhe Shqipëri, e cila do duhej të karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues, si dhe me metoda të njohura studimi, shqyrtimi, eks­perimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize të kualifikuar, komplementare, suplementare, intelektuale, profesionale dhe intelegjente.

Me fjalë tjera, Kosova dhe Shqipëria janë të kanosura ose rrezikuara nga ana e disa shkatërruesve ose varrëmihësve të ndryshëm, rixhid, reaksionsr, anakronik, violent, infantil dhe patologjikë të cilët menjeherë "vëjnë dorën në brez ose revole", apo e shpifin, linçojnë, spiunojnë, stigmatizojnë, satanizojnë dhe kriminalizojnë, sapo dëgjojnë ose mësojnë për emrin dhe miemrin e ndonjë lideri ose intelektuali të lartë intelektual dhe intelegjent.

U mor vesh se Kosovës (në rastin konkret) nuk i kanë munguar asnjëherë figurat ose personalitetët e ndryshme politike dhe luftarake (ushtarake) me qëndrime të forta epike, mitike ose kalorsiake si Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj etj. Sigurisht se jo. Por, Kosovës i kanë munguar gjithëmonë intelektualët e lartë kulturor, politik dhe diplomatik që i shquajnë, artikulojnë, celebrojnë dhe ndërkombtarizojnë kauzalitetin e njohur shtetror dhe nacional, si dhe vlerat epokale dhe monumetale të luftës heroike dhe patriotike të UÇK-s.

Detyra dhe misioni i tyre do duhej të konsistojnë më tepër në empatinë, simpatinë, respektin, lartësimin, valorizimin, glorifikimin, shquarjen dhe artikulimin e një kulture çlirimtare, shtetformuese dhe patriotike në një kuptim dhe dimenzion më të gjerë shtetror, nacional, politik dhe diplomatik, të ngritur dhe projektuar në ndërkohë nga varësia dhe baza e saj autoktone ose autentike e jo (gjithëmonë) nga lëmosha ose "mëshira" e huaj. 

Jo stisja, rimimi, valorizimi ose glorifikimi imagjinar, fiktiv ose anarkoteoriko-anarkoliberalist i "vlerave dhe meritave epokale dhe historike" të Albin Kurtit, Donika Gërvalles, Sveçlës, Bislimit a dikujt tjetër për "liberalizimin e vizave" dhe çështje ose aspekte tjera që nuk kanë të bëjnë fare me realitetin praktik dhe teorik.

Ndryshe nga kjo, Kosova dhe shqiptarët, janë i vetmi populli i rajonit ballkanik dhe krejt Europës, të cilët që nga "Kongresi i Vjenës" (1815), "Kongresi Berlinit" (1878) dhe deri me sot, janë rrudhur ose ngushtuar në menyrë teritoriale, gjeografike ose gjeometrike. A thua pse (përse)? Sepse, në mungesë të Akademisë së Shkencave ose elitës (intelegjencës) së kombit, politikën dhe diplomacinë e shqiptarëve e kanë udhëhequr ose dirigjuar çaushët, fetahët, veçilët ose vasalët e ndryshëm të sulltanëve të Turiqisë, ose të krajlave të Serbisë, carëve të Rusisë dhe kështu me radhë, të cilët shqiptarët e shkretë, të patokë dhe duarëbosh, i quajnë trima, heronj, njerëz të ditur e patriot! Mjerisht pra! 

Një trohë histori nga e kaluara....

Siç dihet, marëshimet dhe invzionet e njohura ushtarake ose luftarake të Napoleon Bonapartës në vende dhe rajone të ndryshme të Evropës Qëndrore, Rusi, Azi, Afrikë, Spanjë etj....Tek popujt dhe vendët e ndryshme të kontinentit të vjetër evropian dhe me largë: Atëbotë pos tjerash, e kishin nxitur dhe stimuluar edhe patriotizmin e zjarrtë shtetëror, nacional dhe historik, përkatësisht, ringjalljen e vetëdijes dhe ideologjisë së njohur shtetërore, nacionale, politike dhe historike në sfond. Duke i nënkuptuar këtu historizmin dhe ideologjinë e njohur shtetërore, nacionale dhe politike. Kjo sidomos tek populli ose kombi gjerman, i cili në kohën e Napoleonit, gjegjësisht, që nga viti 18O6 e gjer në vitin 1815, ishte i ndarë dhe coptuar në 38O  të të ashtuquajtura "shtete " ose "principata të pavarura", ndërkaq, nga viti 1815 e deri me 1849-1871, gjermanët ishin të ndarë ne "35 shtete" ose "principata të pavarura" dhe në " 4 qytete të lira" ose "neutrale"gjer me ngritjen dhe themëlimin e "Reichut të Dytë Gjerman" ( nën Otto von Bismarkun) me 1849-1871, kur gjermanët dhe Gjermania me në fund ishin bashkuar si shtet dhe si një komb i madh (çfarë janë në të vërtetë).

Se këndejmi, grofi (baroni) i njohur Valentin von Stein dhe kancelari i atëhershëm i Mbretërisë së Prusisë, Karl August von Hardenberg, thuhet të kenë qenë arkitetktët ose instruktorët e parë ose kryesore të "Aleancës së Rajnës" (18O3-18O7); nga e cila do lindnin si te thuash edhe idealet, vizionet dhe konceptët e para shtetërore, nacionale dhe reformatore në domenin e rregullimit të përgjithshëm shtetërorë, nacional dhe politik të ish Mbretërisë së Prusisë etj. Duke u konfirmuar dhe justifikuar edhe me " Paqen e Schönbrunnit" me 18O9 etj. Gjithënjë, duke menduar në reformat e njohura shtetërore, nacionale dhe politike të Valentin von Steinit dhe Karl August von Hardenbergut që sollën edhe betejen (luftën) e njohur të Leipzigut me 1813, të njohur si "beteja dhe fitorja e madhe e popullit" ( kundër ushtrisë së fuqishme të Napoleon Bonapartes)  me 1813., së bashku me luftërat ose betejat e njohura të Trafalgarit ( me 18O5) dhe Vaterlosë (1814), respektivisht, fitoret e njohura të "forcave të koalicionit të madh" ne luftë kundër Napoleonit -nën komanden e admiralëve dhe gjeneralëve të shquar anglo-gjerman si Nelson, Welington, Blücher dhe të tjerë. Duke shënuar në këtë menyrë edhe fillimin e fundit të forcës ose fuqisë së pakontestuar ushtarake dhe politike të  "l´grande nationit francez" në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale gjatë kohës së sundimit të Napoleon Bonapartës etj. Gjegjësisht, përmbysjen e Napoleon Bonapartës dhe  ´frytëve´ ose idealeve të njohura të Revolucionit të Madh në Francë nga pushteti gjatë vitit 1814 dhe 1815.

Me fjalë tjera, kjo do thotë se Napoleon Bonapartën dhe ´frytët ´e njohura të Revolucionit të Madh në Francë, asokohe i kishin përmbysur nga pushteti shtetët e njohura anëtare të "koalicionit te madh" ushtarak dhe politik në bashkëpunime të ndryshme eksterne dhe eksplikative me levizjet e brëndshme të burbonëve, zhirondinëve dhe jakobinëve të pakënaqur ose në revoltë. 

Me 1815 se këndejmi, u ngritë dhe themelua edhe e ashtuquajtura "Aleanca e Shënjtë" ose "Pentarkia e Madhe", si rezultat i vendimëve të njohura të vendëve anëtare të " koalicionit të madh politik dhe ushtarak"- kundër Napoleon Bonapartës në "Kongresin e Vjenës" të mbajtur në po të njëjtin vit (1815 ) -nen parullat dhe sloganet e njohura te " meshires" ose " vullnetit te Zotit" si dhe te" legjitimitetit mbreteror" ose "dinastik" te oborreve te ndryshme mbreterore ose absolutiste te kontinentit te vjeter evropian. 

Ndryshe nga kjo, "Kongresi i Vjenës" dhe themëlimi i mevonshëm i "Aleancës së Shënjtë" ose "Pentarkisë së Madhe" në këtë drejtim, pos tjerash, fuqitë e atëhershme politike dhe ushtarake brëndapërbrënda "koalicionit të madh", asokohe i kishin ndarë ose pozicionuar në dy  "blloqe" ose "tabore" të ndryshme  politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike etj. Përkatësisht, në "bllokun liberal" dhe utilitar të përbërë nga Anglia ( B. Madhe), Selia e Shènjtè (Papati ) në Vatikan, SHBA-së etj., si dhe në "bllokun konservativë" ose "ideologjik" të përbërë nga Rusia, Prusia dhe Austria. Për të vazhduar kështu me një varg kongresësh, konceptesh ose sistemësh të tjera politike, ideologjike, fetare, ushtarake dhe diplomatike për shumë vite ose dekada me radhë. Gjegjësisht, me " Kongresin e Aachenit" me 1818, "Kongresin e Opavës" me 182O, "Kongresin e Lubjanes" me 1821, "Kongresin e Veronës" me 1822 dhe kështu me radhë.  

Për me tepër ndërkaq, për dallim të të ashtuquajturit "bllokut konservatorë" ose "ultra-absolutist" të Lindjes ( Rusisë) dhe Evropës Qëndrore, të inicuar dhe ideuar asokohe nga carët (mbretërit) e atëhershëm të Rusisë si Aleksandri I-rë, Aleksandri II-të etj.: "Blloku liberal" dhe utilitarist i kryesuar nga Britania e Madhe, SHBA-s etj...në radhë të parë ndodhej i identifikuar me personalitetet e shquara të udhëheqësit (liderit) të atëhershëm britanik, George Canning dhe homologut të tij amerikan, Monroe, të cilët atëbotë i kishin refuzuar në menyrë kategorike (me forcë) konceptët, doktrinat  ose teoritë e ndryshme dominante dhe ekskluziviste të Rusisë cariste dhe "aleatëve të saj" nga "blloku konservator" ose "ultra-nacionalist" mbi "ndërhyrjet" dhe "solidaritetin e përbashkët" politik dhe ushtarak të "Pentarkisë së Madhe" në të gjitha vendët e ndryshme anëtare ose nënshkruese të "marrëveshjes" ("traktatit")  të njohur ushtarak dhe politik  të "Aleancës së Shënjtë" ose "Kongresit të Vjenës" me 1815. Duke i quajtur dhe kualifikuar në këtë kontekst sugjerimet dhe "rekomandimet miqësore" të Rusisë  etj., si ndërhyrje në punët e brëndshme dhe cenim flgrant të lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të njohur shtetëror, nacional dhe politik të SHBA-së etj.  Kujto këtu "Doktrinën" e njohur të presidentit Monro dhe Kongresit Amerikan me 1823 së bashku me Deklaratën e njohur të Georg Canningut të Britanisë së Madhe -kundër intervenimëve të jasthme në punët e brëndshme të Spanjës, Italisë, Portugalisë, SHBA-se dhe vendëve të tjera gjatë vitit 1826 etj. Në këtë menyrë, nepër etapat ose periudhat e ndryshme të revolucionëve, reformave ose restaurimeve të njohura politike, historike dhe ideologjike në Evropë etj: Nga viti 182O dhe gjer në vitin 1848 , do shfaqen dhe manifestohen edhe levizjet e njohura nacionale dhe liberaliste nepër vende dhe rajone të ndryshme të kontinentit të vjetër europian dhe me largë si "Risorgimento" ose "Giovine Europa" të Giuseppe Mazzinit, Garibalidit ose Camilio Cavourit në Itali, "Levizja Ilire" në Kroaci-nën udhëheqjen e Juraj Krizhanicit dhe intelektualeve ose patrioteve te tjere kroat si Franjo Supillo, Dr. Ante Starçeviç Lidhja Shqiptare e Prizrenit , Levizjet e njohura në Spanjë dhe Portugali të Maria Kristinës, Don Pedros, Don Karllosit, Don Miguelit ose Maria da Glorias ,ne Poloni, Çekosllovaki dhe kështu me radhë. Ndonese, pa i harruar ketu edhe " Mbretërinë e Bernardotit (ish gjeneralt të dezertuar të Napoleonit në Suedi, të cilit dikur me vonë i ishte bashkuar edhe Norvegjia pas çlirimit të saj nga Daninarka në formën e "Unionit të Kalmarit", "Unionin e Kantonëve Helvetike" të Zvicrës që iu bashkuan me vonë edhe Kantonet e Gjenevës, Valisit dhe Nojshtatellit (Neuschatell) etj. Gjermania dhe Italia e asokohshme ndërkaq,

kishin dalur nga luftërat dhe përpkekjet e lartëpërmendura çlirimtare dhe patriotike- kundër Napoleon Bonapartës si një " bashkësi  shtetësh" ose "principatash" të ndryshme nën udhëheqjen e atëhershme të "Lidhjes (Liges) se Madhe Gjermane dhe asaj Italiane etj". 

Ndërkohë që livizjet e mevonshme shtetërore dhe nacionale në Gjermani, Itali dhe në vende të tjera, ishin projektuar dhe konceptuar asokohe mbi bazën e njohur të identitetit nacional dhe kulturorë si dhe të lidhjeve ose aleancave të ndryshme studentore ose akademike nepër vendët e lartëcekura përkatëse ose respektive ( Gjermani dhe Itali), të cilat i kishin sfiduar, eklipsuar dhe detërminuar në këtë kontekst të të ashtuquajturin "sistemin" e Harderit ose Methernicut  së bashku me "absolutizmin" e Bachut, si dhe konceptet, teoritë dhe projektët e atehërshme "dualiste" dhe "rezidencialiste" në mes "Dinastisë së Habsburgëve"(Austrisë) dhe "Federatës Gjermane" ("Deutscher Bund")-sipas të të cilave: Vjena e asokohshme ishte qënder rezidenciale, ndërsa në Frankfurt mbi Majnë, ndodhej parlamenti (bundestagu) i përbashkët austriako-gjerman. Dhe, si reaksion i tyre final ose përfundimtarë, zhvendosja e parlamentit dhe rezidencës mbretërore ose presidenciale të Prusisë nga Berlini në Brandenburg, gjegjësisht, e asaj të Austrisë nga Vjena në Kromörisch. Në anën tjetër ndërkaq, me rastin e Konziliumit ( Koncilit) të Dytë të Vatikanit, të mbajtur dhe organizuar asokohe me temën bosht të heqjës ose eliminimit të dogmës së deriatëhershme fetare ose enciklike mbi "Papën e pagabuar" ose "mbiligjorë": Gjatë vitëve 1869-187O në Itali do binte "Shteti i Papës" (Papati) dhe do ngritej ose themelohej "Mbretëria" ose "Republika e Parë Italiane" në vitin 187O.

Ndërkaq, vrasja Franz Ferdinantit dhe gruas së tij në Sarajevë nga ana e Gavrillo Principit: Thuhet se e nxiti ose shaktoi asokohe Luftën e Parë Botërore (1914-1918).

Përderisa, vendimet unilaterale ose monologjike ("urbi et orbi" ose "ultima ratio") të "Antantës së Madhe"-kundër Gjermanisë dhe Austrisë, në "Traktatin e Versajës (me 1919) -thuhet se e shkaktuan Luftën e Dytë Botërore (1939-1945).  Kush e di....?!

Në retrospektiven e disa ngjarjeve dhe zhvillimëve të ndryshme ushtarake dhe politike para dhe pas dy luftërave të mëdha botërore, ia vlent të cekën faktët e ndryshme si më poshtë: "Që nga ngritja dhe themelimi i ish Jugosllavisë së Pashiqit, Karaxhorgjeviçit, Titos, Rankoviçit etj. Përkatësisht, gjatë periudhës së njohur kohore 1914-1918 ose 1918-1945-199O etj., nepër burgjet dhe kazamët e ndryshme serbiane e kanë gjetur vdekjën afro 1OO mijë shqiptarë autokton ose etnik në Kosovë dhe në hapësira të tjera të ish Jugosllavisë.", do shkruante kështu kohë ose vite me parë e përditshmja prestigjioze dhe autoritative gjermane " Die Welt" e Berlinit. Dhe, kjo, akoma pa ia filluar lufta dhe masakrat e egra të soldateskës dhe falangave të egra serbo-çetnike- kundër popullatës se pambrojtur shqiptare (kryesisht gra, pleq dhe femijë) gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku thuhët se nga dhuna, terrori dhe masakrat e egra të atij vargu të zgjatur shovenësh dhe animalësh të tërbuar prej serbo-çetnik, e kanë gjetur vdekjën, gjegjësisht, janë vrarë, zhdukur dhe masakruar me tepër se 2O mijë qytetar shqiptar. Ndërkaq, akoma (ende) nuk dihet për fatin e mijëra qytetarëve të tjerë shqiptar të zhdukur pa gjurmë që nga koha e luftës dhe pasluftës në Kosovë.

Mos të flasim këtu për kompromiset ose koncesionet e panumërta të Kosovës dhe shqiptarëve ndaj të tjerëve si "demarkacionet kufitare" me Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, eldoraot, apendikset ose "komunat e pavarura ose autonome" të pakicës ose minoritetit serb gjithandej Kosovës, pronat ose pasuritë e patundshme të popave, vlladikave ose kalluxherëve serb nepër Kosovë....Plus "asociacioni" ose "zajednica (republika) e pavarur serbe" në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës!!!

Kosova që nga përfundimi i luftë së fundit të UÇK-së (1999) dhe gjer me sot: Sikur është rrudhur (tkurrur) ose ngushtuar nga brenda dhe jashtë saj.

Kosovës dhe shqiptarëve, sikur po u ripërseritët (për të keq) e kaluara ose historia.

P. S.

Pas "traktatit të fshehtë" ne mes Stalinit dhe Churchillit dikund në vlugun me të madh të Luftës së Dytë Botërore: Asokohe ishte vendosur që t´i ipëshin ndihma dhe mbështetje të gjithëmbarshme qeverisë serbe në mërgim, ku, pos tjerash, atëbotë ( pas takimit të njohur Tito- Subashiç në Vis të Kroacisë në vitin 1944)-me mbështetjen dhe trysninë e "aleancës antihitleriane" ishte vendosur ose nënshkruar edhe zgjedhja ose emrimi i dekretuar ( lëxo: me dekretin paraprak të Stalinit, De Gollit dhe Çurçiillit ) i Drazha Mihajlloviçit (kryeçetnikut dhe kriminelit të njohur serb që luftonte dhe angazhohej asokohe për Serbinë e Madhe, i cili i kishte prerë në fyt, vrarë dhe masakruar shqiptarët dhe popujt tjerë joserb!) në funksionin e ministrit të mbrotjes ose të luftës në qeverinë e atëhershme serbojugosllave gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore etj.

Në këtë prizëm, të njohura gjithashtu janë ndihmat dhe mbështetjet e fuqishme ushtarake, politike, materiale, finansiare, ekonomike dhe të tjera të vendëve të ndryshme anëtare të ish "Antantës se Madhe" ( plus Rusisë) ndaj Serbisë në luftën ose frontin e njohur të Selanikut ( 1918) si dhe në luftëra dhe konflikte të tjera botërore ose ballkanike-kundër popullit shqiptar etj.

Gjithashtu, të njohura dhe shumë të freskëta janë edhe kujtimet e hidhura mbi dhunën dhe masakrat e egra të soldateskës serbe në Shqipëri gjatë tërheqjës së saj kapitulluese ose disfatiste nepër teritorin e njohur shqiptarë gjatë vitit gjatë vitit 1915 etj.

Ndryshe nga kjo, pas nënshkrimit të "traktatit të miqësisë dhe ndihmës reciproke" me ish Bashkimin Sovjetik gjatë vitit 1941 , takimit të njohur Tito- Churchill në Caserto me 12 gusht të vitit 1944 , si dhe depërtimit të ushtrisë se kuqe ruso-sovjetike ne Hungari, Rumani si dhe në vende të tjera juglindore ose ballkanike gjatë vitit 1945: Shumica e çetnikëve ose kriminelëve të ndryshëm serb, apo "serb të turqizuar ose natyralizuar si musliman boshnjak" etj., i kishin zdeshur uniformat e tyre çetnike, për t´i ndërruar ose zëvendësuar ato me uniformat e partizanëve të Titos etj.

Për t´u futur dhe inkorporuar dikur me vonë në pothuajse të të gjitha poret ose nivelët e mundshme të pushtetit të atëhershëm serbojugosllav -menjëherë pas përfundimit të luftës së dytë botërore...Për t´i vrarë, pushkatuar, masakruar, burgosur, përndjekur, arrestuar ose internuar shqiptarët, kroatët e tjerët që nuk mendonin askokohe si Titoja, Rankoviçi, Kardeli, Dizdareviçi, Hebrangu dhe të tjerët.

Lojëra ose skenare të ngjashme ose analogjike kundër Kosovës dhe shqiptarë, edhe sot janë në fuqi, por me forma, profile ose metoda të kamufluara ose sofistikuara.

Ndryshe nga kjo, gjenerali De Gaule (De Goll) ishte i zgjedhuri dhe preferuari i Presidentit të atëherëshem amerikan, Rusvelt, ndërsa gjenerali tjetër francez, Gerarde, ishte i zgjedhuri dhe prefetuari i Kryeministrit britanik, Çurçill në Konferencën e njohur të Kasablankës (Casablanca, Marok), si dhe nepër etapa ose periudha të ndryshme sfiduese, turbulente ose hektike të Luftës së Dytë Botërore....Ashtu siç ishin edhe kryçetniku serb, Drazha Mihajlloviç dhe çetnik ose mercenrar dhe kuisling të tjerë serb, valid dhe relevant për Rusveltin, Çurçillin, De Gollin dhe Stalinin.

Ndërkohë që De Gaule dhe Gerarde (Zherard), që ishin ushtruar (stërvitur) dhe kalitur nga intelegjenca dhe ushtria amerikane dhe britanike: Thuhet se kanë qenë arkitektët, inxhinierët ose instruktorët kryesor të levizjeve të ndryshme partizane në Rusi (ish BRSS-s), Jugosllavi, Çekosllovaki, Poloni dhe gjithandej deri në Japoni ose Indo-Pacifik dhe kështu me radhë, në luftë kundër Gjermanisë dhe Japonisë, ose kundër "paktit të çeliktë" Romë-Berlin-Tokio!

Franca e De Gollit dhe Gerardit, u ringjallë ose faktorizua (së bashku me Rusinë e Stalinit dhe Zhukovit ose Jugosllavinë e Titos, Rankoviçit dhe Drazha Mihajlloviçit)-nga kolapsi, kapitullimi ose bankroti total në saje të ndihmave dhe kontributëve të njohura anglo-amerikane. E sidomos pas konferencave ose konventave të njohura të Atlantikut, Jaltës, Casablancës, Teheranit, Moskës, Londrës ose Uashingtonit etj. Mos harroni pra!

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat