Greqia reagoi për Himarën, tash pritet reagimi i Serbisë, Turqisë, Haxhi Qumilëve, grekofilëve, serbofilëve etj!

Opinione

Greqia reagoi për Himarën, tash pritet reagimi i Serbisë, Turqisë, Haxhi Qumilëve, grekofilëve, serbofilëve etj!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 12 maj 2023 Në ora: 15:53
Sherif Ramabaja

Dy ditë para zgjedhjeve, Patronazhistët ose tash të dalin në skenë, ose kur? Ramës i duhen menjëherë, ose përndryshe Rilindja e tij e pat.

Himara u zgjodh në krye me Fredi Belerin, i cili kishte deklaruar se, po i fitoi zgjedhjet, do e helenizoi Himarën.

Ramës i lindi ideja. Të akuzohet Fredi Beleri për blerje të votës dhe e tërë vëmendja do përqendrohej aty. Si zakonisht për çdo zhurmë brenda Shqipërisë, (në mënyrë që Shqipëria të mos të ketë kohë të merret me Çamërinë), pritet reagimi i fuqishëm i Greqisë.

 Si çdo herë në raste të tilla pritet edhe reagimi i Serbisë, për të krijuar aleancë me Greqinë dhe po u erdhën rrethanat, do t´i pushtonin Kosovën dhe Shqipërinë, si me 1912 -13.

Pritet po ashtu edhe reagimi i Turqisë e cila vitet e fundit fuqishëm ka investuar duke e ngjallur myslimanizmin në krye me Haxhi Qumilët, të cilët e duan kthimin e Turqisë në Ballkan.

 Tash e tutje do reagoi edhe Arabia që ti mbroj myslimanët e vërtetë që e duan sheriatin si formë e vetme e pushtetit, duke e luftuar çdo rregullim tjetër shtetëror.

Do reagojnë edhe shqiptarët, që për ta feja e vetme është shqiptaria, për t´i mbrojtur dhe kthyer territoret e tyre të pushtuara, duke deklaruar se në rast lufte, do t´i shkojmë deri në fund Greqisë dhe Serbisë.

Do reagoj edhe EU duke kërkuar maturi dhe të drejta për minoritetet e grekofilivë, myslimanofilëve, Haxhi Qumilëve, turkofilëve, arabofilëve, IS – sëve, enveristëve, esadistëve, stalinistëve, leninistëve, Asociacion për serbët etj.

Në këtë rast të rrëmujës së tillë edhe princ Vidi do t´i paketonte çantat dhe do largohej nga Shqipëria. E thefshi qafën dhe kryet mes vete, do thoshte.

Kur e tërë vëmendja është e përqendruar në Himarë dhe të tërë janë të angazhuar rreth reagimeve, Patronazhistët e Rilindjes do i ndiznin traktorët dhe popullit do i shpërndanin miell, sheqer, vaj, qaj, kafe, marmelate, gjizë, makarona, patate, domate, zarzavate, djathë, hithra, etj. Por populli ka nevojë edhe për para.

Sa për fillim do t´u ndahen nga 200 Euro, po në rast se votojnë do ta marrin edhe shumën tjetër.

Në këtë rast përkujdesje të vazhdueshme për popullin do ta tregoi, si gjithmonë në prag të zgjedhjeve, kryeministri Rama.

Ai është i gatshëm të bashkëpunoi me Haxhiqumilat, me demokratët, me myslimanistët, me IS –sisët, me grekofilët, me serbofilët, e me të gjitha … filët e hamamet e tjerë.

Derisa të përfundojnë reagimet mbi Himarën dhe Fredi Blerin, Patronazhistët e Rilindjes do ta përfundojnë misionin e tyre.

Fituesi si gjithmonë duhet të jetë, Edi Rama. Greqinë do ta qetësoi duke e joshur me detin dhe Jugun, kurse Serbinë me Kosovën dhe Ballkanin e Hapur. Kush mund të thotë se shqiptarët nuk janë të aftë ?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat