Shkoni në votim me 14 Maj 2023!

Opinione

Shkoni në votim me 14 Maj 2023!

Nga: Skënder Kapiti Më: 13 maj 2023 Në ora: 16:44
Skënder Kapiti

Themeli demokracisë është vota e lirë. Pjesmarrja në votim është përgjegjsi dhe detyrim demokratik,ligjor, patriotik e kombëtar.

Vota e lirë dhe e pakorruptuar është dinjiteti dhe personaliteti , është mëncurimi dhe pavarësia e individit si dhe liria për të zgjedhur atë që individi i beson dhe që vlerëson si më të mirën.

Sa më e madhe të jetë pjesmarrja në votim aq më mire e me sakt zgjedh dhe vendos populli se kujt i duhet besuar përfaqësimi dhe qeverisja.

Sa më i madh të jetë numri i qytetarëve që votojnë aq më i vogël është gabimi i mundshëm dhe aq më i pamundur bëhet korrupsioni elektoral; dhe kur pjesmarrja është masive nuk ka shanse që të manipulohen zgjedhjet dhe është e pamundur që të vendosë fituesin blerja e votes, fenomen ky që mjerisht është bërë shqetësim për votimet dhe për demokracinë në Shqipëri.

Vota e lirë është verdikti popullor, prandaj duhet që të marrin pjesë në votim të gjithë qytetarët me të drejtë vote.

Shkoni dhe votoni sepse kështu nuk do lejoni që fituesin, kryetarin e këshilltarin që të mos e percaktojnë ata që e shesin votën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat