Shaban Bobaj, veprimtar i pa lodhshëm

Opinione

Shaban Bobaj, veprimtar i pa lodhshëm

Milazim Maraj Nga Milazim Maraj Më 14 maj 2023 Në ora: 11:17
Shaban Bobaj

populli që lufton jeton! Për të luftuar kërkohen luftëtarë të edukuar brez pas brezi. Këso edukate atdhetare, tradicionale kanë pas familjet që çdo okupator e kanë pritur më armë në dorë. E tillë ishte familja Bobaj nga Kabashi i Prizrenit. Që më vonë zbritën në Korishë. Çdo okupator familjen Bobaj e gjeti të armatosur dhe gjithmonë kundërshtare të betuar.

Në vitin 1912 ishte familje në luftë për të mbrojtur tokat tona dhe për të kundërshtuar vendimet e gabuara të Evropës, në dëme të shqiptarëve. Në vitin 1913 kjo familje kishte një familjar të pushkatuar nga se të tjerët burra të kësaj familje nuk ishin përgjigjur urdhrit për të u lajmëruar në kishën e Shën Markut ku u masakruan 99 burra nga Kabashi. Shteti kriminel serb kishte synim thyerjen e Kabashit fshat luftarak gjatë tërë kohës së Perandorisë turke dhe tani kundër Serbisë. Në vitin 1915 pas humbjeve që ushtria serbe i kishin pasur në luftën e Lumes, kthehen në Kabash për të kompensuar humbjen, pra për të vrarë shqiptarë, banorët e Kabashit.

Fshati i Kabashit ishin organizuar mirë dhe në këtë luftë likuiduan të gjithë ushtarët serb, qa sa ishin në sulm. Ata i varrosën. Për një kohë nuk u mor vesh ku kishin mbetur. Pas zbulimit në vitin 1924 fillon terrori, burgosja e dhe dënime me shumë vite burg të shumë burrave shqiptarë nga Kabashi. Në këtë kohë familja e Shabanit kalojnë në Shqipëri atje qëndrojnë deri në vitin 1941 kur u bashkuan trojet shqiptare, kjo familje dhe shumë të tjera që kishin ikur në Shqipëri u kthyen në vendbanimet e veta, familja Bobaj u kthye përsëri në Kabash ishin anëtarë të NDSH. Këtë familje nuk e thyen vuajtjet ato si duket vetëm sa e kalitnin dhe forconin. Pas vitit 1981 familja Bobaj u përball me bastisje sekuestrime dokumentesh për udhëtim, dhe burgosje për aktivitetin e tyre atdhetarë, pjesëmarrje në demonstrata etj. Shaban Bobaj nga ky vit ju pamundësua që të kthehet në Kosovë deri sa Kosova u çlirua në vitin 1999. Shaban Bobaj aktivitetin politike e filloj herët bashkë me vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, Hafiz Gagica, Sali Çekaj, Marjan Tunaj, Qazim Bajgoraliu , Jakup Gërguri, Asllan Asllanaj, Emil Kastrioti, Mejdi Laçaj Rrustem Bruqaj, Idriz Zeqiraj, pastaj vazhdoj edhe bijën e Jusufit znj. Donika Gërvalla e shumë të tjerë që nuk mund të i numëroj në një shkrim të shkurt. Shabani nuk e ndërpreu kurrë deri në përfundimin e jetës së tij. Pas themelimit të LDK në Gjermani Shabani ishte anëtarë i Kryesisë së Degës së LDK dhe kryetar i nëndegës së LDK për Baden Wyrttemberg. Me qëndrimin e tij prej atdhetari dhe përkushtimin e tij për të bërë shumë për çlirimin e vendit ai arriti që të themeloj 74 aktive në këtë nëndegë me 7000 anëtarë.

Ishte bashkëthemelues i fondit të Republikës së Kosovë dhe njeri nga tre anëtarët. Vëllai i Shabanit Muharremi ishte njeri nga themeluesit e LDK dhe pjesëtarë në sistemin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës që u themeluan në vitin 1990 në Korishë. Ai me grupin e parë të komanduar nga Salih Çekaj ishte në Shqipëri dhe kreu ushtrimet ushtarake për të u përgatitur për luftë në Kosovë. Ne organizimin për luftë në Kosovë Shabani ishte i pa lodhshëm dhe nuk kursej gjë. Përveç fondit të Republikës së Kosovës në të cilin tubuan qindra miliona DM, dhe mbajtën në aktivitet shtetin paralel të Kosovës së okupuar, formuan edhe fondin e fshatit të vetë ku financuan Br.125 të cilën e Komandonte. Remzi Ademaj kom. Petriti pas rënies së Kom. Petritit këtë Brigadë e Komandoj Ekrem Rexha- Kom. Drini. Shaban Bobajn si emër e njihja shumë me herët ndërsa për herë të parë e takova në vitin 1994 në Shtutgard të Gjermanisë.

Gjatë kohës që punuam bashkë në organizime të protestave, demonstratave dhe organizimit të fondit të 3% dhe të luftës, mbaj në mend kujtime të mira prej atdhetarit të guximshëm dhe të vendosur, të gatshëm për sakrificë i saktë në qëndrime dhe i përpiktë në organizimin e aktiviteteve.

Njeriu që krijoj besim të çdo anëtarë i LDK dhe çdo njeri që e takonte çoftë edhe për herë të parë. Ishte njeri besnik dhe i besueshëm nga të gjithë. Familje e Shaban Bobajt! e di që mungesa e familjarit tuaj nuk kompensohet me asgjë. Por dhimbja përballohet me krenari. Andaj të jeni krenar për familjarin që e kishit; sikur edhe ne për bashkëveprimtari Shaban Bobaj.

Urojmë që burra si Shaban Bobaj të ketë shqiptaria gjithmonë. Këtë mungesë ndjejmë shumë edhe ne, që njohëm dhe punuam me Shabanin. I përjetshëm qoftë kujtimi për atdhetarin Shaban Bobaj. I nderuar Kryetar Abaz Imeri ju përgëzoj për organizimin e kësaj akademie juve Kryetarin e Degës së LDK, Osman Ferizi dhe të gjithë aktivistëve të LDK. Ju falënderoj shumë për ftesë! Me vjen shumë keq që nuk pata mundësi të vij dhe ta kujtojmë së bashku bashkëveprimtarin dhe atdhetarin e pavdekshëm Shaban Bobaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat