Z. Lajçak, kufijtë e Dardanisë në veri, nuk janë në lumin Ibër

Opinione

Z. Lajçak, kufijtë e Dardanisë në veri, nuk janë në lumin Ibër

Nga: Hafiz Shala Më: 14 maj 2023 Në ora: 20:45
Autori Hafiz Shala

Po të brengosin shqelmat e grupeve terroristo-kriminale në veri e jo popullata shumicë e Dardanisë

Ju, po e legalizoni, terrorizmin, krimin, kontrabandën dhe po e pengoni zbatimin e ligjit në veri. Ky kualifikim i bie hise Evropës

Zoti Lajçak, pra, Evropë, pjesa veriore e Mitrovicës të cilen po e mbani të ndarë për t’ia arritur qëllimit që ia keni premtuar Serbisë, që po i bie se po e filloni luftën e III-të Botërore, përseri shkaktare Serbia sikur për të parën dhe të dytën.

Një gjë duhet ta keni të qartë, ju, dhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare se, asnjë cent i tokave të Dardanisë nuk do t’i falen Serbisë pa marrë parasysh se kush qëndron prapa këtij skenari si traditë shekullore e politikave raciste, sesecioniste dhe gllabëruese të atyre që me shekuj e luajtën këtë politikë në dëm të shqiptarëve posaqerisht të Dardanisë. A thua se, vetëm shqiptarët duhet të bëjnë lëshime, për ta ruajtur paqen e interesave gjeopolitike, të vrarë e të masakruar shqiptarë gjatë gjithë historisë, duke i përzenë nga tokat e tyre shekullore ku me të njëjtën filozofi të dhunës, edhe sot nuk e ndalni presionin ndaj Qeverisë së Dardanisë, vetem pse ia keni gjetur hallin.

Zotëri, në rruzullin tokësor, jetojnë mbi 20 milionë shqiptarë pothuajse në të gjitha kontinentet nëpër shumë qytete kryesore të shteteve, të cilet, në kushtrimin e dhënë për mbrojtje të tokave të Dardanisë, janë të gatshëm që t’i dalin zot atdheut.

Ju, nuk po e thoni hapur se, doni ta ndani Dardaninë për t’ia plotësuar epçshet e Serbisë e ndihmuar nga Rusia e Carit Putin në pritje që ai t’ia arrijë qëllimeve të tija për okupimin e Ukrainës, që nuk do t’ia del, duke synuar që ta ndryshojë rendin shoqëror edhe me ndihmën tuaj, prandaj, shqiptarët e Dardanisë duhet ta presin mëshirën e grushtit të mbyllur të Evropës- Lajçakut e Borrelit, duke i lënë anash krimet serbe nga ana e Millosheviqit dhe Vuçiqit, për fatëkeqësinë tonë që gjindemi në një Evropë të ketillë e cila, në vend se ta kushtëzojë Serbinë që të kërkojë falje për krime e gjenocid ndaj shqiptarëve, ju, turpërisht i anashkaloni dhe e përkëdhelni agresorin dhe kriminelin i cili qëndron sot në krye të shtetit gjenocidal serb.

Gazetat prestigjioze amerikane këtyre diteve, e dhanë pasqyrën e vërtetë të pasuesit të kriminelit Millosheviq, kriminelit Vuçiq i cili, po e shantazhon Evropën.

Me kësi lloj sjelljesh denigruese, injoruese e poshtruese ndaj popullit shqiptar të Dardanisë, do të jemi të detyruar që, për t’i shpetuar një gjenocidi të ardhshem të vetorganizohemi që, në një mënyrë, i bie se patjetërsisht shqiptarët do të bashkohen nën një komandë pra, nën një shtet përndryshe, apetitet historike serbe ishin dhe janë, dalja në Adriatik, pra, okupimi jo vetem i Dardanisë, por edhe Shqipërisë pasi në krye të qeverisë shqiptare, gjendet Vuçiqi numër dy.

Me këtë rast, iu drejtohem vëllëzërve shqiptarë përtej kufirit të ndarë padrejtësisht, që Shqipëria të largohet nga kthetrat e krye-tradhetarit me emër e mbiemër, Edvin Kristaq Rama.

Vëllëzër të gjakut e të shpirtit, e keni shansin historik që ta shpëtoni Shqipërinë dhe gjithë shqiptarinë nga qeveria serbe e instaluar në Tiranë.

Përndryshe, do të jemi të detyruar që, për t’i qëruar hesapet me Serbinë, detyrimisht do të gjindeni në radhet e para në luftë të pa shmangshme para se ajo ta merr Durrësin dhe margaritarët tjerë të bregdetit shqiptar.

Po ju bëj thirrje nga Amerika që, ta shkatërroni Edvin Kristaq Ramen, i cili, gjynahet ndaj Dardanisë i banë mbi supet i cili, në bashkëpunim me Thaçin dhe Vuçiqin, ishin iniciator dhe ideatorë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, në këmbim të veriut të Mitrovicës dhe në këtë mënyrë gjoja përmes korrigjimit të kufijeve, duke ia dhuruar Serbisë veriun, “ta detyrojë ta njeh shtetin e Dardanisë.

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, iu drejtua zotit Konjufca, pas deklaratës se tij gjoja, se do t’ia shtrijë dorën z. Isa Mustafa rreth letrës nga Federika Mogherini e cila, sipas asjaj letre, ky asociacion nuk mund të ketë kompetenca egzekutive si “një garancion” që Serbia nuk do ta imponojë këtë.

Unë, do të thoja se, nuk e di, a me e kap Isa Mustafën Ngryk apo për fyti, sepse, asociacioni është mini shtet në shtetin e pavarur dhe sovranë të Dardanisë ashtu siç po e kërkon po i bën presion bashkësisë ndërkombëtare që kjo çështje të jetë, prioritet mbi prioritete, fatëkeqësisht, agresori dhe urdhëdhënësi e të gjitha ngjarjeve në veri të dirigjuara nga krimineli Vuçiq të realizohen sipas skenarëve të tij përmes grupeve terroristo- kriminale të dirigjuara nga ai.

Vetëm 3% të pakicës serbe, nën dirigjimin e Beogradit, po diktojnë dhe shantazhojnë, duke kërcënuar me trazira shumicën e popullatës shqiptare dhe pakicave tjera.

Zotëri, mbajtja e qytetit të Mitrovicës së ndarë, është argument dhe dëshmi se, qëllimi i juaj dhe i Serbisë është që përmes veriut ta bëni ridizajnimin një Ballkan të ri.

Kësaj teorie po i fryn edhe kuislingu i Beograd në krye të Qeverisë së shtetit shqiptar i cili, rrugën e anëtarësimit në BE e trason duke të kaluar nepër Serbi.

Tani, unë nuk jam i sigurt se zoti Mustafa ka qenë iniciator i kësajë ngrehine artificiale, anipse, është pajtuar qe të themelohet por, që me letrën e Mogherinit ai mund të ketë arsye sepse, siç po duket, mashtrimi i Thaçit dhe i Rames rreth asociacionit, ka qenë që t’ia ndalin reagimet të zotit Mustafa sepse, tani, ai e ka mbulesën me ketë letër, anipse, Serbia kurrë nuk iu ka përmbajtur marrëveshjeve përpos atyre që janë në interes të saj.

Spektri politik dhe ai parlamentar, në momentet më kritike, kacafyten se, kush e nënshkroi, por assesi nuk i hyjnë gjenezës së asociacionit.

Kush e inicoi, kush e kërkoi dhe, cili ishte “fitimi” i këtij lëshimi katastrofal për shtetin e Dardanisë.

Pra, sa po duket, Hashim Thaçi, në bashkëpunim me Ramën e Vuqiqin, këtij të fundit i propozuan që në kembim të njohjes së Dardanisë, t’i jepet pjesa veriore ndoshta, për t’i marr disa fshatra të Medvegjës, kur Thaçi deklaronte se, do ta marrë krejt Luginën pa i dhenë Serbisë asgjë.

Rreth akuzave me të cilat ngarkohet Thaçi në Hagë, është në proces i cili duhet të deshmojë të kundërtën por, tradhetia ndaj Dardanisë dhe falja e territoreve sikur ajo me Malin e Zi, Parlamenti duhet të zhvillojë një debat të hapur, të argumentuar dhe, të propozohet përgjegjësia politike e shtetërore.

Askush nuk mund të amnestohet nga ky krim politik e shtetëror.

Paturpësia e Lajçakut dhe Borrelit rreth draftit të ekipit të menaxhimit nga Serbia në emër të Dardanisë, pa bashkpunuar dhe pa iu lajmëruar thirrjeve të qeverisë për takime e konsultime, sepse, bëhet fjalë për një organ brenda shtetit të Dardanisë e jo të Serbisë, flet se, ky draft është absolutisht i papranueshëm dhe i pazbatueshëm.

Prandaj, qëllimi i Serbisë është që përmes grupve terroristo-kriminale, ta mbajë nën kontroll shtetin e Dardanisë gjë që nuk do të lejohet me asnjë çmim.

Për t’u mbrojtur nga dikush që të sulmon për ta marrë jetën e për ta okupuar vendin dhe shfaros popullin, aty, nuk ka luftë fer por, përdorët çdolloj metode me të cilën mbrohet vendi populli.

Populli ishte i gatshem që, edhe pas shumë lëshimeve të deritanishme, mos të përmend bashkimin kombëtar në këto rrethana sipas kërkesës së Bashkesisë Ndërkombëtare, gjë që vjen në kundërshtim me dëshirën dhe të drejtën e bashkimit i ndarë pa drejtësishtë por, ja që edhe kësiheri derisa të piqen kushtet do të presim ama, kjo do të ndodhë, tani, jo vetem me dëshirën por, me qellim të mbrojtjës së qenies shqiptare që, gjithmonë u bë halë në sy të Evropës nga frika se, një shtet i bashkuar shqiptar, “është rrezik për Ballkanin dhe Evropën”.

Kjo teori, nuk qëndron sepse, po e analizuat historinë e dhimbshme të shqiptarëve ata, kurrë nuk sulmuan asnjë shtet e asnjë popull sepse, i kishin tokat e të mjaftuara për të jetuar e zhvilluar.

Në të vërtetë, gjithmonë u sulmuan nga armiqet e vjetër shekullor serbo-rus ku, si rezultat, tokat tona u tkurrën me pretendime që edhe më shumë të tkurren, deri në okupimin definitiv, po nga të njejtit armiq.

Tani, nuk dua të jem politikisht korrekt sepse, kur të rrezikohet qenja e kombit dhe e atdheut, patjetër duhet të organizosh vetëorganizimin, duke bërë identifikimin e të gjithë shqiptarëve në të gjitha shtetet dhe kontinentet në mënyrë që, nese rrezikohemi ashtu siç po planifikohet, do të zhvillojmë një luftë e cila është shumë më e rrezikshme se ajo me përdorimin armës bërthamore, sepse, kur e përdor ate, ajo shkatërron gjithçka që gjen para veti ndërsa, kjo formë lufte, është seleksionuse dueke iu drejtuar armikut dhe përkrahësëve të tyre, që i bie se, askush nuk mund ta ndjej vetën të sigurt dhe te qetë në vendin dhe shtetin e tyre. Sa e rëndë dhe e rrezikshme është kjo mënyrë e cila gjithmonë ka qenë e gjykuar.

Shteti Dardanisë, duhet të ngrejë iniciativ që, shtetasëve shqiptar t’iu mundësohet dhe lejohet deklarimi i etnitetit të tyre pa pengesa, siç është rasti, nese nuk ka ndryshime, me Turqinë ku shqiptarëve nuk iu ka lejuar ta deklarojnë përkatësinë e tyre etnike. Thuhet se sipas disa statistikave të mëhershme se, atje jetojnë mbi 6 milionë me përkatësi shqiptare.

Prandaj, organet e shtetit të Dardanisë, duhet të zhvillojnë bisedime zyrtare rreth kësajë çështje, duke iu premtuar se, shqiptarët do të jenë lojal ndaj vendeve dhe shteteve ku jetojnë por, në rast të kushtrimit eventual, t’ua mundësojnë që t’i dalin zot popullit të cilit i takojnë për t’i shpetuar zhdukjes dhe asgjësimit nga armiqtë shekullorë.

E di që tingëllon shqetësuese por, nese një Evropë apo shtetët përkrahëse të saj e mbajnë një qëndrim racist ndaj shqiptarëve, duke i trajtuar dhe nëpërkëmbur e poshtëruar, siç është rasti i trajtimit krahas Serbisë gjenocidale, i bie që, gjaku i shqiptarëve i derdhur në vetëmbrojtje për liri e pavarësi, qenka baras me ujin e kanalizimeve.

Kjo, nuk do të tolerohet.

Hafiz Shala

Neë York, 13 maj 2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat