Asociacioni sfidë për shtetin e Kosovës

Opinione

Asociacioni sfidë për shtetin e Kosovës

Nga: Sami Arifi Më: 15 maj 2023 Në ora: 08:17
Sami Arifi

Përcaktimi i asociacionit me vetmenaxhim për pakicën serbe me 3,83% në Kosovë nënkupton lejimin e ndërhyrjes së Serbisë përmes pakicës serbe, njëherit nënkupton detyrim të ndryshimit të Kushtetutës së RK-së, derisa Serbisë nuk i bëhet presion, nga askush, për ta ndryshuar kushtetutën e saj që ende mban Kosovën si pjesë përbërse të shtetit të saj….

Presioni i lëshuar nga ndërkombëtarët pas rrëshirjes së qeverive tona në vitin 2013 dhe 2015 me nënshkrimin për „asociacionin e komunave serbe“ përmes dialogut me Serbinë me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, presioni tashm është mbi RK-së që si rezultat, nëse nuk ndalohet ky devijim i këtij procesi, do të sjellë minimin e shtetit tonë….

Serbisë, edhe se Kosova është e njohur ndërkombëtarisht me mbi 100 e ca shtete, fare nuk i bëhet presion nga askush që nga kushtetuta e saj ta heq Kosovën si pjesë përbërse e shtetit të saj… Serbia po miklimohet ende nga ndërkombëtarët edhe pse i bëri katër luftëra kriminale në republikat e ish-federatës jugosllave….

Sot më shumë se kurrë Fuqitë e Mëdha po shikojnë interesat e tyre strategjike, prandaj shqiptarë bëhuni të bashkuar në një fjalë se Shqipëria dhe Kosova janë interes i Fuqive të Mëdha, prandaj, në saje të këtij interesi me një vigjilencë të mirëfillët shqiptarët si popull duke qenë vendi ynë strategjik mund t‘i realizojmë interesat tona kombëtare…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat