Përsëri fituese doli politika e vjetër edhe me 14 Maj 2023

Opinione

Përsëri fituese doli politika e vjetër edhe me 14 Maj 2023

Nga: Skënder Kapiti Më: 16 maj 2023 Në ora: 10:07
Skënder Kapiti

Trekëndëshi politik i Bermudës është simboli dhe që identifikohet me korrupsionin dhe me sundimin mbi 30 vjecar ne Shqipëri të politikës së vjetër e cila mban peng shoqërinë, shtetin dhe demokracinë shqiptare.

Para zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023 kam shkruar në dy artikuj se këto zgjedhje janë zgjedhje rutinore, inerciale dhe se duhen mbajtur si rregull kohor demokracie,por që ato nuk japin dhe nuk bëjnë asnjë zgjidhje politike.

Ishte e paracaktuar dhe e pritur se ato zgjedhje do i fitonte PS, pushteti dhe korrupsioni dhe do i humbiste jopushteti dhe kualicioni Foltore-LSI dhe korrupsioni i tij.

Pushteti ishte paracaktuar se do i fitonte këto zgjedhje sepse kualicioni Foltore-LSI ishte një kualicion që i shërbente vetëm dy personave dhe disave rreth tyre, ishte kualicion jo i natyrshëm politikisht që drejtohej nga një individ i shpallur non grata nga SHBA dhe nje tjetër ishspiun i regjimit komunist, kualicion për të cilin nuk shkuan në votim demokratët dhe që nuk kishte as mbështetje e as besim publik e ndërkombëtar.

Pra ky kualicion që në fakt ishte edhe komponent i “Trejkëndëshit të Bermudës” humbi në përballje me komponentin tjetër të këtij Trekëndëshi,humbi përballë pushtetit të rilindjes që ishte më i fuqishëm e që nuk kishte kundër perendimin.

Kjo do të thotë se fitoi ajo që thuhet si e keqja pak më e vogël e politikës së vjetër, pasi që opozita e vertetë patriotike, antikorrupsion dhe proatllantike nuk pati mundësinë e organizimt për të sfiduar politikën e vjetër, por që kjo pritet që të ndodhë në të ardhmene ndodhta edhe shumë shpejt sepse gjëndja vetëm sa do precipitojë për më keq nëse vazhdon të sundojë politika e vjetër dhe korrupsioni.

Përshpejtimin e ndryshimit e kanë në dorë demokratët e vertete dhe opozitarizmi real shoqëror, intelektual, patriotik dhe mediatik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat