Apatia e opozitës, rehati për qeverinë

Opinione

Apatia e opozitës, rehati për qeverinë

Nga: Hamdi Rafuna Më: 16 maj 2023 Në ora: 10:10
Sali Berisha dhe Edi Rama

Pretendimet e përgjumta të opozitës në Shqipëri dhe Kosovë, me slloganet, se kur “këta ishin në pushtet”, ishte më mirë, janë plotësisht një kllapi e vërtetë!

Cila votë u bindet këtyre krrokatjeve të përditshme, me ëndrra për të ardhë në pushtet!

Problemi nuk është jetim, për faktin se, pushtetarët djeshëm nuk u djerësitën sa duhet për të mirën e vendit, por për vetëveten! Sot, kjo është arsyeja pse ndihen tepër rehat, edhe kur nuk fitojnë në garën zgjedhore! Sa janë unik si opozitë, kjo është e kjartë, përderisa vetëm lavdrohen për të djeshmen, me sulme për të mbrojtë të kaluarën e tyre private dhe politike!

Pra, plogështia e tyre si opozitë në parlament, më tepër, bën argatin e gardianit ndaj vetëvetes, se sa që mirret me punët e sinqerta të opozitës në parlament!

Mjafton të mos ngacmohen nga qeveria në aspektin privat, për të tjerat nuk lodhen fare.

Kjo rehati e opozitës i zgjatë jetën cilës do qeveri, edhe atëherë kur qeveria rrëshqet në planin kombëtar dhe shtetëror. Këto sjellje kalamajsh nga ana e opozitës i garantojnë Kryeministrit Edi Rama edhe shumë vite në të tjera në pushtet.

Duket sikur liria e ish pushtetarëve për demokraci personale ndaj shtetit, ishte e begatshme, prandaj edhe vajtojnë me ngulëm për të djeshmen, duke sulmua të sotmen, si diçka e pa vlerë!

Kjo sëmundje e opozitës, kjo ëndërr s’bëhet realitet pa një ndryshim dhe sakrificë sublime për ardhmen e kombit dhe shtetit.

Mungesa e këtij ndryshimi, dënoi opozitën shqiptare edhe kësaj radhe!

Kur i ndëgjon ish pushtetarët e Shqipërisë dhe këta t’Kosovës duke diskutuar për qasjet e tyre të “ndërgjegjshme”për shtetin, votuesit i mirren mendët, dhe i vjenë me vjellë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat