Ja pse pushtetin lokal e fiton PS, në Shqipëri, por në sytë e botës fitojnë mashtruesit, hajnat dhe përdhunuesit e votës?

Opinione

Ja pse pushtetin lokal e fiton PS, në Shqipëri, por në sytë e botës fitojnë mashtruesit, hajnat dhe përdhunuesit e votës?

Nga: Dedë Preqi Më: 17 maj 2023 Në ora: 10:53
Dedë Preqi

Në Shqipëri, me 14 maj të këtij viti u zhvilluan zgjedhjet lokale në 61 bashki të vendit, por me rëndësi është se në çfarë niveli ka arritë ky vend të zhvillojë këto procedura në pluralizmin politik, sepse siq shihet ky vend akoma ka probleme dhe pa pjekuri politike, kur keqpërdorimi i votës qytetare është një sëmundje virale dhe e pashërueshme në këtë vend.

PS, e fiton mandatin e saj të tretë qeverisës në nivel bashkiak, dhe pritet që sipas kësaj forme dhe praktike, që PS, të fitoj edhe në nivel qëndror, sepse tani më këtë lloj mekanizmi të dyshimtë, por shumë të avansuar, Edi Rama dhe partia e tij e kanë arritur në funksion «robotin», që nuk i intereson cilësia dhe kualiteti, por më rëndësi është të kryej punën e vet dhe në dobi të pronarit të tij.

Ky tipar i këtij lloji «përforcohet» nga fakti se normat morale dhe kombëtare, sikur e kanë humbur kuptimin e drejtpërdrejtë të tyre, duke e humbur në këtë mënyrë ndikimin e tyre në zbutjen e pushtetit, dhe normat etike s’kanë vlerë përshkak të pavlershmërisë së brendshme të tyre, por ato bëhën në këtë mënyrë vepruese në prirjet e tilla të instinkteve dhe apetiteve njerëzore për pushtet.

Nuk është me rëndësi se pushtetin lokal në shtetin e Shqpërisë, apo edhe atë qëndror do e fitojë PS, apo pjesa tjetër demokratike e Sali Berishës dhe e Ilir Metës, ajo e ashtuquajtur kualicioni opozitar «Bashkë fitojmë» por pse në sytë e botës po keqpërdoret vullneti i popullit dhe po përdhunohet në forma të ndryshme përspektiva e saj, e cila po zhvlerësohet dhe bëhët si një leckë e ndotur.

Ku qëndron sot mesazhi i shqiptarëve në rajon dhe më gjerë, sipas vështrimit në ecurinë e kohës demokratike dhe të kohës moderne, por, kur në krye të saj e ka një udhëheqës të tillë, i cili vetëm për të përfituar vetë dhe me bashkë-haxhiqamilët e vet, nuk lë gjë pa e rrokullisur mbrapsht, për të arritur qëllimet e veta që kanë vlera anti kombëtare dhe antinjerëzore.

Duhet vetë populli të vetëdijësohet dhe shteti shqiptarë, të mos e pranojë këtë gjendje, dhe në krye të shtetit të vet të vendos të tillë njerëz të dyshimtë, që nuk kanë fare ndjenja dhe shpirt kombëtarie, dhe me rrolin e tyre i prinë këtij populli, vetëm përmes mashtrimeve dhe rrugëve kontraverse dhe me format më të shëmtuara të korrupsionit, krimit të organizuar dhe tregëtisë së drogës, duke i dhënë faqe të zezë dhe të shëmtuar Shqipërisë demokratike.

Nuk duam që në këtë mënyrë thjeshtë të miratojmë atë që ndodh sot në shtetin shqiptar në Shqpëri, por kjo formë dhe ky format zgjedhor përmes mashtrimeve dhe prapavijave kontraverse mund të ndodh nesër edhe në Kosovë, ne vetëm po ngremë një shqetësim ndaj kësaj antivlere, sepse Kosova gjithnjë i ka sytë nga vendi më i afërt dhe ndërvëllezëror nga Shqipëria, me zemër e kulturë, dhe kjo do të ishte si një lloj pesimizmi që po ia prejmë vetëvetës biletën e dështimit në këtë shoqëri njerëzore.

Një Shqipëri, për deri sa udhëheqët nga Edi Rama, dhe e llojit të tillë, as Kosova nuk do të përparojë, sepse rreziqet paraqiten edhe më serioze, kur ky udhëheqës shqiptar sot, punon në shërbim të Aleksandër Vuçiqit, dhe krimineleve tjerë, që njihen botërisht si të tillë dhe që kryen gjenocid ndaj shqiptarëve gjatë gjithë historisë tonë kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat