Patriotizmi, proamerikanizmi si dhe guximi për të vertetën e për lirinë kundër autokracisë e korrupsionit do ringrenë Partinë Demokratike

Opinione

Patriotizmi, proamerikanizmi si dhe guximi për të vertetën e për lirinë kundër autokracisë e korrupsionit do ringrenë Partinë Demokratike

Nga: Skënder Kapiti Më: 18 maj 2023 Në ora: 08:53
Skënder Kapiti

Po filozofohet shumë se si duhet që ringrihet Partia Demokratike,por as “fiozofët” analistë dhe as shumica dërrmuese e deputeteve të vetë Partisë Demokratike dhe as mediat nuk thonë atë që është thelbësorja atë se cfarë duhet ndërmarrë e vepruar që PD të ringrihet e të marrë pushtetin. Gjithcka dhe pothuajse të gjithë hipokrizojnë dhe flasin hipokrizira e djallëzi që u intersojnë për interesa personale.

Një folozof ka thënë se politika është aktivitet i domosdoshëm por që punon kundër demokracisë.Dhe dihet se në demokraci kërcënuesi më i madh për të janë padrejtësia dhe korrupsioni; dhe kjo është vertetuar në Shqipëri gjatë këtij tranzicioni ku keqfunksionimi i demokracisë ka mundësuar instalimin e sistemit të korrupsionit.

Servilizmi ndaj pushtetit dhe heshtja e moskundërshtimi kundër zullumqarëve; tradhtia publike dhe interesi i ngushtë personal DHE SIDOMOS KORRUPSIONI, PUSHTETI E PARAJA janë ato të cilat gjithmonë kërcënojnë, thyejnë e devijojnë moralin, të vertetën, të drejtën dhe humanizmin.

Dhe korrupsioni,mercenarizmi e servilizmi, paburrëria e tradhtia dhe bartësit e tyre akuzojnë ata të cilët i kundërshtojnë këto.

Politikës shqiptare i mungojnë virtyte të tilla si patriotizmi, përgjegjshmëria e verteta, liria dhe demokraciteti , dhe prandaj demokracinë shqiptare, partitë politike,pushtetin, merdiat servile dhe sahanlëpirëse, intelektualizmin frikacak e mercenar dhe institucionet shqiptare i ka kapur dhe asfiksuar korrupsioni.

Tani thuhet dhe konstatohet se Partia Demokratike është në një krizë politike e përcarje. Po është e vertetë se PD është e përcarë, dhe pikërisht është e përcarë sepse demokratët po zhvillojnë brënda vetes së tyre një betejë mes lirisë, të vërtetës dhe progresit kundër elitës së vjetër të trashëgimisë komuniste dhe kundër korrupsionit;kundër autokracisë e servilizmit.Kjo betejë pashmangshmërisht që do e shëndoshë PD demokratikisht dhe patriotikisht, pavarësisht se është një betejë shumë e vështirë sepse PD -ja sot nuk është e sulmuar dhe nën presionin e së vjetrës së saj por është kundër PD-së institucionale, kundër saj në bllok është e gjithë politika e vjetër e ketij tranzicioni, gjë që u pa edhe në zgjedhjet e fundit vendore të 14 Majit 2023.

dhe clirimi i PD-së nga autokracia,ndarja e saj nga e shkuara e tranzicioni, nga hajnijja e krimi, lufta e saj kundër korrupsionit dhe mbështetja që PD ka nga perendimi dhe sidomos nga SHBA-të si dhe patriotizmi e liria dhe guximi për të drejtën e të vërtetën do ringrenë pashmangshmërisht Partinë Demokratike dhe do e sjellin atë në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat