Treshja Euro - Ballkanike!

Opinione

Treshja Euro - Ballkanike!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 18 maj 2023 Në ora: 22:43
Sherif Ramabaja

Nga Bosporusi Erdogani, nga Beogradi Vuçiqi dhe nga Tirana Rama, sundojnë në koordinim të plotë si treshja ballkanike. Kjo treshe me metodat më të ndyra autokratike e kanë çimentuar pushtetin e tyre, sa që popujt e këtyre vendeve i kanë humbur shpresat për një ndryshim në favor të demokracisë.

Një tentim për një ndryshim shpresohej këto ditë në Turqi dhe Shqipëri, pasi u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, presidentale, po zhgënjimi vetëm sa erdh duke u shtuar.

 Edhe pse pritej humbja e Erdoganit, sipas statistikave dhe prognozave, duke u nisur nga inflacioni ekstrem i lartë, gjendja katastrofale ekonomike, qëndrimi i tij anti EU, anti NATO, anti SHBA dhe pro rus, arriti në balotazh, që ekspertët tash e llogarisin si fituesin e pashmangshëm.

Personi tjetër nga kjo treshe është Vuçiqi i Serbisë i cili sundon me dorën e metalt në Beograd. Ai me një taktizim perfid derisa Rusinë e kishte pas, lozte me të tërë perëndimin, duke i tërhequr për hunde dhe duke i vënë në një lojë të pistë, kur ishte në pyetje Kosova.

Tash derisa Putini ndodhet në gjendje shoku nga humbjet të cilat po i pëson në Ukrainë, Vuçiqi po taktizon sërish duke shpresuar në të pamundurën, kthesën e luftës në dobi të Rusisë dhe rolin në rritje të Kinës në dobi të saj.

EU duke insistuar që Serbinë tia largoi Rusisë po i bënë koncesione, duke i bërë presion Kosovës që tia plotësoi kërkesat Serbisë në formimin e Asociacionit, që është një paradhomë e botës serbe, apo boshnjakëzimi i Kosovës.

Personi i tretë dhe më tragjiku i kësaj tresheje është kryeministri i Shqipërisë Rama, të cilin shumica e popullit të Kosovës, Luginës, Maqedonisë Perëndimore, popullsisë shqiptare në Mal të Zi, Greqi etj. e konsiderojnë si një nga antikombëtarin më të madh, që njeh historia e kombit shqiptar.

Shtrohet pyetja se si një figurë e tillë po arrin të qëndroi në pushtet dhe t´i fitoi zgjedhjet me decenie të tëra. Si shembull ndoshta duhet cekur ish diktatorin Enver Hoxhën, i cili e kishte të tërë aparatin shtetëror në dorë dhe prente e qepte për 50 vite, ashtu si dëshironte vetë.

Po kështu edhe Rama i ka uzurpuar të gjitha institucionet dhe prenë e qepë njësoj sikurse Enveri, përpos që nuk guxon nga bashkësia perëndimore, ti zbatoi metodat staliniste dhe enveriste të gjenocidit mbi popullin.

Në anën tjetër të sëmurë dhe të etshëm për pushtet janë Berisha dhe Meta, të cilët e kanë uzurpuar opozitën dhe nuk lejojnë reformimin e saj.

Ky veprim nga Berisha dhe Meta e fuqizonte fitoren e Ramës, i cili në këtë periudhë dramatike mbi bisedimet për marrëveshje me Serbinë, mund të jenë fatale, duke e neutralizuar dhe përkrahuar rolin e Serbisë në dëm të Kosovës.

Rama do të jetë edhe për vetë Shqipërinë i rrezikshëm duke u nisur nga çështja e hapur e detit me Greqinë dhe krye bashkiakun e Himarës Beleri, i cili ka premtuar helenizimin e Himarës së pastër shqiptare, në rast se i fiton zgjedhjet.

Në një rast të tillë kur opozitarët non grata dhe Rama si një nga antikombëtari më i madh i të gjitha kohërave, do të duhej të izoloheshin nga zgjedhësit shqiptar, duke i hedhë në plehra, aty ku do të duhej ta kishin vendin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat