Me fajin e Serbisë dhe me lejen e BE-së po dështon marrëveshja e Ohrit

Opinione

Me fajin e Serbisë dhe me lejen e BE-së po dështon marrëveshja e Ohrit

Nga: Faton Mehmeti Më: 19 maj 2023 Në ora: 08:48
Autori Faton Mehmeti

Ndonëse ka qenë e ditur, nisur edhe nga e shkuara e njohur. Serbia asnjëherë nuk u përmbahet premtimeve, zotimeve të saja. Natyrisht, s’mund mos të mungonin përplasjet mes udhëheqësve të Kosovës dhe atyre të Serbisë për respektimin e Marrëveshjes së Ohrit. Qysh nga nënshkrimi i saj me zotimet që dalin, Serbia asnjëherë nuk u është përmbajtur atyre, brenda 24 orëve ka shkelur dy herë Marrëveshjen e Ohrit. Për këtë gjë ka reaguar edhe pala serbe.

Marrëveshja e Ohrit e arritur më 27 shkurt në Bruksel dhe më 18 mars me pranimin e aneksit të marrëveshjes, ka vazhduar edhe sot të përplas të dyja palët, me faktet që flasin se është Serbia ajo që nuk i respekton ato. Ndërhyjra në zgjedhjet në Kosovë dhe lobimi apo votimi kundër aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, janë dy pikat e marrëveshjes që janë shkelur nga Serbia.

Ndoënse lidhur me këtë kishte reaguar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, kishte thënë se institucionet e Brukselit “kanë marrë në dije” se Serbia ka votuar kundër pranimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. BE ëshët treguar shumë toelrante me Serbinë duke i dhënë asaj shumë hapësirë dhe mundësi për të shkëlur marrësvhjet, edhe kur ato janë shkelur vet BE nuk i ka cilësuar si të tillë duke zgjedhur një gjuhë më diplomatike.

Derisa SHBA në fillim ishte treguar e ashëpr me palët që nuk u përmbahen marrëveshjes, së fundi shigjeton BE si graantuese duke zhveshur veten nga roli i saj, Vet Escobar për rastin në fjalë kishte thënë se nuk i takon atij të tregojë për këtë, por BE-së sepse është grantuese e marrëveshjes. Faktikisht kjo po lejon shumë hapësira për manovire nga ana e Serbisë. Kjo e fundit është barrikaduar pas thirrjeve për Asociacion, derisa ditë e natë e shkel marrëveshjen nga e cila e kërkon Asociacionin.

Me kurtin në anën tjetër, që me të drejtë, e kudnërshton Asociacion, me SHBA që “çështja është në duart e Kosovë dhe Serbisë për t’i formësuar propozimet e tyre që ato të mund të jenë të pranueshme”, mundësia për të dështuar marrëveshja është më e madhe se implementimi i saj. Ky edhe është qëllimi i Serbisë, me SHBA që duhet të tregohet më e ashpër, ndryshe s’do të ketë marrëveshje me procesin e dialogut që s’do të prodhojë asnjë rezultat, pavarësisht kohëzgjatjës së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat