Shumica e maqedonasve e pranojnë që RMV-ja të bëhet Serbi vetëm që mos të jetojnë bashkë me bullgarët e shqiptarët në një shtet

Opinione

Shumica e maqedonasve e pranojnë që RMV-ja të bëhet Serbi vetëm që mos të jetojnë bashkë me bullgarët e shqiptarët në një shtet

Nga: Sulejman Mehazi Më: 21 maj 2023 Në ora: 11:44
Sulejman Mehazi

Dy dilema janë të mundshme në RMV, ose pakica bullgare në kushtetutën e kësaj republike e në BE, ose do tollovitet e mund të prishet ky shtet nga inatet nacionaliste maqedonase jo vetëm ndaj bullgarëve, por edhe ndaj shqiptarëve 20% në RMV. Sa më shumë inate nacionaliste maqedonase të ketë ndaj bullgarëve, aq më shumë do ju shtohen inatet edhe ndaj BE-së, po edhe ndaj shqiptarëve.

Si nuk e mendojnë maqedonasit se inatet e tyre nacionaliste do ushqejnë edhe partitë shqiptare për të kërkuar edhe ata të drejtat kushtetuese për një asociacion të llojit të Republikës Shqiptare që me përqindje do jetë shumë më e madhe sesa asociacionet 4% serbe në Kosovë.

Nëse për një grusht të vogën 4% në tërë Kosovën gjuha serbe është zyrtare edhe në vendbanimet ku nuk ka kokë serbi, pse edhe në RMV gjuha shqipe mos të jetë zyrtare me 30% të popullsisë.

Maqedonasit aq shumë janë verbuar ndaj bullgarëve sa që mund ta humbin edhe shtetin për shkak budallallëqeve të tyre politike, nuk shikojnë ta ndërtojnë e ta forcojnë shtetin me anëtarësimin e RMV-së në BE, bëjnë të kundërtën për ta ndarë RMV-në në bullgarë, shqiptarë e serbë.

Mendërisht, psikikisht e shpirtrisht maqedonasit me shumë dashuri e pranojnë që RMV-ja të bëhet Serbi e ata serbë sesa që të bashkëjetojnë  në një shtet me bullgarët dhe shqiptarët tog.

Shkurt e qartë, mbi 80 % të maqedonasve  largjet e lakmisë dashurore ju shkojnë për Serbinë e Vuçiqit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat