Senatorët amerikanë theksuan mbështetjen për Kosovën, ku janë ata që thoshin: “Albini po na prish me Amerikë”?

Opinione

Senatorët amerikanë theksuan mbështetjen për Kosovën, ku janë ata që thoshin: “Albini po na prish me Amerikë”?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 22 maj 2023 Në ora: 22:47
Kryeministri Kurti mirëpriti senatorët amerikanë Murphy dhe Peters

Ardhja e dy senatorëvë amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters në Kosovë dhe takimet me zyrtarët e lartë të shtetit duke përfshirë presidenten Osmani dhe kryemisntrin Kurti, janë mesazhe të fuqishme për mbështetjen amerikane. Edhe pa e theksuar fare kongresmenët, kjo vizitë vetëm sa konfirmon se Kosova dhe SHBA kanë raporte të fuqishme, siç e theksoi në veçanti z. Murphy: “marrëdhënia bilaterale është e fuqishme dhe jetike”, duke folur për raportet mes Kosovës dhe SHBA-së. Me kalimin e kohës kanë rënë poshtë hipotezat dashakeqe se qeveria Kurti ka marrëdhënie jo të mira me SHBA, dhe se “Amerika nuk e do Albinin”.

Raportet mes SHBA-së dhe Kosovës nuk janë individuale, pavarësisht kush vjen në Kosovë ose SHBA, ato kurrë s’mund të prishen, janë në themele të forta, në themele të dr. Rugovës dhe popullit të Kosovës. Kështu që, opozitarët, që bënin pazare me Grenellin, njeri i afërt me serbët për të cilën gjë Vuçiqi edhe e ka dekretuar, kanë bërë propagandë të vazhdueshme për të sulmuar qeverinë.

Në mungesë të argumenteve për korrupsion dhe keqqeverisje, janë fshehur gjithnjë pas SHBA-së, duke e ditur edhe ndjeshmërinë që shqiptarët e Kosovës kanë me amerikanët, për të sulmuar qeverinë. Asnjëherë dhe në ansjë rrrethanë nuk duhet përdorur miqtë për të sulmuar kundërshtarin e brendshëm, aq më tepër me deklarata të tilla.

Qytetarët e Kosoves e dinë shumë mirë se kush është kundër SHBA-së, në parim asnjë parti politike në Kosovë nuk është kundër SHBA, partitë janë tonat, e është ky popull që në të gjtiha anketat ka dalë të jetë populli më pro amerikan në botë, atëherë si qenka e mundur të jetë Kurti apo dikush tjetër kundër. Në vazhdimësi edhe ambasadori ameikan në Prishtinë dhe në përgjithësi të gjithë zyrtarët amerikanë kanë shfaqur mbështetje për Kosovën dhe qeverinë e saj, duke hedhur poshtë tezat e atyre që në emër të SHBA-së mundohen të godasin kundërshtarin për të fituar poena politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat