Tani ose kurrë të futet veriu nën kontroll, Vuçiqi po përgatitet për luftë

Opinione

Tani ose kurrë të futet veriu nën kontroll, Vuçiqi po përgatitet për luftë

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 29 maj 2023 Në ora: 21:27
Foto nga ngjarjet e sotme në veri

Tensionet e sotme në veri, konfrontimet mes serbëve dhe KFOR-it dëshmoi edhe një herë se kush është problemi atje. Së fundi u kritikua qeveria Kosovës se provokoi situatën atje, tani që ndërhyri KFOR-i kush na qenka fajtor.

Vet KFOR ka bërë të ditur se 25 ushtarë janë plagosur në përleshjet në mes të protestuesve dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan.

KFOR bën të ditur se ushtarët e kontingjentit italian dhe hungarez ishin subjekt i sulmeve të paprovokuara dhe kanë marrë disa plagë.

Derisa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se situata në veri vazhdon të mbetet e tensionuar derisa protesta në Zveçan është duke vazhduar tutje. Derisa konfirmohet se në këtë komunë dhe në të tjerat veriore, ka persona të armatosur të grupeve kriminale. Krejt këto janë skenarë të Vuçiqit për destabilizim të situatës për të kërkuar Asociacioni si “garanci për serbët".

Para pak ditësh, kur serbët sulmuan policinë e Kosovës ndërkombëtarët kritikuan qeverinë për gjendjen atje, të njëjtit serbë sulmuan KFOR-in, ndërkombëtarët fajësojnë serbët, reagime të ndryshme për situata të njejta dëshmojnë jo stabilitetin në qëndrime.

Tani është momenti delikat ose të shtrihet sovraniteti atje ose veriu përgjithnjë do ngelet " thembra e Akilit" për shtrirjen e sovranitetit, për më tepër me Asociacioni që de fakto do e legjitimonte një gjë të tillë. Kosova duhet të jetë e vendosur për ty shtri sovranitetin, tani edhe KFOR-i është në ndihmë të policisë, nëse tërhiqet Kosova nga një gjë e tillë fitues do të jetë Serbia me skenarin e Vuçiqit, me Asociacionin si të pashmangshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat